Lenovo ka lancuar një smartphone tjetër të ri me Android, Lenovo A660 i cili posedon sistemin Android versionin Ice Cream Sandwich dhe është dualSIM. Lenovo A660 ëshë smartphone i parë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit qe është edhe certifikuar nga IP67, përmban ekran 4 inç WVGA me prekje dhe xhamin GorillaGlass, kurse posedon procesorë dual core 1GHz. Specifikat e tjera në Lenovo A660 përfshijnë një bateri 1500 mAh, një kamerë frontale VGA për video chat dhe një të pasme 5 megapixel për foto dhe video normale.

Ky model i ri nga Lenovo fillimisht do të dal për shitje në Kinë, nuk ka detaje ende se kur do të jetë në dispozicion dhe se sa do ta ketë çmimin e shitjes, gjithashtu nuk ka detaje mbi faktin nëse do të jetë në dispozicion jashtë Kinës. |unwiredview.com| [divider top=”0″]