Tag Archives

2 Articles
Google lanson aplikacionin Hangouts për sistemet Chrome dhe Windows

Google lanson aplikacionin Hangouts për sistemet Chrome dhe Windows

Hangouts ChromeGoogle ka lansuar aplikacionin Hangouts për sistemet operative Chrome dhe Windows. Aplikacioni i ri nënkupton se nuk keni nevojë të hapni shfletuesin për të hyrë në ketë shërbim të mesazheve.

Ky aplikacion ju mundëson gjithashtu bisedat me video, kështu që mund të bisedoni drejtpërdrejtë nëpërmjet kompjuterit. Aplikacioni i ri tani përmban të gjitha kontaktet dhe bisedat tuaja në një aplikacion të vetëm.

Shërbimi është i integruar me Hangouts tuaja të zakonshme, kjo i bie që të gjitha porositë sinkronizohen në mes të aplikacionit desktop dhe pajisjeve mobile.

Aplikacioni Hangouts nga tani është në dispozicion pa pagesë./ameble

Përditësohet Google Hangouts

Përditësohet Google Hangouts

Hangouts-Ameble ArticleSot, Google ka lansuar një përditësim për aplikacionin Hangouts messanger, duke e bërë këtë aplikacion më atraktiv për përdoruesit dhe duke u shndërruar më shumë në një konkurrent serioz për Viber dhe WhatsApp.

Në këtë përditësim të Hangouts, Google ka mundësuar që ti përsonalizojmë kontaktet që i kemi në listë duke i mundësuar përdoruesit që të vendos zile, muzikë apo këngë për secilin kontakt veç e veç.

Për të aplikuar këtë përditësim, krejt çfarë duhet të bëni është të klikoni në mënynë People&Options,  më pas të zgjedhni chat message sound  për të ndryshuar zilen e mesazheve që pranoni apo Call ringtone për të ndryshuar zilen e thirrjeve për secilin kontakt në Hangouts. /ameble