Tag Archives

226 Articles
Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google dëshiron të ndjekë rivalët kryesor të tregut të telefonave, përkatësisht kompanitë si Samsung dhe Apple në drejtim të përdorimit të ekraneve të lakuara në pajisjet e saj mobile.

Google është duke e bërë telefonin e saj të ardhshëm, gjeneratën e dytë të linjës Pixel këto ditë. Dhe tani një raport i ri nga Electronic Times të Koresë së Jugut sugjeron se telefonat e ardhshëm Google Pixel mund të vijnë me ekranin e lakuar OLED.

Në fakt raporti nga ET ka theksuar se Google dëshiron të investojë të paktën 880.2 milionë dollarë në kompaninë e saj partnere LG Display të Koresë së Jugut.

Burimet zbuluan se Google dëshiron të investojë këtë sasi të madhe të fondeve për të marrë një furnizim të qëndrueshëm të ekraneve fleksibile (OLED) për telefonat e saj të ardhshëm Pixel./ameble

Aplikacioni i javës: Wallpapers nga Google

Aplikacioni i javës: Wallpapers nga Google

A jeni të pasionuar në ndryshimin e shpeshtë të prapavijës së ekranit tuaj?

Aplikacioni jonë i javës këtë radhë është Wallpapers nga Google.

Ky aplikacion ju lejon që ta zbukuroni prapavijën e smartphonit tuaj me një koleksion të madh të fotografive, duke lejuar që të zgjedhni nga fotografitë tuaja personale e deri tek ato nga Google Earth.

Një mundësi shumë e mirë është edhe vendosja e shumë fotografive tek kategoria “Favorites” dhe çdo mëngjes do ta filloni me njërën nga ato fotografi në prapavijë.

Për ata që e dëshirojnë këtë aplikacion mund ta shkarkojnë direkt nga Play Store përmes linkut këtu./ameble

6 mënyra të lehta për ta mbajtur smartphonin tuaj android të sigurt

6 mënyra të lehta për ta mbajtur smartphonin tuaj android të sigurt

Jo, ju nuk jeni mosbesues. Nga hajdutët e xhepave e deri tek malwaret. Smartphoni juaj është gjithmonë nën rrethim. Sulmuesit dinak ndryshojnë vazhdimisht taktikat me shpresë se do të marrin kontrollin mbi smartphonët tuaj.

Duhet ta bëjmë të qartë që nuk ka mënyrë të pagabueshme të mbrojtjes së androididit tuaj nga vjedhësit apo hakerët. Në të vërtetë nëse ndonjë hajdut i sofistikuar sulmon smartphonin tuaj atëherë duhet vetëm të të urojmë fat.

Megjithatë ka disa mënyra për ta mbajtur androidin tuaj të sigurt nga sulmet më të zakonshme, me një përpjekje shumë të vogël.

Lexoni 6 mënyra të lehta për të mbajtur smartphonin tuaj android të sigurt:

1. Mbylleni smartphonin (nëse nuk e ke bërë deri tani)

Kjo duket si një këshillë absurde, por shumë persona që dëshirojnë të kenë qasje në smartphonat e të tjerëve i largohen smartphonëve me fjalëkalime ngase nuk duan të lodhen me ta. Kodi PIN ose fjalëkalimi mund të jetë bezdisës për ne por është një mjet sigurie. Imagjinoni sikur e harroni smartphonin në ulëset e një taksie, çfarë do të bënit?

Për këtë arsye hyni në Settings > Security > Screen Lock dhe vendosni një PIN ose nëse keni telefon me fingerprint kjo është edhe më e sigurt.

2. Dije vendndodhjen dhe fshij të dhënat në smartphone nga larg

Në rregull, e keni bërë hapin e parë me PIN ose fingerprint, por çka nëse e humb smartphonin? Për fat të mirë mund ta përdorni Android Device Manager për ta ditur se ku ndodhet smartphoni juaj apo edhe për të i fshirë të dhënat nëse është e nevojshme por vetëm nëse e keni të aktivizuar këtë mundësi.

Shkoni në Settings > Google > Security dhe aktivizoni dy opsionet që ndodhen aty.

Në këtë mënyrë edhe nëse smartphoni ju humb, ju mund të dini vendndodhjen dhe të i fshini të dhënat nga kompjuteri juaj përmes llogarisë në Google.

