Lansohet në Kinë smartphone-i Huawei Mate 8. I pajisur me ekran Full HD 6-inç dhe rezolucion 1920×1080 pikselë, posedon procesorin Kirin 950, 8-bërthamor i cili është i përbërë nga katër bërthama A72 në shpejtësi 2.3GHz, gjithashtu vjen me grafiken Mali T880 MP4 GPU. Si softuer e ka të instaluar EMUI 4.0 me bazë Android 6.0 Marshmallow.

Huawei Mate 8

Këto janë karakteristikat e vetme të prezantuara për ketë smartphone, tjetër që dimë është se do të vijë në tri ngjyra ari, bakri dhe argjendi dhe nga tani është në dispozicion për shitje në Kinë, kurse për vendet tjera pritet të dal në fillim të vitit të ardhshëm. /ameble