Tag Archives

11 Articles
Asus ZenWatch është në stok në Google Play dhe Best Buy

Asus ZenWatch është në stok në Google Play dhe Best Buy

Para disa ditësh, Asus ZenWatch doli në Google Play me çmimin 199 dollarë dhe me njoftimin që do të vinte së shpejti. Tani kjo smartwatch mund të blihet nga Google Play dhe Best Buy, ku thuhet se pakoja niset brenda 1-2 ditësh.

ZenWatch është një pajisje interesante që bën pjesë në “klubin e AW” (smartwatch Android Wear). Megjithëse nuk ka ekran rrethor si Moto 360, dizajni i saj të tërheq vëmendjen më shumë sesa orët e tjera Android Wear që janë edhe më të shtrenjta se ZenWatch si për shembull Sony Smartwatch 3, LG G Watch dhe Samsung Gear Live. ZenWatch ka disa opsione më shumë se këto orë, duke përfshirë një aplikacion Find My Phone dhe disa opsione për monitorimin e shëndetit që ofrohen vetëm nga Asus.

Për të krijuar një vizion më të qartë rreth kësaj ore, shikoni videon e mëposhtme.

Loja Flappy Bird hiqet nga Google Play dhe iOS App Store

Loja Flappy Bird hiqet nga Google Play dhe iOS App Store

Dje kanë filluar të qarkullojnë lajme se zhvilluesi i aplikacionit Flappy Bird ka vendosur që të tërheq këtë lojë nga dyqanet virtuale më të popullarizuara Google Play dhe iOS App Store.

Që nga koha kur u publikua ky lajm, nëpër internet janë shpërndarë komente të ndryshme duke thënë se kjo lojë nuk do të hiqet nga dyqanet, porse krijuesi i saj po mundohet që të rrisë popullaritetin e tij dhe të lojës përmes këtij “shantazhi”.

Megjithatë kjo lojë vetëm sa ka arritur popullaritetin e saj duke u shkarkuar në më shumë se 50 milion herë në Android dhe iOS, dhe duke siguruar të ardhura në vlerë prej 50.000 $ në ditë.

Por, tani kjo lojë edhe zyrtarisht u hoq nga Google Play dhe iOS, dhe menjëherë pas këtij akti, krijuesi Dong Nguyen deklaroi në postimet e tij se arsyeja se pse vendosi të heq këtë lojë nga tregu ishte pikërisht fakti se të ardhurat e mëdha kishin filluar ti ndryshonin jetën, nga një jetë e thjeshtë në një jetë shkatërruese, dhe këtë ai tha “e urrej”.

Për ata që tani më e kanë të instaluar lojën Flappy Bird në pajisjet e tyre, kjo lojë do të funksionoj pa problem, por nuk do të përditësohet më.

Ne kemi përgatitur një video të shkurtër për ata që nuk kanë mundur ta kenë. \ameble

[youtube id=”MBW7fIlsoy8″ width=”600″ height=”350″]

Shfletuesi Opera edhe për Android

Shfletuesi Opera edhe për Android

Një lajm i mirë për përdoruesit / fansat e shfletuesit të internetit Opera. Nga tani ju mund të shkarkoni aplikacionin për Android drejtpërsëdrejti nga Google Play.

Versioni beta ka qenë në dispozicion që nga marsi 2013, i cili ishte prezantuar në Kongresin Botërore të Celulareve 2013. Që nga atëherë e deri më sot, aplikacioni është përfunduar dhe ka dal me version të plot duke sjell pamje dhe karakteristika emocionuese.

Njihuni me disa mundësit e ofruara nga Opera nëpërmjet videos së mëposhtme.

