Tag Archives

10 Articles
Google Glass zyrtarisht ndalohet të përdoret në kinemat e SHBA-ve

Google Glass zyrtarisht ndalohet të përdoret në kinemat e SHBA-ve

Një nga të mirat që ka Google Glass është se incizon video shumë lehtë. Kjo është perfekte nëse incizon në ndonjë organizim familjar apo edhe kur je ne pushime, mirëpo jo nëpër kinema apo teatro.

Motion Picture Association of American (MPAA) dhe National Association of Theater Owners (NATO) kanë njoftuar për “tolerancë zero” apo politikë të re ndaj Google Glass dhe pajisjeve tjera të incizimit që janë të kësaj forme nëpër kinema apo ngjarje të ngjashme.

NATO ka thënë se pas vërejtjes në qoftë se nuk do të hiqen Google Glass, do të kërkohet që të largohen nga kino apo teatri. Por në qoftë se menaxherët në teatër dyshojnë së është incizuar atëherë mund të thirret në zbatimin e ligjit. Incizimi i filmave nëpër kinema apo teatro është e ndaluar të bëhet me smartphone, kështu që pse Google Glass të lejohet? Vendim ishte i pritshem, e që shumë shpejtë mund të vendoset edhe nëper vende tjera të botes. /ameble

Lenovo prezanton pajisjen prototip pa emër, të ngjashëm me Google Glass

Lenovo prezanton pajisjen prototip pa emër, të ngjashëm me Google Glass

Muajin e kaluar Lenovo kishte arritur të patentoj/regjistroj me sukses pajisjen Gadget për kokë dhe me ekran, e projektuar për të konkurruar direkt me pajisjen Google Glass. Është menduar se produkti i ri nga Lenovo do të kopjoj vetëm disa tipare të vogla nga Google Glass, por prototipi i cili është prezantuar të enjten nga Lenovo duket më shumë si një kopje e afërt dhe e përkryer e Google Glass.

Lenovo Google Glass

Syzet e reja të mençura të Lenovo-së ende nuk kanë një emër zyrtar, por sipas PCWorld ky model është vetëm një prototip. Megjithatë, pajisja që është prezantuar dje duket shumë e ngjashme me Google Glass, pajisja posedon të njëjtën dizajn, të njëjtën vendosje të kamerës dhe të njëjtin ekran të vogël. I vetmi ndryshim i dukshëm është bateria, e cila mbështetet në qafën e mbajtësit.

Kompania Lenovo thotë se më shumë informacione sa i përket kësaj pajisje do të japë në muajin Tetor. Kompania gjithashtu thotë se produkti i tyre i ri kanë për synim Kinën, edhe pse nuk përjashton zgjerimin e tregun në të ardhmen e afërt.

Pas kësaj, me plotë vëmendje po pritet reagimi i Google-it. /ameble

Google Glass ndalohet për përdorim në kinematë e Anglisë

Google Glass ndalohet për përdorim në kinematë e Anglisë

Google Glass FeaturedGoogle Glass në tregun e Anglisë ka arritur javën e kaluar, por pajisja në ketë vend ka filluar t’i kundërvihet shqetësimeve të privatësisë. Gazeta britaneze The Independent ka raportuar se Google Glass është ndaluar zyrtarisht nga VUE, një kompani e madhe e kinemave në ketë vend.

Kjo nuk është hera e parë që Google Glass goditet kështu me shpejtësi. Pajisja është ndaluar tashmë nga një numër i madh i bizneseve në SHBA, duke përfshirë zinxhirin e kinemave të pavarura Alamo Drafthouse, kazinove Caesars Palace në Las Vegas, dhe një numër restorantesh dhe kafenesh të vogla në të gjithë vendin. Vitin e kaluar qeveria e Anglisë gjithashtu është akorduar për ndalimin e përdorimit të Google Glass nga shoferët në rrugë.

