Facebook ka prezantuar mbrëmë ndërfaqen e saj të re Facebook Home, gjithashtu HTC dhe AT&T kanë qenë prezent në ketë ngjarje dhe kanë bërë një paraqitje të tyre. Ata i kanë dhënë fund thashethemeve duke zbuluar kështu një Launcher (ndërfaqe) për platformën Android që integron Facebook-un në një nivel krejt të ri.

[quote style=”1″] Launcher është emri i dhënë për ndërfaqen e përdoruesit Android që ju mundëson të rregulloni hapësirën bazë të ndërfaqes së ekranit. [/quote]

Aplikacioni Facebook Home do të jetë në dispozicion për shkarkim nga data 12 prill, një Launcher që ndryshon mënyrën se si të manipuloni me ndërfaqen bazë të Android-it në smartphone-in tuaj, duket si një sistem operativ krejtësisht ndryshe.

Bashkë më Facebook Home, HTC në anën tjetër ka prezantuar smartphone-in e tyre të ri HTC First, një smartphone i krijuar posaçërisht për përdoruesit e Facebook-ut me ndërfaqen Facebook Home. Ai do të jetë në dispozicion nga po e njëjta datë 12 Prill me çmim për 99 $ (me kontratë 2-vjeçare nga AT&T).

HTC First posedon ekran LCD 4.3 inç me rezolucion 720p, procesorin dy-berthamorë Qualcomm Snapdragon 400, kamerën e pasme 5 Megapiksel, si dhe atë frontale për video 1.6 Megapiksel. Ky smartphone do të vijë me Android 4.1 Jelly Bean, HTC Sense 4.1 dhe Facebook Home.|ameble| 

HTC-First and Facebook home (3)

HTC-First and Facebook home (4)

HTC-First and Facebook home (2)

HTC-First and Facebook home (1)