Tag Archives

16 Articles
Hello Tomorrow prezantohet edhe në Prishtinë

Hello Tomorrow prezantohet edhe në Prishtinë

Kjo garë globale çon shkencën dhe teknologjinë në një tjetër nivel.

Hello TomorrowEdicioni 2015 i “Hello Tomorrow” i dedikuar për teknologjitë inovative do të përzgjedhë 30 projektet më premtuese nga e mbarë bota, që do të ndikonin shoqërinë në 6 sfera: Ushqim & Bujqësi, Transport, Prodhim, Shëndetësi, Energji & Mjedis dhe
Teknologji Informative.

Pas edicionit të parë të suksesshëm më 2014, viti 2015 synon të nxisë përfshierjen në garë të më shumë studentëve, hulumtuesve dhe ndërmarrësve, falë çmimit prej 175,000€ para të gatshme, për të cilat nuk kërkohet asnjë kthim. Edicioni i këtij viti i cili fillon në shkurt dhe zgjatë deri në qershor, për 30 projektet e përzgjedhura do të ofrojë edhe mentorim, qasje në fonde tjera dhe hapësirë mediale në mbarë botën.

“Jemi të kënaqur që po e përsërisim këtë garë, në nivel botëror kësaj rradhe. Jemi të përkushtuar të ndihmojmë projektet nga e mbarë bota, të cilat në të ardhmen mund të kenë ndikim në jetën e secilit prej nesh” deklaroi z. Xavier Duportet, themelues i Hello Tomorrow.

Që të jenë pjesë e garës, aplikuesit duhet të paraqesin produkte ose shërbime që bazohen në teknologjitë inovative, të kenë biznes ose organizatë jo më të vjetër se 2 vite dhe me më pak se 250,000€ kapital.

Për të qenë më afër garës, 40 qytete nga e mbarë bota, duke filluar prej Los Angeles deri në Bangalore dhe prej Lima në Romë, janë duke oganizuar evente informuese me komunitetin.

Më 19 shkurt, duke filluar prej orës 10:00, Innovation Centre Kosovo, do të jetë nikoqire e lansimit të kësaj gare për Kosovë. Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të interesuarit dhe nuk ka nevojë për ndonjë regjistrim paraprak. Finalja e madhe e Hello Tomorrow mbahet më 25 dhe 26 qershor 2015 në Cite des Sciences & I’Industrie, në Paris, gjatë së cilës do të ndahen pesë çmime nga 15,000€ si dhe çmimi Orange në vlerë 100,000€.

Hello Tomorrow mbështetet nga Orange, Michelin, Axa, Roche, Airbus dhe shumë kompani tjera me renome ndërkombëtare. /ick/ameble

KosICT vjen për herë të tretë me moton “Ne nuk përcaktojmë kufij! Po ju?”

KosICT vjen për herë të tretë me moton “Ne nuk përcaktojmë kufij! Po ju?”

Konferenca më e madhe rajonale e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, nën organizimin e STIKK dhe ICK, sjell sërish risi me trendët më të reja në “Digital Transformation, Future of Nearshoring, Enterpreneurship & Open Innovation, Crowdsourcing & Crowdfunding”, ku folës të ndryshëm me ekspertizë globale do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre me pjesëmarrësit, prej 30 Tetor deri më 1 Nëntor, në Prishtinë.

kosict2014

Përgjatë tri ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi te zhvillojnë edhe takime biznesore (B2B) me 11 kompani nga Gjermania, Norvegjia dhe Finlanda si dhe mundësi prezantimi para investitorëve të jashtëm ne kuadër të programit #PrishtinaFTW (For the Win).

Poashtu, për zhvilluesit softuerik do të organizohen sesione paralele për të prezantuar metodat më të reja të programimit. Për më tepër informata vizitoni: www.kosict.com

Ameble si pjesë e STIKK-ut do të jetë pjesëmarrëse në ketë ngjarje. /ameble

Solaborate lanson matjen e të dhënave në kohë reale [Video]

Solaborate lanson matjen e të dhënave në kohë reale [Video]

Solaborate platforma e parë sociale e bashkëpunimit e dedikuar enkas për ekosistemin e  teknologjisë sot (e enjte) e bëri publike lançimin e matjes së të dhënave me qëllim që profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë t’ju ofrojë një pikë qendrore për të bashkëpunuar dhe kuptuar më mirë sesi përdoruesit veprojnë me përmbajtjen në kohë reale.

Solaborate më 22 tetor 2013 3 lansoi versionin publik beta duke u lejuar përdoruesëve që të regjistrohen dhe ta testojnë platformën e saj, pasi që vitin e kaluar ka njoftuar se ka arritur të mbledh 1 milion dollarë amerikanë si fonde bazë.  Solaborate u ofron profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë fuqinë që më mirë ti drejtojnë dhe mbështesin produktet dhe shërbimet që ata i ofrojnë duke ofruar mjete dhe shërbime produktive në një vend qendror – jo vetëm për tu lidhur por edhe për të bashkëpunuar në kohë reale. Është një mënyrë e re që tech ekosistemi të bëhet më produktiv.

