Jelly Bean është bërë versioni më i shfrytëzuar nga të gjitha versionet Android. Versionet Android 4.1 dhe 4.2 që zakonisht referohen si “Jelly Bean,” kohen e fundit kanë marr kryesimin në garën e versioneve tjera. Vetëm muajin e kaluar ka rënë për një kohë të shkurtër prej 30 %, por nga statistikat e fundit të marra për periudhën 14 ditore qe përfundoj më 8 Korrik kishte 40 % rritje në pajisjet Android.

Duke kombinuar midis dy versioneve, Jelly Bean tani në total është 37.9 % në të gjitha pajisjet Android. E dyta vjen Gingerbread e vjetër (2.3 përmes 2.3.7) me 34.1 %, që është një rënie prej 4.4 % krahasuar me muajin e kaluar. Ice Cream Sandwich (4.0 përmes 4.0.4) aktualisht ka 23.3 %, një rënie prej 4.2 %.

Android instalimi 2013

Jelly Bean ka mbërri në krye për shkak të lansimit të pajisjeve të reja kohëve të fundit dhe duke përditësuar kështu modelet e vjetra. Me ardhjen e versionit 4.3 që pritet të mbaj emrin e njëjtë Jelly Bean, mund të presim edhe më shumë rritjen e tij dhe kjo mund të jetë arsyeja pse 5.0 e referuar aktualisht si “Key Lime Pie” ende nuk është duke u diskutuar nga Google në thellësi. Spekulimet thonë se lansimi i tij do të bëhet në vjeshtë, por është e mundur që Google po pret që Jelly Bean të marrë një avantazh edhe më të madh në pajisjet më të vjetra para se të lansojn versionin e ri. |ameble|