Në një konferencë shtypi të mbajtur dje siç edhe ishte paralajmëruar, HTC ka paraqitur katër smartphone të ri nga seria e tyre Desire që synon tregun e tyre në Tajvan. Kompania ka prezantuar dy pajisje të reja të rangut të mesëm Desire 501 dhe 700, dhe në të njëjtën kohë ka përmendur edhe modelet Desire 300 dhe 601 me dy SIM kartela të cilët i kishte prezantuar në muajin Tetor.

Desire 501 posedon ekran 4.3 inç me rezolucion 800 x 480 pikselë, procesorin 2-bërthamor 1.15GHz, 1GB RAM, 8GB memorie e brendshme dhe posedon portën microSD, kamera e pasme 8 megapikselë dhe si duket nuk ka kamerë frontale. Ky model vjen me ngjyrë të argjend, rozë dhe të zezë. Çmimi i këtij modeli pritet të jetë rreth 334 $.

HTC Desire 501

Ndërkohë, Desire 700 vjen i pajisur me ekran të plotë HD 5 inç por me rezolucion zhgënjyes 960 x 540 pikselë. Posedon procesorë 2-bërthamor 1.2GHz dual, 1GB RAM , 8GB memorie e brendshme dhe posedon portën microSD, mundësinë për dy SIM kartela, kamerën e pasme 8 megapikselë dhe atë frontale të dobët. HTC Desire 700 vjen me ngjyrë të zezë. Kushton rreth 470 $. |ameble|

HTC Desire 700 Dual SIM