[youtube id=”9wtrZ-Ovtq0″ width=”600″ height=”350″]

Nëse jeni prej atyre që dëshirojnë të kenë të instaluar aplikacionin Opera, atëherë klikoni mbi linkun shkarko shfletuesin Opera. |ameble|

Ameble bëhet pjesë e “Google Play”

Ameble bëhet pjesë e “Google Play”

Të ndëruar vizitorë të Ameble-së,

Me kënaqësinë më të madhe duam të ju informojmë se që nga sot portali ynë është bërë pjesë e integruar e dyqanit virtual “Google Play” përmes aplikacionit të cilin mund ta shkarkoni nga cilido vend në botë.

Emri origjinal i aplikacionit është: “ameble” dhe mund të shkarkohet dhe instalohet në secilën pajisje që është e bazuar në platformën Android.

Çfarë ofron aplikacioni ameble?

Përmes këtij aplikacioni ne jemi munduar që në mënyrën më të thjeshtë dhe me të shpejt të mundur të ofrojmë informatat para jush. Përditësimi i të dhënave të postuara në këtë aplikacion ndodhë në kohë reale që mundëson që ju të mos humbisni asnjë informatë që ndërlidhet me botën e teknologjisë informative.

Ameble është aplikacion falas i cili mundëson shfletimin e secilit artikull të publikuar në portalin tone.

Ne ju inkurajojmë që pas instalimit të aplikacionit “ameble”,  ta shtoni këtë të fundit si “Widget” në “Homescreen” të pajisjes tuaj, në mënyrë që ta shijoni atë çfarë në të vërtet ky aplikacion ofron.

Ameble-App (2)

Për ta shkarkuar aplikacionin “ameble” atë mund ta bëni nëpermes faqës tone duke klikuar këtu apo nga dyqani virtual “Google Play”, duke klikuar në linkun e më poshtëm:

google-play-icon

Shenjat e trafikut, debutojnë në Android

Shenjat e trafikut, debutojnë në Android

nexus_komunikacion

Mësimi i rregullave të trafikut paraqet hapin e parë që duhet të ndërmerr një person gjersa fillon të mësojë ngasjen e makinës, e që deri më sot është bërë përmes librave apo përmes formateve të ndryshme elektronike. Por duket se kjo formë do të plotesohet edhe me eksperiencë mobile.

Ilir Morina, një emër që është lakuar disa here në Digjitale me punën e tij me aplikacione të ndryshme, duke përfshirë edhe aplikacionin e akcizave për vetura, ka sjellë në Google Play një aplikacion tjetër për shenja të trafikut, e kësaj radhe rezultati është sjellë në bashkëpunim me zhvilluesin tjetër Arbnor Halili, një prej aplikacioneve të të cilit është veçuar nga Android Authority.

Aplikacioni ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe tregon shenjat e ndryshme të trafikut që përmbajnë një shpjegim të shkurtër dhe ilustrimin përkatës, ndërsa navigimi është i lehtë duke mundësuar që përdoruesi të kalojë prej aplikacionit në aplikacion me lehtësi. Përveç kësaj aplikacioni kategorizon shenjat, ndërsa ofron edhe një opsion shtesë me informata shpjegimi dhe ofron edhe një test në pajisjen tuaj mobile për të parë sesa keni zhvilluar aftësitë.

Aplikacioni është pritur mjaft mirë dhe veçse ka filluar me shkarkimet e para, ndërsa në këtë faze mund të shkarkohet vetëm nga Google Play, për platformën Android. |digjitale| |ameble|

Google Play mbush 1 vit

Google Play mbush 1 vit

Një vit pas riemërimit nga “Android Market” në Google Play Store, kompania sot feston përvjetorin duke ofruar dhurata për përdoruesit e platformës Android.

