GoPro, kompani kjo e njohur për linjën e saj të kamerave HD Hero që posedojnë mundësinë e incizimeve në kushte ekstreme, ka lansuar modelin Hero 3+. Kjo kamerë është me e lehtë dhe me e vogël sesa ato më herët, si dhe baterinë e konsumon në një ritëm më të ngadaltë.

GoPro Hero 3+ 1

Hero 3+ vjen në dy versione. Versioni i zi është 20 % më i vogël se sa Hero 3 dhe ofron 30% me shumë jetë të baterisë. Ai gjithashtu shpejtësinë e rrjetit Wi-Fi e ka katër herë më të shpejtë, posedon lente të reja për video me të mprehtë dhe cilësi me të mirë të imazhit. Një tipar i ri i quajtur SuperView ofron pamje me kënd më të gjerë.

Kurse në versionin me ngjyrë të argjend Hero 3+, procesimi i imazheve është dy herë më i shpejt se në Hero 3. Ai gjithashtu përkrah video 1080p në 60 fps, si dhe 720p në 120 fps.

[youtube id=”3wbvpOIIBQA” width=”600″ height=”350″]

GoPro Hero 3+ do të shfaqet në treg këtë javë për 299$ (versioni me ngjyrë të argjend) ose 399 $ (versioni me ngjyrë të zezë).

GoPro Hero gjithsesi se mund ti blini edhe tek ne, për me shumë informata vizitoni dyqanet e Mega-s|ameble|