HTC 10Smartphone-it HTC 10 i kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para debutimit të tij zyrtar, por kompania thuhet të ketë diçka tjetër interesante gjatë këtij viti. Një raport i ri thotë se mund të vij edhe një model tjetër “HTC 10 mini” me kornizë të vogël dhe harduer më të mirë.

Thashetheme vijnë nga Android-News, një uebfaqe austriake që pretendon të ketë qasje në informata të brendshme të HTC-së. Ata vënë në dukje se HTC 10 mini do të nisë në muajin Shtator, i cili do të ketë një ekran 4.7-inç, 4GB RAM dhe procesorin Snapdragon 823. Kompania në ketë model thuhet se mund të ulë rezolucionin nga Quad HD në 1080p ose 720p për ekranin e modelit 10 mini.

Detaje tjera me siguri se do të kemi në ditët apo javët e ardhshme, gjithashtu do të njoftohemi më kohë. /ameble