Google sipas Financial Times është në proces të krijimit të një shërbimi të muzikës streaming. Shërbim ky që do të ofrojë muzikë falas pa kufi, dhe do të jetë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me shërbime të ngjashme, të tilla si Spotify. Ky shërbim do të mbështetet nga reklamat. Sipas po të njejtit burim, Google aktualisht është në bisedime me disa produksione të mëdha të muzikës në lidhje me ketë shërbim.

Fillimi i këtij shërbimi është thënë të jetë i pashmangshëm, por nuk është dhënë ndonjë afat kohor apo vlerësim se si do te bëhet. Google gjithashtu nuk ka thënë asgjë zyrtarisht në lidhje me të, duke refuzuar edhe të komentojë. Për me shumë do të informojmë me kohë. |ameble| [divider top=”0″]