Wall Street Journal ka raportuar se Facebook ka në plan të fus simbolin Hashtag në shërbimet e tyre, duke ju ofruar mundësinë përdoruesve për indeksimin e bisedave rreth një teme të veçantë, ashtu siç edhe funksionon aktualisht në Twitter. Ata që përdorin Twitter-in mund të kuptojnë funksionin Hashtag.

Burimet të njohura me këtë çështje, u kanë thënë Journal se Facebook është duke punuar në ketë funksion, mirëpo nuk do të hyn ne funksion edhe një kohë. Hashtag momentalisht është e përfshirë në Instagram që është pronësi e Facebook-ut.

Hashtag duket si një evolucion natyror për shërbimin e ri të Facebook-ur Graph Search. Kërkimi aktualisht është i kufizuar për të dhënat që ekzistojnë nga përdoruesit. Shtimi i simbolit Hashtag do të mundësojë një zgjerim të këtij funksioni të kërkimit. Tani për tani, ende nuk dihet së kur do të hyjë ne funksion, një zëdhënës i kompanisë ka thënë thjesht: “Ne nuk do komentojmë mbi thashetheme apo spekulime.” |ameble| [divider top=”0″]