Pa marrë parasysh nëse përdoruesi është duke e shpërndarë udhëzuesin si të, duke demonstruar produktin, videon, blogun, lajme nga teknologjia apo çfarëdolloj përmbajtje tjetër në Solaborate, përdoruesit duan ti kuptojnë postimet që kanë rëndësi për audiencën duke i pasuruar ato biseda me matje domethënëse të të dhënave.Matja e të dhënave nga Solaborate ofron mbledhjen anonime të statistikave nga pëlqimet, shpërndarjet, komentet, demografitë, trendët dhe shumë të tjera gjithnjë në kohë reale.

Matja e të dhënave nga Solaborate iu ndihmon profesionistëve që ta përmirësojnë  praninë sociale përmes sistemit të sofistikuar të regjistrimit për të matur ndikimin e tyre profesional dhe social dhe për të ngritur kredencialet e tyre. Edhe kompanitë dhe produktet e shërbimet e tyre i kanë këto mundësi në mënyrë që komuniteti i teknologjisë të mund të masë dhe kontribuoj në praninë e tyre sociale në treg. Ky shërbim iu ndihmon kompanive në ekosistemin tech që ta masin dhe ta shënojnë ndikimin e tyre kundrejt konkurrentëve në treg, duke iu ndihmuar që të dallohen prej të tjerëve.

“Ne e kuptojmë se është mjaft e vështirë për tu përmirësuar nëse nuk mundeni të matni aktivitetin tuaj dhe për këtë aryes ne u ofrojmë përdoruesëve matjen e të dhënave që t’ju ndihmoj në matjen e performacës së profilit të tyre personal si dhe të profilit të kompanisë, produkteve dhe shërbimeve në kohë reale”, thotë Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO i Solaborate.

Solaborate është një rrjet social që u dedikohet profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi, të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbimeve. Solaborate iu ofron profesionistëve të teknologjisë një vend qendror me mjetet dhe shërbimet e duhura për bashkëpunim në kohë reale, dhe të jenë më produktiv. /ICK /ameble

[youtube id=”plDuinOL8hs” width=”600″ height=”350″]

Prezantimi i delegacionit të ICK-së nga Kosovo në panairin CeBIT

Prezantimi i delegacionit të ICK-së nga Kosovo në panairin CeBIT

Mbështetja e bizneseve të reja të bazuara në teknologji dhe inovacion përmes këshillëdhënies së ofruar nga inkubatori i Innovation Centre Kosovo, grantet e dhëna në bashkëpunim me partnerë janë disa nga informatat e prezantuara nga delegacioni i ICK-së që po qendron në CeBIT – panairin më të madh botëror të teknologjisë që mbahet në Hanover të Gjermanisë.

Innovation Centre Kosovo në CeBIT përfaqësohet nga Safet Rama menaxher i inkubatorit të qendrës i cili shoqërohet nga Ermal Sadiku nga Zag Apps dhe Mërgim Cahani i iziSurvey, të dy këto ekipe janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK).

“Këtu në shtandin e ICK-së kemi mjaft materiale promovuese për punë që ne bëjmë si qendër e inovacionit, për shërbime që iu ofrojmë ekipeve dhe normalisht kemi edhe informata mbi atë se për çka janë të specializuara ekipet e inkubatorit”, tha Rama duke falenderuar Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) që e ka mundësuar qëndrimin e delegacionit të ICK-së në CeBIT 2014. /ICK /ameble

Platformë online për prodhuesit dhe dizajnerët nga Kosova

Platformë online për prodhuesit dhe dizajnerët nga Kosova

Një prej projekteve më të fundit të kompanisë norvegjeze Athene Project Management, përkatësisht degës së saj në Kosovë, Athene Kosovo është Balkanspring.com. Ky dyqan online i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, u mundëson prodhuesve dhe dizajnerëve kosovarë që produktet e tyre t’jua shesin online konsumatorëve global.

balkanspring3-ameble

Talenti dhe produktet unike të prodhuesve kosovarë, veçanërisht veshmbathjet, stolitë, aksesorët, etj e kanë shtyrë para mbështetjen e mëtutjeshme të Qeverisë së Norvegjisë për të nxitur eksportin e këtyre produkteve përmes mjeteve më të fundit teknologjike, përkatësisht përmes projektit Balkanspring.com.
Balkanspring.com përfshinë prodhues si Flutura Dedinja, Krenare Rakovica, Remzije Januzaj, FolkanShqip, etj, ku synimi kryesor është ti ofrojë këto produkte online drejt konsumatorëve anembanë botës, por edhe tek konsumatorët në Ballkan.

“Balkanspring.com është krijuar për të ndihmuar prodhuesit e Kosovës, për të zhvilluar më tej biznesin e tyre duke e zgjeruar tregun e tyre jashtë Kosovës”, tha Astrid Green Drejtoreshë Menaxhuese në Athene Project Management. Sipas Green qëllimi i këtij projekti është që të thyhen barrierat dhe t’ju mundësohet kompanive të reja që për herë të parë ti shesin produktet e tyre në tregjet ndërkombëtare. “Që nga sot ne kemi më shumë se 30 prodhues shqiptarë, serbë, goranë dhe romë, burra dhe gra të cilët kanë rënë dakord, që në këtë platformë, t’ja paraqesin botës prodhimet e tyre unike të punuar me dorë”, shtoi Green gjatë lansimit të Balkanspring.com.

