Sipas një raporti të publikuar nga specialistet për pajisje mobile “51degrees.mobi”, smartphone-i HTC Desire që dikur ishte smartphone i parë Android që ka arritur të sfidojë Apple iPhone-in, ende duket të jetë një nga pajisjet më të popullarizuar të kompanisë globalisht, që më shumë se tre vjet që u lansua.

Hulumtimet janë bërë nga trafiku i internetit mobil të krijuar nga pajisjet më të popullarizuara të HTC-së nga Janari i vitit 2012 (asnjëra prej pajisjeve nuk ka qenë me platformën Windows).

Mirëpo Fitues e kanë nxjerr modelin HTC Evo 4G, i cili është në dispozicion vetëm për SHBA dhe është në vendin e parë, e ndjekur nga Desire, pastaj One X, Wildfire S dhe Sensation.

HTC Evo 4G graf

Sipas grafikës HTC One X ka filluar t’ju bëjë dëm të madh në trafikun e internetit pajisjeve të vjetra, raportet e shitjeve tregojnë se 90% e pronarëve të Android-it janë ende me smartphone-et e tyre të parë, por a do të ndryshoj ketë HTC One X mbetet të shihet? |ameble|