Tag Archives

2 Articles
SanDisk Optimus MAX SSD disku i parë në botë 4TB, 2.5-inç

SanDisk Optimus MAX SSD disku i parë në botë 4TB, 2.5-inç

SanDisk ka njoftuar për diskun e parë në botë 2.5-inç Serial Attached SCSI (SAS) solid state disk (SSD) me hapësirë 4TB, në formën e re si SanDisk Optimus MAX SSD.

SanDisk Optimus MAX SSD

Optimus MAX SSD i ri është projektuar posaçërisht për tregun e kompanive dhe si zëvendësim për ruajtjen e dhënave në raste kritike nëpër DataCenter-s.  SanDisk shpjegon se Optimus MAX SSD i ri aftësinë e leximit/shkrimit e ka në shpejtësi deri në 400/400 MB/s.

Për fat të keq sa i perket ketij produkti të ri nga SanDisk nuk ka informata për çmimin ose disponueshmërinë e tij. /ameble

Seagate lanson disk të hollë 500GB për ultra-laptopë dhe tablet

Seagate lanson disk të hollë 500GB për ultra-laptopë dhe tablet

Seagate disku i holleDisku ultra i hollë Seagate 500GB është projektuar posaçërisht për përdorim në ultra- laptopë dhe tablet. Sipas Seagate, ky disk është 100 % në përputhje me pajisjet Ultrabook dhe standardet e rregullta të laptopëve.

Është vetëm 5mm i trashë dhe peshon 94 gram. Thuhet se është deri në 30 % më i hollë se këto që kemi aktualisht.

Sipas Seagate, ata kanë punuar shumë në arritjen e një pajisje sa më të vogël që t’jetë e mundur, për të siguruar vend të lirë në pajisjet të holla ose që janë më shumë karakteristika.

Shumica e laptopëve dhe tabletëve përdorin çipat flash-based SSD për të ruajtur të dhënat. Këto kanë një numër avantazhesh në krahasim me disqet standarde, duke përfshirë shpejtësinë e shkrimit, pranimit të të dhënave si dhe madhësia e tyre.

Megjithatë, pajisjet me harduer të këtillë nuk kushtojnë lirë dhe për ketë arsye rritet çmimi i një laptopi apo tableti. |ameble|