Shkëlqesia e tij Jan Braathu ambasador i Norvegjisë në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës, tha se “është një gjë e madhe që gratë tani do të kenë platformën e tyre ku ato mund ti ofrojnë prodhimet e tyre në një treg më të gjerë, në fund të fundit tregu është mbret, tregu vendor, por nëse nuk keni një platformë për shitjen e produkteve tuaja atëherë tregu kurrë nuk do të dij për to”. Sipas ambasadorit Braathu Balkanspring.com është një ide shumë inovative që është një gjë radikalisht e re për Kosovën. “Në pjesën tjetër të Evropës marketingu në internet po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, në të vërtetë edhe në vendin tim njerëzit gjithnjë e më shumë janë duke blerë produkte përmes interneti, çdo gjë që nga rrobat, bizhuteritë, edhe produkte të mëdha, dhe ndonjëherë edhe vetura, kështu që kjo është e ardhmja dhe nuk ka asnjë arsye që Kosova tashmë në këtë moment në kohë, të mos përpiqet për të marrë pjesë në këtë të ardhme”, tha Braathu duke shtuar se “kjo mund të jetë platformë për tregun e gjerë evropian edhe tregun global, andaj edhe mundësitë janë të jashtëzakonshme”.


Braathu tha se diaspora e Kosovës është një mundësi e madhe për Balkanspring.com. “Diaspora e Kosovës ofron një pikë hyrje në tregjet në të gjithë Evropën, sidomos në Zvicër , Gjermani dhe vendet skandinave”, tha ambasadori Braathu duke shtuar se qeveria norvegjeze për shumë vite është duke u përqëndruar në zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë. Stilistja e njohur Krenare Rugova pronare dhe themeluese e brendit Krenare Rugova tha se është e nderuar që është pjesë e projektit Balkanspring. “Balkanspring është gjë e re , e madhe , dhe është një privilegj i madh dhe një sukses i madh për mua si stiliste dhe për prodhuesit, stilistët tjerë që të kenë mundësi për të paraqitur punën e tyre, prodhimet jo vetëm në Kosovë por edhe në tregun e madh të diasporës dhe në tregun evropian që është më i rëndësishmi”, tha Rugova duke theksuar se stilistët dhe prodhuesit nga Kosova kanë nevojë për më shumë përfaqësim në tregjet evropiane.
Vesna Ordic nga Asociacioni i Grave SABOR tha se Balkanspring.com paraqet një iniciativë të veçantë që do të ndihmojë për të zgjeruar tregun në Evropë dhe për të rritur prodhimin nga kompanitë që janë pjesë e këtij dyqan online. “Balkanspring.com do të kontribuojë edhe tek gratë nga zonat rurale për shkak se ato nuk kanë qasje në treg, ku ato do të mund ti ofronin produktet e tyre ” , tha Ordic.

Duke pasur parasysh edhe investimet e fundit në e-commerce në Kosovë nga sektori bankar dhe zhvillimi i disa bizneseve të reja që mundësojnë shitje brenda në Kosovë përmes mjeteve teknologjike, Balkanspring.com është shfaqur si një ofertë që të përfshijë edhe këto mundësi por edhe të shkoj përtej duke sjellë një kanal virtual të eksportimit të produkteve drejt klientëve anembanë Evropës, produkte që zakonisht shiten në formën klasike ose gjatë vizitave të diasporës apo turistëve në Kosovë.
Në mes tjerash Balkanspring do të jep edhe një nxitje të re në treg për krijimin e bizneseve të mirëfillta në Kosovë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, në veçanti për prodhueset femra, punëdoret e të cilave janë tradicionalisht të njohura.

Balkanspring.com është financuar nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, dhe implementohet nga Athene Kosovo L.L.C., degë e kompanisë norvegjeze Athene Project Management.

CeBIT 2014, perspektiva të reja për bizneset e IT-së

CeBIT 2014, perspektiva të reja për bizneset e IT-së

CEBIT 2014 gatiNgjarja CeBIT paraqet një prezantim të plotë të produkteve të reja rreth Teknologjisë së Informacionit, e cila gjithashtu bashkon kompanitë të mëdha të cilat ketë panair e shohin si një vend të mirë për të publikuar të rejat e tyre. Ky panair masiv më i madhi në Evropë për Teknologji mbahet në Hannover Messe të Gjermanisë nga 10-14 Mars 2014.

Në CeBIT marrin pjesë mbi 4000 ekspozues nga 70 vende të botës, dhe më shumë se 137700 vizitorë nga 120 vende të botës. Qindra kompani të teknologjisë në botë do të shfaqin produktet e tyre të fundit, duke përfshirë IBM, Microsoft, Intel, HP, Toshiba, Samsung si dhe shumë të tjerë.