3. Deaktivizoni “unknown sources”

Deri tani kemi shkruar për mundësinë e humbjes së telefonit, tani do të flasim për sulmet me malware ose spyware përmes aplikacioneve.

Google bën të pamundurën që aplikacionet në Play Store të jenë të sigurta, por nuk mund të ju mbroj nga aplikacionet që instaloni nga burime të tjera.

 

Për fat të mirë android e ka një opsion që ndalon instalimin e aplikacioneve nga burimet e tjera përpos Play Store. Shkoni tek Settings > Security> dhe deaktivizoni “unknow sources”. Ju mund ta aktivizoni këtë opsion kurdo që dëshironi të instaloni një aplikacion nga burime tjera, por mos harroni ta deaktivizoni pastaj.

4. Lejoni androidin të kontrolloj dhe verifikoj aplikacionet tuaja

Edhe pse Google i kontrollon aplikacionet në Play Store ende ekziston mundësia që një aplikacion i infektuar të depërtojë pa u vërejtur, Me opsionin për kontroll dhe verifikim të aplikacioneve android bënë herë pas here kontrollimin e aplikacioneve tuaja në smartphone nëse janë të infektuara.

Shkoni në Settings > Google > Security > Verify Apps dhe më pas aktivizoni opsionin “scan device for security threads”. Pasi ta aktivizoni këtë android do të bëjë kontrollimin e herë pas hershme të aplikacioneve.

5. Përditsojeni smartphonin

Hakerët vazhdimisht ndryshojnë strategjitë për të sulmuar smartphonët, përderisa ata e bëjnë këtë Google vazhdimisht sjellë përditësime sigurie.

Për këtë arsye është e domosdoshme që të bëni përditsimet që vijnë.

Smartphoni juaj duhet të iu njoftojë kur ka përditësime ose mund të kontrolloni vetë duke shkuar në Settings > About Phone > System Updates.

6. Aktivizoni “Safe Browesing” në Google Chrome

Aplikacionet e infektuara nuk janë të vetmet rreziqe që smartphoni juaj ka. Interneti është i mbushur me webfaqe të infektuara që kanë si qëllim të vjedhin informatat e juaja personale përmes sulmeve që njien si “phishing”, ose përmes shkarkimit të aplikacioneve të dëmshme në smartphonin tuaj.

Lajmi i mirë është që Google Chrome e ka një opsion të quajtur “Safe Browesing” i cili ju lajmëron nvse një webfaqe që ju vizitoni është e dëmshme dhe iu jep mundësinë të ktheheni mbrapa para se të hyni në at webfaqe.

Për ta aktivizuar këtë opsion së pari hyni në Google Chrome e më pas shkoni tek ikona me tre pika në anën e djathtë lartë. Nga aty shko në Settings > Privacy dhe  aktivizone “Safe Browesing”./ameble.com

Google publikoi Android 7.1.2 Nougat për telefonët Pixel dhe Nexus

Google publikoi Android 7.1.2 Nougat për telefonët Pixel dhe Nexus

Si pjesë e përditësimeve mujore të muajit Prill, përdoruesit e smartphone-ve Pixel dhe Nexus morën një surprizë. Google ka publikuar versionin Android 7.1.2 Nougat së bashku me përditësimet, megjithatë përdoruesit nuk do të vënë re shumë ndryshime.

Edhe pse të gjithë besonin se Google kishte braktisur tabletin Pixel, 7.1.2 sjell lançuesin e Pixel dhe butonat e ri të navigimit edhe në ekranin e tabletit.

Por ajo ku 7.1.2 dallon nga 7.1.1 është ndërfaqja “multitasking”, stili i kartave i përket të kaluares dhe zihet nga një ekran qendror ku aplikacionet shfaqen në formatin 4 me 4.

Gjithashtu ky përditësim përmban disa rregullime gabimesh dhe përmirësime në performancë por edhe skanerit të shenjave të gishtërinjve dhe baterisë.

Përditësimi tashmë është n dispozicion në Pixel, Pixel XL, Pixel C, Nexus 6P, Nexus 5X dhe Nexus Player. /ameble.com

Nuk ka më Google Map Maker

Nuk ka më Google Map Maker

Ashtu siç edhe është pritur, Google ka njoftuar se ka mbyllur Google Map Maker. Kompania thotë se do të vazhdoj të sjell Map Maker si opsion në Google Maps, por ky mjet ashtu siç e kemi njohur ne, nuk është më.

