Tag Archives

3 Articles
Apple dhe Google dominojnë në tregun botëror të smartphone-ve

Apple dhe Google dominojnë në tregun botëror të smartphone-ve

Nëse ndonjëherë keni menduar se pse zhvilluesit e aplikacioneve gjithmonë si tendencë fillimisht kanë zhvillimin e aplikacioneve për iOS ose Android, apo ndoshta të dyja, kjo është për shkak se këto dy platforma janë më të përdorura për momentin, ku ketë e konfirmon edhe raporti i kohëve të fundit nga IDC.

Sipas IDC-së, në 2014-tën tregu në kombinim me Apple dhe Google ishte diku 96.3%.

 

Ky kombinim fillimisht përfshinë pjesën e tregut të Google-it e cila është në skenë me 81.5% kurse Apple me 14.8%. Platformat tjera si Microsoft dhe BlackBerry përbëjnë 2.7% përkatësisht 0.4%. Tani është e qartë se platforma Android e Google-it është në krye, por IDC thotë se pavarësisht paraprirjës nga Google, Apple është e thënë të jetë e renditur më 90% në fitime të industrisë nga të gjitha. /ameble

Ja si do të duket tregu i smartphone-ve në vitin 2018?

Ja si do të duket tregu i smartphone-ve në vitin 2018?

Një raport i ri nga International Data Corporation (IDC) ka shpjeguar se si përfitimet e smartphone-ve mund të bijën gjatë katër viteve të ardhshme, madje edhe nëse shitjet vazhdojnë të rriten. Ky hulumtim i cili përpiqet të parashikoj atë se si do të duket tregu i smartphone-ve në vitin 2018, ofron një pasqyrë se si mund të ndryshojnë gjërat këto vite.

Kur është fjala për luftën e vazhdueshme të sistemit operativ në mes Apple-it dhe Google-it, kjo nuk do të ndryshojë shumë, të paktën sipas IDC-së. Android deri në vitin 2018 pritet të dominojë në 80% të tregut dhe 60% të përfitimeve nga pajisjet mobile, ndërsa Apple do të mbetet në 13% të pajisjeve dhe 34% në përfitime. Raporti shton se është e pamundur që ndonjë sistem i ri operativ do të mund të konkurroj me këto të dyja, pa ofruar “ndonjë ndryshim radikal”, e që kjo nuk parashikohet nga platforma e Microsoft Windows-it, që posedon vetëm 2.7% të tregut të smartphone-ve, e që mund të rritet deri në 5.6% nga 2018-ta.

IDC Smartphone report  (2)

Shitja e smartphone-ve pritet të ngadalësohet në përgjithësi gjatë viteve të ardhshme. Dalja në shitje e tyre ketë vit ishte 1.3 miliardë njësi, një rritje prej 26.3% krahasuar më vitit të kaluar. Nga 2018, dalja në treg e smartphone-ve thuhet se do të jetë 1.9 miliardë njësi, duke shënuar një normë vjetore të rritjes së ngadaltë prej vetëm 9.8%. Në të njëjtën kohë, çmimet do të vazhdojnë të bijën përderisa kompanitë do të konkurrojnë ndërmjet vete duke ofruar më të mirën.

IDC Smartphone report  (1)

Së fundmi kemi parë kompanitë kineze si Lenovo dhe Xiaomi që janë futur mirë në tregun e smartphone-ve, dhe ka gjasa të rriten në vitet e ardhshme.

Çmimi mesatar i një smartphone-i tani është 297$, e që në vitin 2018 mund të bjerë në 241$. Në Indi ky numër tashmë është 135$ dhe mund të zbret në 102$ nga viti 2018. Në anën tjetër, çmimet në vendet në zhvillim nuk do të ndryshojnë shumë.

IDC thekson se gjithmonë do të ketë një treg për pajisje premium, si iPhone etj. të cilat gjithmonë mbajnë tregun e tyre edhe nëse vlera e pajisjeve vazhdon të bie në përgjithësi. /ameble

Samsung lider në shitjen e telefonave mobil

Samsung lider në shitjen e telefonave mobil

Kompania më e madhe e hulumtimeve për teknologji IDC ka arritur ti publikoj shifrat e saj për tregun e telefonave mobil për këtë gjysmë viti. Sipas këtyre rezultateve shitja e telefonave mobil në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur rreth 6%. Kompanitë të cilat prodhojnë telefona, gjatë kësaj kohe kanë arritur te shesin rreth 423.1 milionë telefona mobil që në krahasim me vitin e kaluar janë rreth 25 milionë më shumë.

Siç është pritur kompania nga Koreja e Jugut Samsung ka qenë lider për kete periudhë. Samsung ka arritur të shes rreth 72.4 milionë njësi duke e fituar rreth 30.4% të tregut , kjo perqindje ka bërë që Samsung të jetë lider. Kompania tjetër Apple zë vendin e dytë me 31.2 milionë njësi të shitura të iPhone-it, duke marrë rreth 13.1% të tregut.

LG është e treta me 12.1 milionë njësi të shitura pas saj sipas këtyre rezultateve rradhitet kompania Lenovo e cila ka shitur rrethe 11.3 milionë njësi.

Top Five Smartphone Vendors, Shipments, and Market Share, 2013 Q2 (Units in Millions)

Vendor

2Q13 Unit Shipments

2Q13 Market Share

2Q12 Unit Shipments

2Q12 Market Share

Year-over-year Change

Samsung

72.4

30.4%

50.3

32.2%

43.9%

Apple

31.2

13.1%

26.0

16.6%

20.0%

LG

12.1

5.1%

5.8

3.7%

108.6%

Lenovo

11.3

4.7%

4.9

3.1%

130.6%

ZTE

10.1

4.2%

6.4

4.1%

57.8%

Others

100.8

42.4%

62.8

40.2%

60.5%

Total

237.9

100.0%

156.2

100.0%

52.3%