Tag Archives

2 Articles
Smartphone-t e fundit të lansuar në treg

Smartphone-t e fundit të lansuar në treg

Informohu i pari për pajisjet smartphone të fundit të lansuara në treg, për specifikat si dhe çmimin e tyre.

Më poshtë kemi paraqitur smartphone-t e fundit të lansuar duke përshkruar karakteristika të tyre më kryesore, si dhe çmimet e tyre të përafërta në treg:

NEC TERRAIN -amebleNEC Terrain

  • Sistemi Operativ: Android (4.0)
  • Madhësia e ekranit: 3.1 inç me rezolucion 480 x 640 pikselë
  • Procesori: 1500 MHz- 2 -bërthamor, Krait,  Qualcomm Snapdragon S4 Pro Plus MSM8960
  • RAM: 1 GB
  • Kamera e pasme: 5 megapikselë
  • Kamera frontale: 0.3 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 8 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 327,00 €

Samsung Galaxy RingSamsung Galaxy Ring

  • Sistemi Operativ: Android (4.1) TouchWiz UI
  • Madhësia e ekranit: 4 inç me rezolucion 480 x 800 pikselë
  • Procesori: 1400 MHz, Scorpion, Qualcomm Snapdragon S2
  • RAM: 1 GB
  • Kamera e pasme: 5 megapikselë
  • Kamera frontale: 1.3 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 4 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 136,00 €

htc desire 200HTC Desire 200

  • Sistemi Operativ: Android (4.0) Sense UI
  • Madhësia e ekranit: 3.5 inç me rezolucion  320 x 480 pikselë
  • Procesori: 1000 MHz, Qualcomm Snapdragon S1
  • RAM: 512 MB
  • Kamera e pasme: 5 megapikselë
  • Kamera frontale: JO
  • Hapësira e brendshme: 4 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 351,00 €

huawei ascend p6Huawei Ascend P6

  • Sistemi Operativ: Android (4.2.2) Emotion 1.6 UI
  • Madhësia e ekranit: 4.7 inç me rezolucion  720 x 1280 pikselë
  • Procesori: 1500 MHz  4-bërthamor Huawei K3V2E
  • RAM: 2 GB
  • Kamera e pasme: 8 megapikselë
  • Kamera frontale: 5 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 8 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 435,00 €

Samasung Galaxy S4 ZoomSamsung Galaxy S4 Zoom

  • Sistemi Operativ: Android (4.2) TouchWiz Nature UX UI
  • Madhësia e ekranit: 4.3 inç me rezolucion  540 x 960 pikselë
  • Procesori: 1500 MHz, 2-bërthamor ARM Cortex-A9
  • RAM: 1.5 GB
  • Kamera e pasme: 16 megapikselë
  • Kamera frontale: 1.9 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 8 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 499,00 € |ameble|
Huawei prezanton smartphone-in më të hollë në botë “Ascend P6”

Huawei prezanton smartphone-in më të hollë në botë “Ascend P6”

Prodhuesi kinez i elektronikës Huawei gjatë një ngjarje të mbajtur dje në Londër, ka prezantuar smartphone-in më të hollë në botë “Ascend P6”.

Huawei Ascend P6

Huawei Ascend P6 është me trashësi 6.18 mm, që i bie të jetë më i hollë se konkurrentët e tij iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4 (7.6 mm dhe 7.9 mm). Ky model i ri nga Huawei i takon serisë së tyre P. Më herët, Huawei kishte lansuar modelin Ascend P2, të cilin kompania në atë kohë e quante smartphone-i më i shpejtë në botë.

Ascend P6 karakterizohet me procesorë 4-bërthamor 1.5GHz, ekranin HD 4.7 inç, kamerën e pasme 8 megapikselë kurse ajo frontale 5 dhe vjen më platformën Android versioni 4.2.2 Jelly Bean. Smartphone-i gjithashtu përmban mundësinë “Magic Touch” teknologji që mundëson përdoruesit të përdorin pajisjen edhe me doreza.

Pesha e Ascend P6 është 120 gram, e përafërt deri diku me iPhone 5 i cili peshon 112 gram.

Pamja metalike e jashtme do të jenë në dispozicion në të zezë, të bardhë apo ngjyrë trëndafili. Tani për tani, Huawei thotë se ky model do të filloj në tregun e Kinës këtë muaj, kurse Europë muajin e ardhshëm. |ameble|