Ashtu si është premtuar dhe përfolur që dy muaj, Samsung ka filluar shpërndarjen e Android 4.1.2 për Galaxy S III ( I9300 ). Këtë lajmë për herë të parë kemi publikuar më 1 Nëntor me një video të detajuar për përditësimin në fjalë të cilin mund të shikoni këtu. Ky përditsim ndryshe i quajtur edhe Premium Suite Upgrade ka nisur të shpërndahet edhe në disa telefona në Kosovë, sot edhe ne kemi pranuar këtë update që peshon 125 Mb dhe ju sjellim disa foto dhe karakteristikat kryesore të jelly Bean 4.1.2.

[jcarousel source=”post” link=”image” size=”150×150″ limit=”10″ items=”3″ speed=”200″ margin=”10″]
Arsyeja kryesore se pse quhet përditsimi Premium Suite Upgrade ështe se na sjell disa aplikacione që janë prezent në Galaxy Note II si dhe disa karakteristika të reja.

Karakteristika në këtë update:

Multi-Window multitasking (karkteristik prezente në Galaxy Note II)
Përmirsime në Kamer (fotografimi në ndriqim të ulët, Best Face, Panorama e zgjeruar)
Galeria re me shumë risi
Notification Panelin tani mund të përshtatni sipas nevojës
Rotullimi i mencur (Smart Rotation), tani për rotullimin e ekranit S3 kontrollon edhe se si shikoni ne ekran
Reagimi në prekje (touch) është e përmirësuar
Page Buddy, me aktivizimin (futjen) e ndëgjojseve krijohet një faqe vetëm për muzik dhe video
Cast AllShare
Smart Dock
Paper Artist aplikacion
Grupi Cast aplikacion

Por kjo nuk është e tëra ka shumë përmirsime tjera dhe shpresojmë që shumë shpejt do t’ju
sjellim të gjitha me një video praktike (hands-On). |ameble| [divider top=”0″]