Canonical ka njoftuar për versionin e ri të sistemit të tyre operativ Ubuntu për pajisje tabletë. Sistemi operativ mbështet llogari të shumëfishta për përdorues nga ballina, duke përfshirë opsionin “guest mode”, dhe përdor gjeste për të lundruar rreth ndërfaqes së tabletit. Ai gjithashtu përmban qendrën e njoftimit, për ndarjen e të gjitha mundësive sociale, mbështetjen e gjerë multitasking dhe është në gjendje të shfaq aplikacione të dizajnuara për tabletë dhe smartphone.

Planet nga Canonical janë të ofrojnë pamje për zhvilluesit në 21 shkurt për modelet e tabletëve Google Nexus 7 dhe 10, si dhe smartphone-in Nexus 4. Një video demonstrim të Ubuntu-s në tabletë mund ta shihni më poshtë. |ameble| 

[youtube id=”h384z7Ph0gU” width=”600″ height=”350″][divider top=”0″]