Dyqan online për aplikacione ka filluar promovimin një javorë duke e quajtur “dhurata jonë për ju” (Our gifts to you) në faqen e saj, së bashku me njoftimin e mëposhtme:

Ishte një vit më parë kur filluam me dyqanin online të mahnitshëm për të ofruar përmbajtje dixhitale të aplikacioneve. Sot ne festojmë datëlindjen tonë me një mori dhuratash festive. Prej sot (e Merkurë), festimi vazhdon për një javë me marrëveshje të veçantë për filma, libra, revista dhe së bashku me dhuratat ekskluzive edhe lojëra falas. |ameble|

[divider top=”0″]

Sega lanson Kingdom Conquest II

Sega lanson Kingdom Conquest II

Sega ka futur lojën Kingdom Conquest II në dyqanet online AppStore dhe Google Play. Kjo është vazhdim i lojës se njohur Kingdom Conquest origjinal nga 2010-ta, e cila kishte më shumë se 3.5 milion shkarkime.

Kingdom Conquest II u zhvillua nga rrjeti Sega, dhe është kompatibile me iPhone, iPad, dhe iPod touch. Ju mund ta shkarkoni atë falas nga AppStore dhe gjithashtu është për të gjitha pajisjet android nga Google Play. Në ketë të fundit është e sigurt se do të shkarkohet disa miliona herë.

Thuhet se ky version është një përvojë e thellë me më shumë lojtarë (multiplayer) dhe posedon cilësi të grafikës. Kjo lojë merr elementet më të mira nga lojërat që janë më strategji në kohë reale. |ameble| [divider top=”0″]

Aplikacionet më të mira në 2012 nga Google

Aplikacionet më të mira në 2012 nga Google

Këto janë disa nga Aplikacione më të mira që Google i veçoj për vitin 2012, të cilat mund të shkarkohen nga Google Play. Disa prej tyre ishin nisur në vitin 2012, e disa të tjera pas përditësimeve të bëra kanë arritur një nivel më të madh të shërbimeve.

Nëse dëshironi ti shkarkoni aplikacione të cilat janë veçuar nga Google si dhe informoheni më shumë rreth tyre, me një klikim mbi fotografitë të dhëna më poshtë, do të qaseni drejtpërsëdrejti në Google play. |ameble|

 1. Zappos.com

 

 

 

 

 

2. Everonte

 

 

 

 

 

3. Grimm’s Snow White

 

 

 

 

 

4. Pocket

 

 

 

 

 

5. Ancestry

 

 

 

 

 

6. Fancy

 

 

 

 

 

7. SeriesGuide Show Manager

 

 

 

 

 

8. Pixlr Express

 

 

 

 

 

9. TED

 

 

 

 

[divider top=”0″]

Aplikacioni “μTorrent beta” tani në dispozicion për Android

Aplikacioni “μTorrent beta” tani në dispozicion për Android

Kompania BitTorrent ka lëshuar në dispozicion softuerin për shkarkim μTorrent beta nga Google Play. Pra adhuruesit e μTorrent qe ketë softuer e kanë përdorë nëpërmes kompjuterave desktop, tani kanë mundësin që të njëjtën ta bëjnë nëpërmes smartphone-ve te tyre.

Aplikacioni μTorrent per Android ju mundëson të gjeni dhe shkarkoni torrenta direkt në smartphone-in tuaj ose tabletë. Aktualisht ky aplikacion është pa pagesë dhe ende nuk ka të limituar kufijtë e shpejtësisë ose madhësisë se shkarkimit. |ameble| [divider top=”0″]

Ngjarjet që karakterizuan konferencën e Google I/O 2012

Ngjarjet që karakterizuan konferencën e Google I/O 2012

Konferenca vjetore e Google-it për zhvilluesit softuerik dhe inovacione I/O 2012, këtë here doli të jetë shumë më shumë se sa një mënyre e programimit të ndonjë kodi apo takim vjetor.

Edhe këtë vit Google e përdori pikërisht këtë konferencë për të dhënë lajme të mira dhe për të promovuar gjera të reja. Ameble përmes Youtube Live Stream ka transmetuar ditën e parë dhe të dyte të kësaj ngjarje te madhe, ku u dhanë lajmërime të mëdha nga Google dhe te ardhmen e saj.

Këtu kemi përfshirë disa nga të thënat e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur gjatë datës 27 dhe 28 Qershor 2012.