Edhe kësaj herë, viti i pestë me radhë STIKK (Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të komunikimit të Kosovës) do të marrë pjesë në ketë panair, aty do të jetë me qëllim të promovimit të Kosovës si një destinacion i përshtatshëm për eksport të shërbimeve. STIKK do të jetë së bashku me AdaptivIT, Harrisia, ICK (IziSurvey dhe ZagApps). Gjate këtyre pese ditëve, kompanitë anëtare të STIKK do të kenë mundësi të takohen me partnerë/investitorë potencial, të promovojnë kompanitë si dhe sektorin e TIK të Kosovës si një destinacion potencial për eksportin e shërbimeve.

Pjesëmarrjen e STIKK-ut dhe të kompanive anëtare këtë vit e kanë përkrahur: SPARK-u, GIZ, Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze si dhe APIK-u (Agjencioni për Promovim të Investimeve në Kosovë). /ameble

Prezantimi i EYE Venture ’14

Prezantimi i EYE Venture ’14

Të martën më 25 shkurt 2014 Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Encouraging Young Entreprenerus (EYE) organizojnë EYE Venture ’14 – Prezantim Informues” mbi atë se çka ofron Encouraging Young Entreprenerus (EYE) ndërmarrësëve të rinj në Kosovë. Prezantimi do të mbahet në ambientet e ICK-së duke filluar nga ora 17:00.

Encouraging Young Entreprenerus (EYE) është iniciativë private dhe vullnetare që ka për qëllim të nxisë dhe mbështesë ndërmarrësit e rinj në Kosovë dhe diasporë për ndërtimin e kompanive të suksesshme.

Me përvojën tonë në menaxhimin e kompanive në rritje dhe burimeve tona financiare, kemi krijuar një mjedis ideal për mbeshtetjen e ndërmarrësve të rinj për të shfrytëzuar mundësitë dhe ndërtuar kompani të reja të suksesshme, me fokus të fuqishëm për përgjegjësi sociale dhe mjedisore.

EYE Venture është një garë e përvitshme biznesi e cila organizohet nga EYE për të rinjtë, studentët dhe ndërmarrësit nga Kosova dhe diaspora me ide inovative dhe të shquara biznesi. Gara ka për qëllim të promovojë kandidatët më të shquar, të investojë në idetë premtuese dhe bindëse të tyre, t’i udhëzojë ata nëpërmjet procesit të planit të biznesit, si dhe t’i ndihmojë ata  të shndërrojnë konceptet e tyre në biznese të suksesshme në rritje, nëpërmjet ekspertizës sonë menaxheriale dhe burimeve financiare. \ICK\Ameble

Business Tuesday #14 – Mbrojtja nga rreziqet dhe kërcënimet online

Business Tuesday #14 – Mbrojtja nga rreziqet dhe kërcënimet online

“Business Tuesday” i katërmbëdhjetë me radhë, organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) u fokusua në një diskutim mbi temën “Siguria e të dhënave | Rrjeteve | Web-it”. Siguria në internet është me rëndësi jetike për bizneset që ofrojnë shërbime dhe produkte në rrjet. Në këtë drejtim Kosova nuk përbën përjashtim. “Business Tuesday” #14 ka mbledhur ekspertë nga fusha e TIK-ut që specializohen për siguri të rrjeteve dhe uebit.

Një aspekt jetik i të bërit biznes në internet është ruajtja të dhënave në rrjet dhe në ueb. Ky koncept ka të bëjë me mbrojtjen e shërbimeve, produkteve të ofruara në internet, duke përfshirë edhe përdorimin e masave digjitale që aplikohen për të parandaluar qasje të paautorizuar në kompjuterë, bazat e të dhënave dhe nëpër faqet e internetit. Këto tema u diskutuan gjatë Biznes Tuesday #14 që mblodhi mbi 70 profesionistë të Kosovës të sigurisë në internet dhe rrjet. E nga këto lloj kërcënimesh të mundshme virtuale përjashtim nuk bën as Kosova.
Gjatë diskutimit mbi temën “Siguria e të dhënave | Rrjeteve | Web-it” ekspertët folën edhe për mënyrat sesi mund ti mbrojnë bizneset nga kërcënimet online. Sipas tyre siguria e të dhënave është prioriteti kryesor për organizatat e ndryshme që funksionojnë online.
“Mendoj se vetëdijësimi jo vetëm i bizneseve por edhe i përdoruesve të atyre produkteve është kyç për arsye se tek ne zhvillimi i teknologjisë, sidomos blerja në internet ka filluar, është në hapat e parë dhe mendoj se informimi i blerësve dhe shitësëve për keqpërdorim të informatave qoftë personale qoftë ato financiare ka ngecur dhe mbajtja e këtyre eventeve do të ndikojë në vetëdijësdimin e tyre”, tha Mërgim Cahani themelues i Phronesis Technologies që foli për temën “Siguria e të dhënave & Rrjeteve”. Cahani nivelin e sigurisë online në Kosovë s cilësoi si të mangët.

