Duket sikur publikimi i tabletit Nexus 7 ka qenë hera e fundit kur zëvendës presidenti i divizionit te Android ne Google, Hugo Barra është shfaqur para publikut si përfaqësues i kësaj të fundit.

Sipas një raporti të AllThingsD, Hugo Barra nuk do të jetë më pjesë e Google ngase ai pritet që të kaloj në një pozitë të lartë në kompaninë kineze Xiaomi.

Është me rëndësi të cekim faktin se kjo nuk është hera e parë që Barra po bënë një ndryshim të tillë në karrierën e tij prej menaxheri. Para se të fillonte të punonte për Google, ai ka qenë në pozitë të ngjashme në kompaninë Nuance e cila është marrë me zhvillimin e aplikacionit “Apple Siri”.

Kompania Xiaomi në të cilën përflitet se është kyçur Hugo Barra, është njëra ndër korporatat me rritjen më të madhe në Kinë. Prej kohës kur Xiaomi ka filluar me prodhimin e produkteve te saj teknologjike (smartphone, tabletë, etj), kjo e fundit ka filluar të quhet “Apple of China”, ngase produktet e kësaj kompanie janë tejet stabile.

Sipas disa analisteve, largimi I Barra’s nga Google, do të krijojë një vrimë brenda Google, sepse është fjala për njeriun e dytë në kompani.  |ameble|