Huawei tani është një nga lojtarët kyç në industrinë e smartphone-ve, gjithashtu është shitësi i tretë më i madh në botë pas Samsung-ut dhe Apple-it.

Huawei Mate 8

Sipas një raporti nga WSJ, kompania kineze nga viti i ardhshëm do të hyj në tregun amerikan me smartphone-et e fundit Mate 8 dhe Honor 5X.

Pra është hera e parë që Huawei do të lansoj smartphone në tregun e SHBA-ve, gjithashtu është thënë se kompania do të bëj një prezantim në lidhje me hyrjen e tyre në tregun e SHBA-ve, muajin e ardhshëm në ngjarjen CES në Las Vegas.

Në ngjarjen CES raporti i WSJ më tej përmend se kompania kineze do të shfaqë modelin e ri të smartphone-it Mate 8, ku gjithashtu pritet të zbulojë detaje rreth disponueshmërisë dhe çmimit të këtij modeli. Krahas dy smartphone-ve të lartpërmendur, raporti më tej përmend se Huawei do të prezantoj edhe një smartwatch për tregun e SHBA-ve.

Huawei së fundmi kishte lansuar Mate 8, ku edhe është në dispozicion për shitje në Kinë. /ameble