Kurse Shpend Kurtishaj tha se në Kosovë ka shumë rreziqe online sidomos “bugs” ngase në këtë fushë mungon investimi dhe dija. “Rëndësi duhet ti jipet sigurisë së atyre informatave personale dhe kjo bëhet duke kontraktuar dikë që e di atë punë”, tha Kurtishaj që është bashkëthemelues dhe hulumtues i sigurisë së uebit në kompaninë Darts Security. Kurtishaj e prezantoi temën “Siguria e WEB-it & shembuj praktik”. Kurse Tanzer Abazi bashkëthemelues dhe hulumtues i sigurisë së uebit në kompaninë Darts Security u foksua në temat “Përdorimi i sigurtë & Privatësia” dhe “Çka është WhiteHats”. Abazi pohoi se rëndësia e sigurisë së rrjetit njhet globalisht dhe se çdo institucion duhet ta ketë rrjetin e vet të ndarë që në gjuhën praktike quhet “lan”. “Jo çdokush duhet të ketë qasje në informatat e gjithësecilit por ideja është me klasifiku informatat dhe me u nda në bazë të roleve që ata ushtrojnë në organizatë”, tha Abazi.

Poashtu gjatë kësaj ngjarjeje prezatoi edhe Mentor Hoxhaj zv. Mbikqyrës Kryesor Shtetëror i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. “Pjesa më e rëndësishme realisht e aktivitetit të institucionit tonë është që të jemi pjesë e këtyre eventeve, të bashkëbisedojmë lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë ngase është kontakti me të cilin ne drejtëpërdrejtë mund të bisedojmë lidhur mbi shqetësimet tona si autoritet”, tha Hoxhaj i cili poashtu e prezantoi edhe punën dhe historikun e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas Business Tuesday #14, nën drejtimin e Ardian Haxha dhe Drinor Selmanaj u mbajt poashtu, edhe  Punëtoria “HACK FOR FUN” ku të pranishmit të shumtë diskutuan mbi temat: “Çka është rrjeti”; “Wireless Protokolet (WEP, WPA, WPA2)”; “Të pasurit qasje në rrjet”; “Të njohurit e administruesit të rrjetit”; “Marrja e informacioneve”; “Kryerja praktike e një sulmi”./ICK /ameble

Business Tuesday #14 – “Siguria e të dhënave, Rrjeteve, Web-it”

Business Tuesday #14 – “Siguria e të dhënave, Rrjeteve, Web-it”

“Business Tuesday” i katërmbëdhjetë me radhë, organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të mbahet sot (të martën)  më 11 shkurt  2014 dhe do të fokusohet në një diskutim të pasuruar me disa prezantime mbi temën “Siguria e të dhënave | Rrjeteve | Web-it”.

Ftesa nga ICK për Business Tuesday #14

Në edicionin e katërmbëdhjetë me radhë ë Business Tuesday do të jenë të pranishëm emra si Mërgim Cahani – themelues në Phronesis Technologies, Gjirafa, iziSurvey.com, që do të fokusohet mbi temën “Siguria e të dhënave & Rrjeteve”, pastaj Shpend Kurtishaj bashkë-themelues & hulumtues i sigurisë së uebit në kompaninë Darts Security do të flasë mbi temën “Siguria e WEB-it & shembuj praktik”, kurse Tanzer Abazi – bashkë-themelues & specialist i sigurisë së rrjeteve në kompaninë Darts Security do flasë mbi temat  “Përdorimi i sigurtë & privatësia dhe “Çka është “WhiteHats”.

Ndërsa pas Business Tuesday#14 do të mbahet punëtoria “Hack for fun” ku do të trajtohen tema të ndryshme si: Çka është rrjeti; Wireless Protokolet (WEP, WPA, WPA2); Të pasurit qasje në rrjet, etj.

Prezantues në këtë pjesë praktike do të jenë Ardian Haxha – zhvillues i të dhënave në Python/Django/Ambasador i Fedora/Përfaqësues i Mozilla, kryesues i Bordit të “FLOSSK” dhe Drinor Selmanaj, zhvillues i Web-it / Certified Network Associate (CCNA). /ICK /ameble

ICK pjesë e Hello TOMORROW Challenge

ICK pjesë e Hello TOMORROW Challenge

ICK pjesë e Hello TOMORROW Challenge.

ICK

Për herë të parë Republika e Kosovës, përmes Innovation Centre Kosovo (ICK), do të jetë e pranishme në ngjarjen Hello TOMORROW Challenge. Ambiciet e kësaj sfide janë krijimi i një ekosistemi interdisciplinor, vendosja e teknologjisë në zemër të procesit të krijimit të vlerave dhe ofrimi i trajnimeve dhe i mbështetjes financiare për ndërmarrësit e rinj dhe ndryshim-bërësit që kanë vullnet që ti zgjidhin sfidat kryesore të së ardhmes.

Prishtinë, 24 janar — Hello TOMORROW Challenge është një iniciativë ambicioze jo-fitimprurëse për të lidhur dhe për të fuqizuar të rinjtë ndryshimbërës në Evropë: ata që guxojnë që ti zgjidhin problemet e sotme me anë të shkencës dhe teknologjisë.

