Sulmuesit (hakerët) si duket këtë muaj kanë qenë shumë të zënë. Disa javë pas sulmit të shërbimit iCloud që rezultoi më foto lakuriq të shumë VIP-ve botëror dhe pastaj duke i publikuar ato online, kësaj herë raportohet se deri në pesë milionë adresa të Gmail-it janë goditur.

Sot më herët, nga një sulmues i panjohur në një forum rus “Bitcoin” janë publikuar pesë milionë adresa dhe fjalëkalime të përdoruesve të Gmail-it që i bie rreth 60% në total sa janë aktive. Ende nuk është konstatuar apo gjetur se nga kanë rrjedhur këto adresa.

Gmail passwords

Të paktën një gjë është e qartë se këto adresa nuk kanë dalur nga sistemet e Google-it. Si duket këto adresa mund të kenë dalur nga ndonjë ueb-faqe interneti e palës së tretë ose ndonjë koleksion i ueb-faqeve të tilla ku përdoruesit kanë përdorur fjalëkalimet e tyre nga Google Mail.

Për fat të keq shumë njerëz është dëgjuar se përdorin një fjalëkalim në të gjitha shërbimet online. Tani, sulmi nga një vend mund të rezultojë në gjitha shërbimet e tyre në internet, dhe kjo është arsyeja pse është e domosdoshme të përdoren fjalëkalime të ndryshme sidomos për adresën primare të email-it, për ueb-faqet të ndryshme apo shërbimeve online.

Pas këtij lajmi shumë ueb-faqe të rreme janë shfaqur menjëherë online, të cilat nxisin njerëzit që të shkruajnë emrin e përdoruesit të Gmail-it dhe fjalëkalimin, për të parë nëse adresa e tyre është sulmuar apo është e sigurt (shih foto më poshtë). Kjo është edhe më e rrezikshme, andaj mos provoni diçka të tillë.

email check

Ata që dëshirojnë të jenë të sigurt sa i përket kësaj duhet të ndryshojë fjalëkalimin e tyre në Gmail menjëherë dhe rekomandohet që të aktivizoni faktorin sekondar për siguri më të lartë të adresës tuaj. /ameble