[MWC 2013] HP ka njoftuar për tabletin e tyre të ri HP Slate7. Me këtë pajisje, ajo zyrtarisht ka njoftuar së do të hyj në tregun e tabletëve Android. Një javë më parë nuk ka pasur asnjë lajm apo thashetheme në lidhje me ketë, mirëpo si duket HP është përgatitur me shumë surpriza për Kongresin në Barcelonë.

Ky tablet i madhësisë 7 inç, do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean, me rezolucion 1024X600 pixel, procesorin 1.6 GHz  2-bërthamor Cortex, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme me mundësi zgjerimi nëpërmjet karteles micro SD, kamerën 3 megapixel në pjesën e pasme dhe atë frontalen VGA.

Shërbimet e Google-it siç janë Google Play, Google Search, Gmail, YouTube, Google Drive dhe Google+ janë të përfshira në të, duke mos lënë anash shumë aplikacione tjera që mund ti shkarkoni nëpërmjet Google Play.

Tableti HP Slate7 do të shfaqet në treg nga muaji Prill dhe do të ketë çmimin prej 169 $. |ameble| [divider top=”0″]