Për herë të parë Kosova përmes Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jetë e pranishme në ngjarjen Hello TOMORROW Challenge. Mbi 45 ambasadorë të profesioneve të ndryshme nga 30 vende të botës, shkencëtarë, inxhinierë, ndërmarrës, shpikës, dizajnerë, zhvillues do të mblidhen në janar të vitit 2014 për tu takuar me ekipet dhe projektet më të mira.

Kurse në shkurt dhe mars, ekspertë nga të gjitha fushat do të mentorojnë 25 ekipe të zgjedhura dhe do i pajisin ata me mjete dhe strategji për ndërtimin e ndërmarrjeve me ndikim.

Një panel i përbërë nga 40 ndërmarrës, investitorë, industrialistë dhe studiues do të vlerësojnë pjesëmarrësit, kurse sfida e vitit 2014 përfundon më 18 prill 2014. Pjesëmarrësit do të konkurrojnë në pesë drejtime të ndryshme të teknologjisë: Bio & Med Tech, Energji, Big Data, Hardware & Robotics, IT & Com. Shpërblimet përfshijnë më shumë se 400,000 € në çmime dhe hiç më pak sesa 100, 000 € para të gatshme për fituesin kryesor.

Takimi në Kosovë, TOMORROW.Prishtina, mbi prezantimin e Hello TOMORROW Challenge do të mbahet të premten më 24 janar në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) ku pjesëtarë të inkubatorit të ICK-së, kompani private dhe individë të tjerë mund të marrin pjesë dhe të informohen mbi këtë ngjarje globale.

Prezantues në TOMORROW.Prishtina do të jenë Glen Noble nga TekFuze që do të flasë mbi temën inspiruese “Nga idea në shpikje”, Prof.Asoc.Dr Blerim Rexha ligjërues në Universitetin e Prishtinës do të diskutojë mbi temën “Nga shpikja në produkt”, kurse Driton Hapçiu partner menaxhues në Cacttus do të prezantojë mbi temën “Pse investojmë në ndërmarrësitë e bazuara në teknologji”.

Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues  ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. /ICK

Aplikacionet për telefona dhe ueb, trende edhe në 2014

Aplikacionet për telefona dhe ueb, trende edhe në 2014

Prezantuesit në Business Tuesday #13 thanë se trendet e fushës së teknologjisë do vazhdojnë të jenë aplikacionet për pajisje mobile të mençura dhe për ueb. Gjithsesi parashikohet që gjatë vitit 2014 të ketë një trend të përdorimit të pajisjeve që vishen (wearables), analitikës së të dhënave në bazë të konsumatorëve, blerjeve online, rritje e aktivitetit të freelancers, “cloud computing” dhe të aplikacioneve që lidhen me shëndetësi, shërbime publike dhe kontrollim të pajisjeve shtëpiake.

ICK Tech Trends 2014

Ekspertë dhe persona drejtues në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në Kosovë para mbi 60 të pranishmëve në Business Tuesday #13, të organizuar nga ICK, diskutuan mbi trendet teknologjike në Kosovë dhe botë për vitin 2014. Në këtë ngjarje u theksua se Kosova tashmë po i bashkangjitet trendeve botërore të përdorimit të teknologjisë, ku dominon kërkesa për aplikacione të telefonave mobil  dhe të uebit, prania e të cilëve është e domosdoshme në shumë aspekte të jetës së përditshme. “Po mundohemi me e promovu Kosovën si një vend ky IT është shumë me prosperitet, është potencial shumë i madh”, tha Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK). Ajo tha se për të rinjt e Kosovës teknologjia nuk është vetëm pjesë e përditshmërisë si mjet i komunikimit por gjithnjë e më shumë edhe mjet i punës. “Ky është një trend që na mundëson një zhvillim të hovshëm dhe ne po mundohemi ta mbështesin dhe ta mundësojmë edhe me tutje”, tha Çavolli. Ajo shtoi se STIKK ka organizuar shumë trajnime, punëtori në Kosovë dhe jashtë vendit, duke vendosur theksin në pjesëmarrjen e kompanive, startupave dhe ekspertëve kosovarë të IT-së në CeBIT – panarin e TI-së që mbahet në  Hannover të Gjermanisë.

“Veç ja kemi nisur me startupe që ofrojnë shërbime për kompanitë jashtë vendit dhe ky trend është në rritje e sipër”, tha ajo duke shtuar se janë disa faktorë që ndikojnë në sektorin e eksportimit të shërbimeve. Trendet për vitin 2014, të identifikuara nga STIKK-u, janë aplikacionet për telefona mobil dhe ato të uebit, zhvillimi i lojërave për telefona mobil, blerjet online, avancim i edukimit në fushën e IT-së dhe i zhvillimit të politikave në nivel qendror, rritje e aktivitetit të “freelancers”, finalizimi i Strategjisë shtetërore të TIK-ut si dhe inkuadrimi i Kosovës në sistemin “Pay Pal”, tashmë që Kosova veçse e ka ‘SWIFT CODE’ e vet. Këto trende që janë identifikuara janë edhe si pasojë e penetrimit të internetit në Kosovë, që ka shkaktuar një boom në këtë aspekt”, tha Çavolli duke shtuar se ky trend në Kosovë është gjithnjë në rritje. Çavolli, në Business Tuesday #13 e prezantoi temën “Trendet në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në Kosovë”.