Google Map Maker, mjeti për të edituar hartat e Google-it po i mbyll dyert. Kompania e kishte paralajmëruar këtë në muajin Mars, sidoqoftë opsioni për të edituar hartat do të jetë i integruar në versionet e ardhshëm të Google Maps.

“Ky përditësim do të na mundësoj që të fokusohemi në sjelljen e eksperiencës më të mirë në editim dhe përmbajtje në Google Maps në të dyja versionet, desktop dhe mobil. Do të vazhdojmë të sjellim karakteristika të reja që të bëjmë të mundur që mund të i bëni të gjitha sikur që jeni mësuar në Map Maker, si editimi i rrugëve etj, duke filluar nga marsi 2017 e tutje”.

Lajmi thekson se duke filluar nga sot, çdo editim në Google Maps nuk do të jetë në dispozicion në Map Maker, si përpjekje për të shtuar shpejtësinë e publikimit të editimeve. Google Map Maker ishte lansuar në vitin 2008, si ide për të i mundësuar secilit të bëj editime dhe sugjerime të përmirësimeve në rrugë, vende dhe mundësi të tjera në Google Maps. /ameble.com

Versioni Android i ardhshëm ndoshta “Android Nutella”

Versioni Android i ardhshëm ndoshta “Android Nutella”

Versioni i ardhshëm Android N tani është zyrtarisht në dispozicion për test. Google ka informuar se versioni i ri i Android-it është në dispozicion për përdoruesit që duan ta provojnë nëpërmes Developer Preview.

Ende nuk e dimë se çfarë emri përfundimtar do të ketë ky version, thashethemet thonë se mund të quhet edhe Nutella. Sidoqoftë, Google si duket është duke punuar që ky version të vijë me shumë karakteristika, ndryshe nga versionet e kaluara.

Android Nutella

Android N përfshinë një funksion të ri multitasking, pjesën e njoftimeve të ri-dizajnuar dhe përmirësime të baterisë. Një e re tjëter është mundësia e ndarjes së ekranit me përkrahje multitasking, opsion ky që mundëson përdorimin e dy aplikacione në të njëjtën kohë, të ndarë në ekran për gjysmë dhe punon në të dy pajisjet tablet dhe smartphone.

Ky version testues do të jetë në dispozicion për pajisjet Nexus 6P, Nexus 5X, Nexus 6, Pixel C, Nexus 9, Nexus Player dhe smartphone-in Android One të quajtur General Mobile 4G.

Ka edhe plotë ndryshime që pritet të bëhen në ketë version e që mund t’i gjeni në Android N Developer Preview. /ameble

Regjistrimi për ngjarjen Google I/O 2016 hapet nga 8 Marsi

Regjistrimi për ngjarjen Google I/O 2016 hapet nga 8 Marsi

Gjiganti Google ka njoftuar të martën se regjistrimi për ngjarjen e tyre I/O 2016 do të fillojë nga data 8 Mars dhe do të vazhdoj deri me 10 Mars.

Google IO 2016

Nga kjo ngjarje pritet të njoftohemi për planet e Google-it për versionin e ardhshëm të Androidit, Android N, gjithashtu edhe për ndryshimet që pritet të bëhen në sistemin e tyre Chrome. Me aq sa dimë deri me tani, Google nuk pritet të prezantoj ndonjë pajisje të re.

Google I/O 2016 do të mbahet nga 18-20 Maj në Mountain View. Ne, që nuk e kemi mundësin të jemi prezent, nuk duhet të brengosem shumë sepse e tërë ngjarja do të jetë e transmetuar drejtpërdrejt. /ameble

Coca-Cola kthen paketimin e pijeve nga kartoni në kufje virtuale (video)

Coca-Cola kthen paketimin e pijeve nga kartoni në kufje virtuale (video)

Me sasinë e pijeve Coca-Cola që konsumohet për çdo vit, i bie që i gjithë paketimi dhe kartonët e tyre gjithashtu hidhen në bërllok. Përderisa riciklimi është një mundësi e mirë, pse mos të ri-përdoren?

Si duket Coca-Cola ka menduar për ketë dhe idea e tyre është që t’i kthej paketimet në kufje virtuale (Cardboard virtual reality) për Google-in.

