Sot, Google ka filluar me një shërbim të ri që quhet “Helpouts“. Faktikisht është një uebfaqe e re që u mundëson përdoruesve të lidhen me ekspertë ndihmës, duke e paguar një shumë të caktuar për “shërbimet” që ofrohen nëpërmes video chat.

[youtube id=”K-VFC9AQM1k” width=”600″ height=”350″]

Premisa themelore e Helpouts është që të funksionoj si një ndërmjetës për lidhjen e atyre që kanë nevojë për njohuri apo ndihmë, me ata që janë të specializuar në fusha të caktuara dhe të marrin gjithashtu eksperienca nga njëri-tjetri . Momentalisht ndihmë mund të ofrohet për disa fusha si: kurse të muzikës, këshilla për yoga, këshilla për ushqim, teknologji dhe disa tjera.

Nëse klikoni tek uebfaqja Helpouts, aty keni një opsion kërkimi ku thjesht mund të kërkoni ndihmë dhe pastaj dalin rezultatet e njerëzve që janë të gatshëm për t’ju ndihmuar. Ka ekspertë që punojnë pa pagesë ose llogaritje për minutë/orë. |ameble|