Analiza e kontekstit 

Bersant Deva kandidat për PhD në Universitetin Teknik të Berlinit dhe i angazhuar në Deutsche  Telekom Ags, që përmes SKYPE-it prezantoi  mbi temën “Analiza në bazë të kontekstit”, tha se teknologjia e telefonave mobilë është në trend ngase telefonat mobilë sot ofrojnë shumë më tepër mundësi sesa kompjuterët dhe llaptopët, duke përfshirë shërbime që kanë të bëjnë me motin, shtypjen e ajrit, trafikun, mësimin, etj.

“Më në fund telefoni është bërë më i mençur sesa kompjuteri”, thotë Deva duke shtuar se sot ka më shumë të dhëna, më shumë mundësi për të krjiuar dhe për të vepruar. “Të dhënat e kontekstit quhet çdo informacion që mund të karakterizoj situatën e një entiteti, entiteti mund të jetë person ose gjithçka tjetër”, tha ai në kuadër të prezantimit të tij në Business Tuesday #13. Si trende kryesore teknologjike edhe Deva i përmendi aplikacionet për telefona të mençur dhe për ueb. Ai shtoi se  rol të rëndësishëm do të ketë edhe analiza e të dhënave në bazë të konsumatorëve, e cila do ti ndihmojë kompanitë e mëdha që të ndërtojnë strategjitë e të bërit biznes. Pas kësaj, pritet që trendi të kalojë tek analiza e të dhënave edhe më të mëdha (5-50 terrabajt), e cila do të diktojë edhe zhvillimin e teknikave dhe algoritmeve të reja. Deva shtoi se do të vazhdojë të zhvillohet sistemi GPS për transportin publik, teknologjia e kontrollimit të pajisjeve shtëpiake “Smart Home”, si dhe digjitalizimi i administratës  “Kemi shumë mundësi tjera sidomos në aspektin e “smart cities”, tha ai duke shtuar se do të ketë një trend të aplikacioneve që kanë të bëjnë edhe me banim dhe me shëndetin e njeriut.

Teknologjia ndihmë për administratën publike 

Kujtim Gashi drejtor i Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit të Kosovës, i pranishëm në Business Tuesday #13, e prezantoi punën e bërë nga agjencia që e drejton. “Në vitin 2014 Qeveria e Kosovës e ka funksionalizu Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, kjo është si rrjedhojë e aprovimit të ligjit në vitin 2013 që është aprovu ligji për organet e shoqërisë së informacionit”, tha Gashi duke shtuar se agjencia për detyrë e ka koordinimin me institucionet qeveritare dhe të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime nga teknologjia e informacionit apo përdorin sisteme dhe aplikacione brenda institucioneve. “Kur po flasim për administratën publike dhe për reformën e administratës publike pashmangshëm duhet të flasim edhe për teknologji”, tha Gashi duke e konsideruar teknologjinë si kyçe në zhvillimin dhe modernizimin e sektorit publik. Kontribut të jashtëzakonshëm, sipas tij, për zhvillimin e këtij sektori po japin kompanitë kosovare të teknologjisë së informacionit, të cilat kanë arritur trende të mira të zhvillimit.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Dardan Sejdiu, nën-kryetar i komunës së Prishtinës, i cili premtoi që komuna do të shërbejë si lehtësues për punën e organizatave si ICK-ja dhe do të angazhojë komunitetin e teknologjisë informative në gjetjen e zgjidhjeve teknologjike për nevojat e komunës. Sejdiu theksoi se komuna do të digjitalizojë Departamentin e ofiqarisë dhe bashkësitë lokale, Planin urbanistik dhe buxhetin, si dhe do të zhvillojë aplikacione online për leje ndërtimi, plane rregulluese dhe konkurse për vende të lira pune.

