Tag Archives

3 Articles
Sprint sjell Android 4.4.3 për Nexus 5

Sprint sjell Android 4.4.3 për Nexus 5

Sot është publikuar përmirësimi i rradhës i Android, i cili ka numri 4.4.3 dhe vjen posaçërisht për përdoruesit e Nexus 5 të kompanisë celulare Sprint në ShBA.

Ky përmirësim i sistemit lejon klientët e Sprint të përdorin rrjetin LTE në bandat 26 dhe 41. Versioni i ri rregullon problemet e sistemit të mëparshëm dhe nuk sjell opsione të reja apo ndryshime në ndërfaqe.

Sprint releases Android 4.4.3 for the Nexus 5

Google ka rregulluar kryesisht problemet me lidhjen Wi-Fi dhe Bluetooth, por edhe problemet me të dhënat e humbura, ristartimet e papritura të telefonit. Gjithashtu është përmirësuar aplikacioni i kamerës.

Ky përditësim nuk është shfaqur ende në website zyrtar, por kompania Sprint po lejon shkarkimin e sistemit për klientët e saj. /ameble

 

Google me në fund lanson Nexus 5 dhe Android 4.4 KitKat

Google me në fund lanson Nexus 5 dhe Android 4.4 KitKat

Google pak me herët ka lansuar smartphone-in e fundit Nexus 5 dhe është në dispozicion nëpërmes Google PlayStore. Google ka nxjerr në shitje dy modele 16GB (349 $) dhe 32GB (399 $), në të zezë dhe bardhë, respektivisht pajisjet fillojnë shitjen brenda 2 ditëve.

Nexus 5 shfaqet me Android 4.4 KitKat siç edhe pritej, përfshijnë ekranin 4.95 inç me rezolucion 1920 x 1080p, baterinë 2.300 mAh, kamerën e pasme 8 megapikselë, dhe atë frontale 1.3 megapikselë, procesorin 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 800 me grafiken Adreno 330, 2GB RAM, NFC, Bluetooth 4.0, LTE dhe dual-band 802.11 /b/g/n/ac Wi-Fi. |ameble|

Nexus 5 dhe Android 4.4 shfaqen në një video

Nexus 5 dhe Android 4.4 shfaqen në një video

Mjaft gjëra janë përfolur rreth pasardhësit të LG Nexus 4, duke filluar nga specifikat harduerike të tij, ndryshimet në sistemin operativ, madje akoma nuk është e qarte se si do të pagëzohet ky i fundit. LG Nexus 5 apo LG Nexus 2013 këto janë njeri nga dy emrat e përfolur të këtij smartphone të shumë pritur.

Këtë herë kemi mundësinë që të shohim një video të kualitetit HD në të cilën proklamohet se është pikërisht smartphone Nexus 5 dhe sistemi operativ Android 4.4 Kit Kat. Nga ajo çfarë shohim, vërehet se dizajni i kësaj pajisje është i përafërt me atë që është përfolur gjatë kësaj kohe.Gjithashtu versioni i Android-it është shënuar si “KieLimePie”, që tregon se video është incizuar me herët ose para se emri i versionit të është ndryshuar nga Key Lime Pie në Kitkat. Për më shumë shikoni videon. |ameble|

[youtube id=”2ksOJl0PDDg” width=”600″ height=”350″]