Tag Archives

2 Articles
HP SlateBook 14 Laptop Android tani në dispozicion për 429 $

HP SlateBook 14 Laptop Android tani në dispozicion për 429 $

HP Slatebook 14HP njoftoi se laptopi i fundit HP SlateBook 14 nga tani është në dispozicion për të blerë si online ashtu edhe në dyqanet e shitjes me pakicë për 429 $.

HP SlateBook 14 Android laptop ka ekranin LED 14 inç me prekje me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe është mbështetur nga NVIDIA Tegra procesor 4 me shpejtësi prej 1.6 GHz, 2 GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme për ruajtje dhe vjen me sistemin operativ nga Google Android 4.3 Jelly Bean.

Karakteristika të tjera të modelit HP SlateBook 14 përfshijnë kamerën frontale HP TrueVision HD me mikrofon të integruar, microSD lexuesin, një port USB 3.0, dy porta USB 2.0, një port HDMI dhe një 32 WHR Li-ion bateri që mundëson përdorimin e laptopit deri në 9 orë pa e mbushur fare. /ameble

HP së shpejti me Android Laptop

HP së shpejti me Android Laptop

HP njoftoi se është duke punuar në krijimin e një modeli të ri të laptopit i cili do të ketë të instaluar sistemin operativ Android.

HP Slatebook 14

Edhe pse ende nuk e ka bërë zyrtarizimin e pajisjes HP SlateBook 14, kompania HP tani më ka paraqitur në sajtin e tyre zyrtar disa specifika harduerike për pajisjen në fjalë.

HP SlateBook 14 përbehet nga ekrani i plot me prekje (Full HD Touchscreen) 14 inç i përkrahur nga procesori nga Nvidia Tegra. Ka të integruar microSD portën, HDMI portën, 3 USB porta dhe vjen me sistemin operativ Android Jelly Bean duke ofruar kyçje në Google Play.

Deri më tani nuk ka asnjë informatë për çmimin si dhe datën e saktë të lansimit të HP SlateBook 14. /ameble