HTC Desire 620Janë shfaqur disa informata për telefonin e ri nga HTC i koduar me emrin HTC Desire A55, dhe nëse specifikimet janë të sakta, atëherë kjo pajisje do jetë një pajisje shumë mbresëlënëse.

Bazuar në informata aktuale, për HTC Desire A55 është thënë se ka një ekran 5.5 inç QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve i përkrahur nga procesori 8-bërthamor 64-bit nga Mediatek MT6795 me shpejtësi 2GHz dhe 3GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të HTC Desire A55 përfshijnë 32GB hapësira e brendshme, 13 megapikselë kamera frontale. 20 megapiksel kamera kryesore si dhe pajisja do të vijë me versionin Android 5.0 Lollipop dhe me HTC Sense 7.0.

Sipas informatave aktuale, pajisja mund të lansohet gjatë këtij muaji. /ameble