Tag Archives

2 Articles
Rrjedhin fotot e para të HTC Desire 820

Rrjedhin fotot e para të HTC Desire 820

Javën e kaluar kemi publikuar lajmin për disa thashetheme se smartphone-i HTC Desire 820 do të jetë pajisja e parë Android me procesorin 64-bit, ndërsa sot janë publikuar edhe fotot e para si dhe disa specifika të pajisjes në fjalë.

HTC Desire 820 do të ketë procesorin 64-bit 8-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 615, i përberë nga një procesor 4-bërthamor ARM Cortex A53 me shpejtësi prej 1.7GHz dhe një procesor tjetër 4-bërthamor ARM Cortex A53 me shpejtësi prej 1.0GHz.

Specifika të tjera të smartphone-it HTC Desire 820 përfshijnë ekranin e plotë 5.5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, kamerën frontale 8 megapiksel, kamerën kryesore 13 megapiksel, 2GB RAM memorie, sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat dhe një bateri të fuqisë prej 2600 mAh.

HTC pritet të prezanton pajisjen HTC Desire 820 në një konferencë shtypi në IFA më 4 Shtator, me ç’ rast do të kemi më shumë detaje rreth pajisjes duke përfshi edhe çmimin e mundshëm. / ameble

HTC Desire 820 do të jetë pajisja e parë Android me procesorin 64-bit

HTC Desire 820 do të jetë pajisja e parë Android me procesorin 64-bit

HTC Desire 820 8 Core 64-bit AndroidHTC Desire 820 mund të jetë smartphone-i i parë Android që do të ketë procesorin 64-bit 8-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 615.

Nuk ka detaje të sakta për modelin HTC Desire 820, por si duket do të vijë me një ekran 5.5 inç, të paktën 1GB ose 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme si dhe versionin e sistemit Android 4.4.4 Kitkat dhe HTC Sense.

Sikurse shumica e kompanive të tjera, edhe HTC ka rezervuar datën 4 Shtator në IFA 2014, ku pritet të mbanë konferencën për shtyp për të mësuar më shumë për detaje rreth pajisjes në fjalë si dhe për lansimin e mundshëm të disa pajisjeve të tjera nga HTC. /ameble