Edhe Google pajtohet që Glass nuk duhet të përdoret në teatër apo kinema. Kompania thotë se kjo pajisje duhet të trajtohet si çdo pajisje tjetër mobile, të cilat gjithashtu nuk përdoren në disa vende. Një nga çështjet më të mëdha është aftësia e incizimit të videove fshehurazi në publik, kështu që kur përmenden kinemaja, është e kuptueshme. /ameble

Google dëshiron të shfaqë reklama në frigoriferë, ekrane të makinës dhe termostatë

Google dëshiron të shfaqë reklama në frigoriferë, ekrane të makinës dhe termostatë

TermostatAmbicia e Google-it për të fituar para me reklama mund të shkojë më tej se sa mund ta kishit imagjinuar. Kompania është shprehur në një letër se po mendon të shfaqë reklama në ekranët e frigoriferëve, makinave, termostateve, smartwatch-ve dhe pajisjeve të tjera, për qëllime rritje të ardhurash nga reklamat. Google u shpreh se dëshiron të shfaqë reklama në çdo pajisje të mundshme.

Kjo ide është pjesërisht me vend pasi Google bleu kompaninë Nest për 3.2 miliardë dollarë, së bashku me produktet e saj. Google ka arritur të prodhojë produkte në të gjitha kategoritë e sipërpërmendura, duke përfshirë Google Glass dhe partneritetin për prodhimin e makinave me sistemin Android. Sigurisht që asnjë nga këto produkte nuk shfaqin reklama për momentin, por letra e Google-it shpreh planet afatgjata që ka kompania. /ameble

Google Glass shpëtoi jetën e një njeriu

Google Glass shpëtoi jetën e një njeriu

Për aftësitë e syzeve Google Glass kemi raportuar edhe me herët, për atë se mund të lexohen mesazhe, të bëhen fotografi, video, etj. mirëpo asnjëherë nuk është thënë se kjo pajisje mund të përdoret dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.
The Boston Globe ka treguar një rast ku Doktori Steven Horng që punon tek Spitali i Bostonit gjatë kurimit të një burri ku truri i tij ishte i gjakosur, ai posedonte syzet Google Glass dhe të vetmen gjë që e dinte për pacientin ishte se pacienti kishte alergji ndaj disa barnave, por nuk e dinte prej cilave.

Pa pasur kohë ta linte pacientin dhe ti kërkonte barnat, prej të cilave pacienti i goditur nga një sëmundje kishte alergji, ai kërkoi të dhënat e pacientit në Google Glass, i gjeti informacionet dhe e stabilizoj gjendjen e pacientit.

[youtube id=”jnEdaslPtEg” width=”600″ height=”350″]

Google do të lansoj Glass AppStore nga viti 2014

Google do të lansoj Glass AppStore nga viti 2014

Google Play my GlassDeri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Google për dyqanin online të aplikacioneve për pajisjen Google Glass të tyre, por “The New York Times” javën e kaluar ka përmendur shkurtimisht se Google është duke planifikuar që në të ardhmen të filloj një gjë të tillë.

Sipas një konfirmimi të një anshëm nga Google për Marketing Land, është thënë se dyqani online për Google Glass do të vijë nga viti i ardhshëm dhe do të veprojë në mënyrë të ngjashme sikur Google Play Store, duke i dhënë përdoruesit qasje në përvoja të ndryshme.

Google në fillim të këtij viti kishte kërkuar nga zhvilluesit për të filluar me përgatitjen e aplikacioneve për Google Glass, e cila ka bërë të qartë se një njoftim do të vijë shumë shpejt. Kompania nuk ka dhënë detaje më shumë rreth kësaj, për të cilën ende nuk dihet a do të jetë pjesë e Google PlayStore-t apo pjesë e ndarë nga kjo. |ameble|

Google përfundimisht shfaq specifikat për Google Glass

Google përfundimisht shfaq specifikat për Google Glass

Pas prezantimit të parë, gati një vit më herët, specifikat për syzet Google Glass tani janë publikuar nga vet kompania, duke zbuluar se çfarë mund të presim nga to dhe çfarë ka në brendësi të harduerit të tyre. Google Glass është një pajisje shumë interesante, një koncept i ri që kombinon smartphone me syze. Me herët kemi paraqitur disa informacioni se si ndiheni me syzët Google, mirëpo asnjëherë nuk janë shfaqur specifikat e plota të kësaj pajisje.

Kompania sot në uebfaqen e saj ka publikuar të dhënat për të, dhe ka shpjeguar se pyetjet me të shpeshta për dizajnin e saj përfshin kornizën se a përshtatet për çdo fytyre, të cilat tani janë në dispozicion në dy madhësi.

