Tag Archives

2 Articles
Zyrtarizohet smartphone-i Honor 8 Pro

Zyrtarizohet smartphone-i Honor 8 Pro

Honor kanë njoftuar për lansimin e smartphone-it të tyre të fundit, Honor 8 Pro i cili vjen me ekran 5.7 inç dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve qHD.

Honor 8 Pro përbrenda posedon procesorin 8-bërthamor Kirin 960, vjen me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për të dhëna. Në front është i pajisur me një kamerë 12 megapikselë për selfie kurse në pjesën e prapme të pajisjes një tjetër kamerë 12 megapikselë me lente të dyfishtë.

Honor 8 Pro do të fillojë me shitjet në Britani të Madhe me çmim për 474 funta (555 euro) dhe mund të para-porositet që nga dita e sotme. Për me shumë detajte rreth këtij smartphone-i kliko këtu. /ameble

Lansohet tableti i ri Huawei Honor me ekran 8-inç dhe 3G

Lansohet tableti i ri Huawei Honor me ekran 8-inç dhe 3G

Huawei në Malajzi ka lansuar një tabletë të ri, Huawei Honor, i cili vjen me ekran 8-inç, dhe është dizajnuar për çmim të ulët.

Huawei Honor

 

Huawei Honor përmban procesorin quad Qualcomm Snapdragon 200 me shpejtësi 1.2GHz dhe është i pajisur me 1GB RAM. Ekran 8 inç i këtij tableti vjen me rezolucion 1280 x 800 pikselë dhe posedon lidhjet 3G një HSPA+. Hapësira e të dhënave është 16GB RAM dhe për zgjerim posedon gjithashtu portën microSD. Kamera e pasme e tij është 5 megapikselë kurse ne anën frontale është VGA.

Tableti vjen me platformën Android 4.3 Jelly Bean dhe gjithashtu përmban ndërfaqen e Huawei-t, Emotion UI 1.6. Ky tablet do të shitet me pakicë për 184$ në Malajzi dhe nuk ka informata nëse do të shitet edhe në vendet tjera.