HTC Smartwatch konceptPërveç modelit HTC One M9, i cili pritet të prezantohet në ngjarjen MWC 2015, ne jemi duke pritur që të prezantohet edhe ora e parë e mençur nga HTC, për të cilën kemi edhe disa informacione të para.

HTC ora e mençur si duket do të quhet HTC Petra e cila pritet të vijë me një ekran PMOLED 1.8 inç me një rezolucion prej 320 x 160 pikselëve.

Ajo që është interesante nga detajet që rrjedhin për HTC Petra është se ora nuk do të vijë me sistemin Android Wear, por në vend të kësaj, pajisja do të vijë me një sistem operativ të ri i zhvilluar nga HTC. Si duket HTC planifikon të krijon platformën e tyre të re e quajtur HTC Smartwatch Multi, e cila do të jetë në përputhje me të dy sisteme operative, Android dhe iOS.

Për HTC Petra gjithashtu është thënë se do të vjen me certifikimin IP57 që tregon se pajisja do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit.

A do të prezantohet kjo orë e mençur së bashku me modelin HTC One M9, do të kuptojmë muajin e ardhshëm në ngjarjen MWC 2015 e cila mbahet në Barcelonë. /ameble