Po fillojmë me njërën nga mrekullitë e Google-it, është fjala për “Project Glass”

Project Glass

“Project Glass”  që në koncept janë syze inteligjente me kamera te cilat regjistrojnë secilin imazh qe ju dëshironi. Këto janë njëri prej zbulimeve të mëdha te Google dhe parashihet që në këtë Google të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen e saj.

Tableti Nexus 7

  • Google e rrit programin e tij Nexus nga telefonat në tabletë përmes Nexus7, i cili u ndërtua në partneritet me Asus.
  • Ka erkan me madhësinë e 7-inç IPS LCD, me rezolucion 1280×800, procesor katër-bërthamorë Tegra3 dhe vjen ne hapësirë 8GB ose 16GB.
  • Ka peshë vetëm 340 gram
  • Google premton se ky tabletë do ta mbajë baterinë më shumë se 9 orë edhe nëse shikojmë video te kualitetit HD.
  • Tableti vjen me versionin 4.1 të Androidit, dhe do të  jetë në shitje që nga mesi i Korrikut.
  • Çmimi i tij do të jetë shumë i arsyeshëm, me 199$ amerikan mund ta kemi versionin me 8GB ndërsa 249$ për versionin 16GB.

Dyqani virtual i Androidit

  • I bërë nga Google ky dyqan do të furnizohet me mijëra revista, duke përfshirë edhe shumë tituj të njohur revistash siç janë “Esquire, Men’s Health, Good Housekeeping, Cosmopolitan, Vanity Fair” e shumë të tjera. Çmimet e tyre do të sillen nga 1 deri 5$.
  • Qe tani e tutje filmat e çdo lloji do të jenë në dispozicion për porosi, jo vetem më qera por edhe mund te shkarkohen dhe ti keni përgjithmonë.
  • Zhvillueshit softuerik mund te bëjnë “push out smart updates” ne aplikacionet e tyre ne vend që të shkarkohen i tërë aplikacioni per tu zavëndsuar.

Dyqani virtual i Androidit

Google+

  • Google përfundimisht ka leshuar “Google+ apps for tablets“ Google+ aplikacione për tablet. Versioni për android tanimë është në dispozicion, dhe së shpejti edhe për iPad.
  • Ngjarjet janë shtuar. Miqtë te cilët tani i ftoni do të pranojnë një ftesë speciale duke pas privilegjin të jenë nga të ftuarit e parë dhe të gjitha këto ngjarje regjistrohen ne Google Calendar duke përfshire edhe fotografitë e tyre.

Nexus Q

  • Nexus Q është edhe njëra prej arritjeve të Google. Është një pajisje e çuditshme e cila montohet në HDTVnë dhe lidhet me sistemin e kinemasë tuaj shtëpiake. Mund ta kontrolloni këtë pajisje përmes telefonit apo tabletit tuaj
  • Android duke lëshuar muzikë apo video të ndryshme sipas dëshirës.
  • Çmimi fillestar i kësaj pajisje ëshët nga 299$ amerikan.

Android 4.1 (Jelly Bean)