Siç po e shihni në videon e mësipërme, kompania ka demonstruar se si paketimi i saj i Coca-Cola-së potencialisht mund të ripërdoret dhe kthehet në kufje VR. Duke pasur parasysh se kompania Google, shumë çartë i ka vënë udhëzimet e kësaj mundësie në ueb-faqen e tyre, përveç Coca-Cola-së ka edhe kompani të tjera që kanë ndjekur të njëjtin ide.

Për momentin kjo çka është paraqitur në video është vetëm një koncept dhe se Coca-Cola ende në të vërtetë nuk ka filluar me këto pako karton, por që pritet të filloj në të ardhmen. /ameble

Gjejnë gabime në Youtube, shpërblehen nga Google (Video)

Gjejnë gabime në Youtube, shpërblehen nga Google (Video)

Një grup studentësh të cilët përbëhen prej 4 programerëve të ndryshëm, bënë të mundur që të gjejnë gabime të ndryshme në rrjetet gjigante teknologjike.

Kësaj radhe është Leutrim Berisha ai i cili se fundi gjeti gabime në faqen e Youtube e më pas mori shpërblim, (mjete financiare) nga gjiganti Google.

Por kjo nuk është e gjitha, ky i ri kosovar ka arritur që tashmë të futet edhe në Hall of Fame tek kompania Google, transmeton Klan Kosova.

Ngjarja Google I/O 2016, datat dhe lokacioni

Ngjarja Google I/O 2016, datat dhe lokacioni

Kryeshefi i Google-it Sundar Pichai të martën ka njoftuar se ngjarja vjetore Google I/O 2016 do të zhvillohet në mes të muajit Maj, në datat 18-20, në Mountain View në amfiteatrin Shoreline.

Sipas Pichai, vendi është i veçantë sepse është lagja e njëjtë ku u mbajt ngjarja e parë e I/O, një dekadë më parë. Shikoni se sa larg ka shkuar Google që nga ajo kohë.

Pichai ka dhënë se, më shumë detaje rreth kësaj ngjarje pritet të jepen shumë shpejt.

Një gjë është e sigurt së nga Google pritet versioni i ardhshëm i Android-it. Përveç kësaj, nuk dihet së për çfarë tjetër do të flasë Google. Për Self-Driving? Për Google Glass 2.0? Chrome OS? Mbetet të shihet! /ameble

Google Store nxjerr në shitje Nexus 6P edhe për Evropë

Google Store nxjerr në shitje Nexus 6P edhe për Evropë

Google, disa javë pasi nxori në shitje smartphone-in e tyre të ri Nexus 6P për SHBA-të, tani të njëjtën e ka bërë edhe për Evropë.

Nexus 6P

Më hapësirë dhe ngjyra të ndryshme tani është në çdo treg të Evropës, ku çmimet fillojnë nga 649€. Ky çmim është shumë më i lartë krahasuar me Amerikë ku i njëjti Nexus 6P fillon çmimin nga 499$ dhe në Mbretërinë e Bashkuar me 449£. Pra nuk është e qartë pse është ky çmim për Evropë.

Sidoqoftë, nëse e dëshironi dhe nuk ju intereson çmimi, atëherë mund ta porosisni përmes Google Store në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Belgjikë, Irlandë, Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.

Versioni 32GB është me çmim 649€, ndërsa modeli 64GB është me çmim 699€. Google ka listuar gjithashtu edhe versionin 128GB i cili me çmim është 799€, por që nuk është në dispozicion për t’u porositur ende. /ameble

Ri-dizajnohet Google+

Ri-dizajnohet Google+

Google mund të ketë pasur qëllime të mira kur e patë krijuar rrjetin social të tyre Google+, mirëpo krahasuar me dy rrjetet tjera Facebook dhe Twitter, kjo nuk është askund.

Megjithatë, një përpjekje tjetër për të bërë Google+ pak më tërheqës për përdoruesit, Google ka bërë disa ndryshime të vogla në dizajn. Kjo më shumë i ngjanë të jetë një ri-dizajn në pjesën frontale apo ballinën, gjithashtu një formë se si Google dëshiron që përdoruesit e saj të përdorin rrjetin e tyre social, ku prioritet më shumë i ka dhënë komunitetet dhe koleksioneve.

Dragon Final Animation

Tani, në qoftë se dëshironi të shihni ndryshimet, kyçuni në llogarinë Google+, ku menjëherë ju paraqitet kërkesa për ndryshime që shkruan “Let’s go”. /ameble