Takimi përfundoi me prezantimin e  Hekuran Dolit – CEO në kompaninë Terabytespace, i cili foli për trendet globale të teknologjisë informative në vitin 2014. Doli tha se disa ngjarje të ndodhura gjatë vitit 2013 e kanë ndryshuar totalisht kursin në zhvillimin e trendeve në teknologji. “Ka pasur zhvillime në veshjet inteligjente – wearebles ku kemi pasur disa orë dore prej Apple, Galaxy Gear, Google Glasses”, tha Doli duke shtuar se trendet e teknologjike të vitit 2014 do të bazohen kryesisht në trendet ekzistuese duke i marrë në konsideratë edhe disa ngjarje të ndërlidhura me mungesë sigurie në internet,  rasti NSA-Snowden dhe problemet me ndërhyrje në informacionet e kredit kartelave. “Viti 2014 do të karakterizohet prej aplikacioneve mobile, prej “internet of things”, cloud computing , si dhe JAVA Script, HTML dhe CSS3 do të përdoren më shumë për zhvillimin e aplikacioneve mobile, pasi që lejojnë përshtatje në platformat iOS, Android dhe Windows”. Sipas Dolit, gjatë vitit 2014 një numër i madh i aplikacioneve për telefona mobil do të dështojnë, për shkak se janë duke u zhvilluar në numër të madh, ndërsa klientët e kanë shumë të vështirë t’i gjejnë e t’i përdorin të gjitha si dhe prej uebit”, tha Doli. Doli poashtu shtoi se gjatë vitit 2014 do të ketë edhe zhvillim të aplikacioneve të uebit, por edhe zhvillim të pajisjeve shtëpiake që prodhohen për t’u menaxhuar nga aplikacionet mobile. Kohëve të fundit, ekziston tendenca që inovacionet të ndodhin në nivelin nano-shkallë, gjë që do të thotë se shumica e njerëzve nuk mund ta shohin apo ta përjetojnë atë. Megjithëkëtë disa parashikime për risi pritet të ndodhin gjatë vitit 2014: Shpërthimi në treg i pajisjeve të mençura teknike shtëpiake; Reklamat do jenë kudo; Qytetet do të kenë më shumë pajisje të mençura duke përfshirë aplikacione dhe sensorë lidhur me transportin, matjet, kujdesin shëndetësor, ndriçimin, mjedisin; Monedha mobile do të vazhdojë të rritet; Pajisjet e kombinuara me veshje do të shtohen, Google e ka Glass-in, Samsungu e ka Smartwatch-in, por iWatch i Apple dhe shumë teknologji të tjera të ngjajshme do të dalin së shpejti në treg;  iPadët dhe tabletët do të jenë pjesë e arsimit; Pajisjet mobile të fitnesit do të zhvillohen edhe më tej; Analiza në bazë të kontekstit do të ketë rritje; Shitjet e printerëve 3D do të kenë rritje.  /ICK /ameble

A ke ide biznesi? Apliko në ICK!

A ke ide biznesi? Apliko në ICK!

Thirrja e shtatë për aplikim me ide biznesi për në inkubatorin e ICK-së është lansuar sot më 15 janar 2014 dhe do të qendroj e hapur deri më 4 shkurt 2014 . Për një vend në inkubatorin e Innovation Centre Kosovo (ICK) mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit  që kanë ide inovative të bazuara në teknologji informative.Apliko ne ICK

Thirrja e shtatë për ide biznesi është një mundësi për të gjithë të interesuarit që ti shndërrojnë idetë e tyre komerciale në biznes fitimprurës si dhe të zgjerojnë biznesin e tyre aktual.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë online që të garojnë për të fituar mbështetje për biznesin e tyre nga inkubatori i Innovation Centre Kosovo (ICK). Inkubatori i mbështet ndërmarrësit me mentorim, konsultim, trajnime dhe duke ofruar qasje në zyre dhe ambiente të tjera.

Innovation Centre Kosovo (ICK) është një qendër e pajisur për ndërmarrësi dhe zhvillim biznesi, e përqëndruar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), duke përfshirë kompjuterë, aplikacione për softuer, internet, aplikacione për celularë dhe për ueb, databaza, etj.

Mundësi aplikimi kanë të gjithë ata që duan që të nisin biznesin e tyre, e që kanë ide të shkëlqyeshme të bazuara në TIK me potencial në treg. Poashtu mund të aplikojnë edhe ata që kanë kompani ekzistuese më prani më pak se dy vjet në treg, që kanë një produkt ose shërbim inovativ dhe duan ta zgjerojnë biznesin e tyre.

ICK është një qendër për ndërlidhjën e ideve të reja dhe të teknologjisë me burimet njerëzore dhe financiare në mënyrë që të krijojë apo ti zgjerojë kompanitë komercialisht të qëndrueshme të cilat me sukses mund ti plotësojnë nevojat në treg, duke gjeneruar shitje, tregti, kapacitet lokal produktiv dhe punësim të kualifikuar.

Innovation Centre Kosovo (ICK) është themeluar me qëllim që të mbështesë ndërmarrësinë, inovacionin dhe zhvillimin e bizneseve të bazuara në komercijalizëm, me përqëndrim në teknologji të informacionit dhe komunikimit. Qendra mbështet si kompanitë e sapo nisura ashtu edhe ato ekzistuese të cilat kanë potencial të rritjës.

ICK do të krijojë vende të reja pune përmes bizneseve të cilat i përkrah dhe do të ofrojë trajnime për të rinjtë për punë në tregun më të gjërë.

Innovation Centre Kosovo ofron shërbime të inkubimit, mentorimit dhe trajnimit të ndërmarrësve dhe menaxherëve në planifikimin e bizneseve, kontabilitet, financa, zhvillim të produktit/shërbimit, marketingut/ shitjes, burime njerëzore, zhvillimin dhe transferimin e teknologjisë si dhe kontakte me biznese lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. /ameble