Google-Glasses1

Google Glass është e pajisur me ekran me rezolucion të lartë duke ju ofruar përdoruesve ekuivalente të një madhësie të ekranit prej 25 inç dhe deri 8 metra larg.

Kamera në Google Glass Eyewear është 5 megapiksel dhe e aftë të kap pamje deri në 720p, zërimin e ka me teknologjinë Bone Conduction Transducer që dërgon tingujt në veshin e brendshëm nëpërmjet kockave e kafkës suaj.

Karakteristika të tjera të Google Glass Eyewear përfshinë lidhjet Bluetooth dhe WiFi 802.11 b/g, së bashku me 12 GB memorie të përdorueshme, e sinkronizuar me Google Cloud storage, që në total bashkë me syzet është 16 GB.

Google shpjegon gjithashtu se bateria që posedon Google Glass është e mirë për një ditë të plotë të përdorimit, por për disa karakteristika të tilla si hangouts dhe video incizim, e shpenzojnë baterinë me shpejt. Syzet Google janë në përputhje me çdo Bluetooth të çdo pajisje mobile që mund të lidhet.

Për më shumë informata për syzet Google Glass mund të gjeni tek uebfaqja e internetit Google. |ameble|

Publikohet video e plotë “Building new experiences with Glass” nga Google

Publikohet video e plotë “Building new experiences with Glass” nga Google

Gjatë muajit të kaluar në SXSW, Google kishte mbajtur një konferencë me titull “Building New Experiences With Glass”, ku zhvilluesve u kishte ofruar informacione në lidhje me Google Glass “Mirror API”, dhe kishte demonstruar disa nga aplikacionet që tashmë janë në zhvillim për projektin Glass, të tilla si Gmail, Path dhe Evernote.

Ditën e djeshme, ata në YouTube kanë publikuar videon e plotë nga kjo ngjarje, duke i dhënë të gjithëve mundësinë për të mësuar më shumë rreth projektit Glass dhe çfarë është më e rëndësishmja duke u mundësuar zhvilluesve të zbulojnë se çfarë nevojitet për kodim në syze të teknologjisë së lartë siç janë Google Glass.

Kjo ngjarje e udhëhequr nga një udhëheqës i lartë zhvilluesish nga Google, Timothy Jordan, ku për gjatë një orë diskutimi ka shpjeguar jo vetëm për kodin e përfshirë në krijimin e aplikacioneve për projektin Glass, por edhe për atë se çfarë kërkon Google nga aplikacionet për Google Glass.

Ngjarjen në tërsi mund ta shihni në videon e paraqitur me poshtë. |ameble|

[youtube id=”JpWmGX55a40″ width=”600″ height=”350″]

Ja se si ndiheni me syzet Google Glass!

Ja se si ndiheni me syzet Google Glass!

Pyetja është se si ndiheni nëse posedoni syzet Google Glass? Google u është përgjigjur kësaj pyetje duke postuar informacione më shumë rreth projektit Google Glass, duke përfshirë këtu edhe ndërfaqen nga ana e përdoruesit, nëpërmjet një seri fotografive dhe videove. Ju mund të shihni ndërfaqen përdoruese dhe disa nga karakteristikat e xhamit në galeri. Këto në fakt nuk kanë lente para syve tuaj, vetëm një ekran të vogël që shikohet nëpërmjet një bllok qelqi të pasqyruar.

Megjithatë, fotot (më poshtë) të postuara në faqen e internetit Google Glass Project, tregojnë rreth asaj se si punon xhami. Video gjithashtu tregon edhe më shumë. Shijoje. |ameble| 

[youtube id=”v1uyQZNg2vE” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

Google Glass – smartphone në syze

Google Glass – smartphone në syze

Google Glass është një pajisje shumë interesante. Një koncept i ri që kombinon smartphone me syze. Momentalisht është vetëm një prototip dhe është duke u testuar nga Google në aktivitetet e përditshme. Deri më tani kemi pasur shumë pak informata në lidhje me këtë pajisje, mirëpo, dje Google ka publikuar një video e cila është e inçizuar komplet nga kamera që gjendet në këto syze. Fjala është për një sfilatë mode e inçizuar me Google Glass. Video më poshtë:

[youtube id=”30Pjl31cyDY” width=”600″ height=”350″][divider top=”0″]