Tag Archives

5 Articles
Samsung përdoruesit e iPhone-it i quan “përqafues të mureve”

Samsung përdoruesit e iPhone-it i quan “përqafues të mureve”

Samsung është kthyer me traditën e vjetër të saj, në përpjekje për të rritur shitjet e saj të smartphone-it të ri Galaxy S5. Kompania ka publikuar një video të re ku përdoruesit e iPhone-it i quan përqafues të mureve (Wall huggers).

Samsung me ketë reklamë thjesht paraqet atë se si përdoruesit e iPhone-it duhet të kyçin smartphone-at e tyre në rrymë shumë shpesh, në rast se dëshirojnë ti përdorin, dhe më ketë pretendon se jeta e baterisë në Galaxy S5 është më e mirë:

https://www.youtube.com/watch?v=mzMUTrTYD9s

Samsung Galaxy S5 vërtet si model posedon baterinë e fuqishme, por në ketë rast kompania reklamën do të ishte më mirë ta bënte kundrejt rivaleve kryesor të këtij viti për smartphone, siç janë HTC One M8 dhe LG G3 dhe jo me modelin iPhone i cili është i vitit të kaluar.

Apple modelin e ri të iPhone-it pritet të lansoj gjatë këtij viti, dhe pa dyshim se Samsung do duhet që reklama të këtij lloji të bëj pas lansimit të modelit të ri iPhone 6.

Strategjia e marketingut nga Samsung në të kaluarën ka ecur mirë për kompaninë, edhe pse në ketë rast kjo kompani nuk duhet të shqetësohet shumë vetëm nga Apple, ajo duhet të merret më shumë me konkurrentet serioz të Galaxy S5 siç janë LG G3 dhe HTC One M8.

Sido që të jetë, modeli i fundit i Samsung-it nuk duket që ka pasur atë suksesin e madh siç ka pretenduar kompania, dhe për ketë arsye si duket kompania po merret me reklama të tilla. /ameble

Të dy HTC One (M7) dhe One (M8) do të marrin Android L

Të dy HTC One (M7) dhe One (M8) do të marrin Android L

HTC One M8 HTC One M7Një lajm i mirë për të gjithë ata që posedojnë një nga smartphone-at e fundit të HTC-së, është se do të marrin versionin e fundit të Android-it të prezantuar dje nga Google.

Kompania HTC ka njoftuar dje menjëherë pas prezantimit se do të sjellë versionin e ri Android L në të dy modelet HTC One (M7) dhe HTC One (M8), brenda 90 ditëve nga dita e lansimit zyrtar të softuerit. Kjo nuk është për t’u habitur për One M8 ngase është smartphone i cili u lansua në fillim të këtij viti, por ajo që na habit nga HTC dhe që do të mirëpritet është që ky version do të jetë edhe për modelin e mëparshëm HTC One M7.

Sigurisht, se kjo çfarë ka deklaruar kompania do të marrë kohë para se të shfaqet ky përditësim në pajisjet HTC, për momentin as nga Google nuk ka një afat kohor për Android L se kur në të vërtetë do të jetë në dispozicion për përditësim.

Sido që të jetë, e rëndësishmja është se cilindo nga këta smartphone që e bleni, jeni të garantuar se një ditë do të pranoni versionin e ri të Android-it. /ameble

HTC One M8 nga ari

HTC One M8 nga ari

Siç kemi parë edhe me modelin e më hershem HTC One M7 ku janë prodhuar modele me ngjyrë ari (gold) me saktësisht kanë qenë vetëm katër, tani si duket kompania është duke bërë të njëjtën gjë edhe me modelin e fundit HTC One M8, mirëpo që ende nuk dihet a do te jenë vetëm katër të tilla apo me shumë?

Ky smartphone është në shitje dhe kushton 2560 $, 2700$ do te jetë me ngjyrë Pink-Gold (ari me ngjyrë rozë), kurse 2830$ do te jetë nga platini. /ameble

[youtube id=”TOiTewrY2BY” width=”600″ height=”350″]

Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8 – Testi i hedhjes [Video]

Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8 – Testi i hedhjes [Video]

Edhe më herët kemi pas një numër videosh të publikuara rreth hedhjes së smartphone-ve si test, por tani vjen një video e re nga Techsmart e cila është bërë me smartphone-t e fundit, ku është përfshinë Samsung Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8.

Kliko videon me poshtë për të parë se cili prej smartphone-ve Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8 i shpëton këtij testi të hedhjes nga lartësi të ndryshme.

Pra, si duket nga tri pajisjet, HTC One M8 ka shpëtuar më së miri, me pastaj iPhone 5S dhe në fund Samsung Galaxy S5. /ameble

Zyrtarizohet HTC One M8

Zyrtarizohet HTC One M8

Në ngjarjen e organizuar nga kompania HTC është prezantuar modeli i ri HTC One M8.

Edhe pse pothuajse dizajni është i ngjashëm me modelin paraprak, në modelin e ri si duket HTC është përkushtuar më shumë në përmirësimin e harduerit.

HTC One M8 vjen me ekranin 5 inç me teknologjinë Super LCD3 i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 3.

Modeli i ri është përkrahur nga procesori 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801 2.3 GHz Krait 400 i dedikuar për SHBA, EU, Lindjen e Mesme dhe Afrikën dhe 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801 2.5 GHz Krait 400 i dedikuar për Azinë dhe Kinen dhe ka të integruar 2 GB RAM Memorie.

HTC One M8 vjen me dy modele 16 GB dhe 32 GB, dhe që të dyja e përkrahin mundësin e zgjerimit të hapësirës së brendshme deri në 128 GB nëpërmjet micro SD kartelës.

Kamera frontale është 5 megapiksel, ndërsa ajo e pasme është 4 megapiksel e shoqëruar me vendosjen edhe një kamere shtesë e cila edhe e mat thellësinë e informacionit, me ç’ rast përdoruesi mund të për formojë edhe disa veprime pas shkrepjes së fotografisë. Për këtë arsye edhe HTC e quan dual kamera.

Bateria është e fuqisë së 2600 mAh nga Li-Po dhe nuk mund të ndërrohet nga përdoruesi. /ameble