  • Verzioni i Androidit (4.1) i cili u promovua ketë herë, quhet “Jelly Bean”, i cili është një arritje e madhe dhe karakterizohet me shume përmisime ne krahasim më Ice Cream Sandwich (4.0)
  • Ky version i Android do të lansohet gjithashu ne ditët e para të korrikut dhe te paret qe do te kenë mundësin ta shijojnë do te jenë pronaret e rinjë te tableteve Nexus 7.
  • Përformanca e Interface-it është njeri ndër fokuset e mëdha për të cilen Google është kujdesur. Shpejtesia e procesorit do të vërehet sapo qe ju te keni prekur ekranin. Ka ndryshime grafike te cilat do të vërehen në shikim te parë dhe shume gjera tjera te cilat do te jene te dukshme.
  • “Home screen” shume me lehtë mund te kostumizohet, me ikona dhe vegla te cilat lehtë mund te zvogëlohen apo zmadhohen.
  • “Offline voice input”: fjalët mund te regjistrohen gjersa ju flisni, edhe nëse nuk keni çasje ne internet. Tani per tani kjo do të regjistroj vetem fjalët ne gjuhen angleze “U.S. English” dhe do te përcillet me gjuhet tjera ne te ardhmen e afërt.
  • Tastatura tani provon te predikoj fjalen qe ju do te përfundoni se shkruari dhe do te shfaq nje liste te fjalëve te mundeshme te cilat ju tentoni ti shkruani.
  • Njoftimet “Notifications” jane përmisuar. Ne vend te lajmërimeve te thjeshta dhe pasive qe kemi marr ne te kaluarën, notifikimet tani do te jene aktive.  Me tërheqjen tatëpjetë te dy gishtërinjve ne njërin prej njoftimeve ju mund te shihni me shume detaje ne lidhje me kete njoftim.
  • Voice Search“Kerkimi përmes zerit” është tejet i përmisuar, me më shumë përgjigje direkte dhe me zë i cili do ti ngjasoj sa me shume nje njeriu.
  • Android Beam është përmisuar.  Perdoruesit tani mund te shpërndajnë fotot dhe videot ne menyrë më të lehtë.
  • Kamera-  tani ka nje opcion per rishiku fotot e sapo bëra duke vazhdu deri ne fotot e bëra qe nga fillimi.

Browser-i Google Chrome

  • Google Chrome tani ka mbaruar fazet testuese Beta, dhe ju mund te shkakroni ate nga Google Play store.
  • Chrome tani është edhe pjese e Apple IOS per iPhone, iPod touch, and iPad.
  • Chrome i sinkronizon nënfaqet, historinë e shfletuesit, butonin “back”, qasjet ne të.

Google Drive dhe Docs

  • Google Drive aplikacionet tani jane pjese e dyqanit virtual te IOS.
  • Opcione te avancuara per kërkim: Google do te përdor OCR dhe detektuesit e imazheve per te mundësuar kërkime per tekst dhe disa objekte ne imazhe dhe dokumente te skenuara.
  • Sinkronizimi i drejtperdrejtë  i Google Docs.
  • Editimi i dokumenteve ne gjendjen Offline tani është i mundur, të dhënat e shtuara ruhen në një hapsirë të Cache-it lokal dhe pas ri-sinkronizimit ato bëhen pjesë e Google Docs.

Google I/O 2012 dita e parë(video):

[youtube id=”VuC0i4xTyrI” width=”600″ height=”350″]

Google I/O 2012 dita e dytë(video):

[youtube id=”tPtJd6AzU8c” width=”600″ height=”350″]

[divider top=”0″]

Flipboard tani edhe në Google Play

Flipboard tani edhe në Google Play

Flipboard LogoQë nga 2010 aplikacioni Flipboard ka qenë njëri nga më të kërkuarit në Apple Store. Aq shumë është kërkuar të shkarkohet sa që kompania u detyrua që të limitoj numrin e shkarkimeve deri sa u rrit numri e serverëve për të përballuar ngarkesën.

Dhe tani ky aplikacion është në dispozicion edhe për përdoruesit e Android-it, ku për herë të parë u paraqit në Samsung Galaxy S3. Cka ështe Flipboard? Flipboard merr të rejat nga llogaritë tuaja në Facebook, Tweeter, si dhe RSS të portaleve të ndryshme dhe i paraqet ato si një revistë. Gjithashtu i paraqet sygjerimet si linqet interesante me foto dhe komente nga miqtë në formë të artikujve. Artikujt shkarkohen në pajisjen tuaj dhe ju mund të lexoni më vonë edhe kur nuk keni WiFi ose Gprs/Edge/3G/4G.

Provojeni ueb faqen tonë në Flipboard duke kërkuar ameblecom (facebook dhe tweeter).

    

[youtube id=”v2vpvEDS00o” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]