Tag Archives

2 Articles
Halo 5: Guardians do të jetë loja e re e serisë Halo

Halo 5: Guardians do të jetë loja e re e serisë Halo

Halo 5 GuardiansHalo 5: Guardians është emri i lojës së re nga seria Halo dhe pritet të lansohet ekskluzivisht për Xbox One në vitin 2015 në të njëjtën kohë me serialet e saj në TV, aktualisht në zhvillim e sipër me producentin Steven Spielberg.

Lansohet diku në Shtator të vitit të ardhshëm, Halo 5 edhe një herë do të shfaqet me Master Chief dhe lojtarët e tij ku do të vazhdojnë udhëtimin pas ngjarjeve në fund të Halo 4.

Microsoft për ketë lojë pritet të jap me shumë informata në ngjarjen E3 2014, ku do të njoftojë gjithashtu për lojërat tjera që do të lansohen për konsolen e tyre Xbox One. Ngjarja E3 2014 pritet të mbahet nga data 10-12 Qershor, të cilën si çdo vit do t’i përcjellim të ngjarjet. /ameble

Halo 4, shet 3 milion kopje vetëm në ditën e parë

Halo 4, shet 3 milion kopje vetëm në ditën e parë

Microsoft siç duket do të korr edhe një sukses tjetër me lojën e tyre të re Halo 4 për Xbox 360, dhe sipas një raporti të fundit nga VGChartz, Microsoft ka shitur mbi tre milion kopje të kësaj loje vetëm në ditën e lansimit.

Sipas këtij raporti nga 3 milion kopje të shitura, 1.9 milion kopje ishin shitur vetëm në SHBA të cilat llogariten për 60% të shitjeve, një rritje prej 15% nga shitja ditore e versionit Halo 3.

Halo 4 pritet që të shes mbi 4 milion njësi deri në fund të javës së saj të parë, edhe pse kjo ndoshta mund të jetë edhe më e lartë, Halo 3 ka shitur për të njëjtën kohë rreth 3.8 milionë. |ameble|

[youtube id=”GO376G4tbGM” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]