Tag Archives

6 Articles
Lenovo shpall tre tableta të ri në IFA 2012

Lenovo shpall tre tableta të ri në IFA 2012

Lenovo ka zbuluar sot tre tableta të reja në panairin IFA – Ideatab S2110A me karakteristika të larta, si dhe dy të tjera mesatare A2107A dhe A2109A, të cilat do të shfaqen me sistemin operativ të Androidit 4.0 Ice Cream Sandwich.

Ideatab S2110A specifikat:
Është specifikuar si “një tabletë Premium për argëtim” sportivë që vjen i pajisur me një tastierë të ndarë, megjithatë kompania e ka përpjekur duke e ruajtur hollësinë e pajisjes me 8.69mm si dhe peshën (580g).
Tablete 10-inch me një ngjyrë të pasur dhe ekran multi-touch është i përsosur për përdorim, posedon Mikro-HDMI port që mundëson lidhjen me TV.
Gjithashtu posedon SD kartë lexuesin, portën për USB, si dhe një kamerën e pasme 5 megapixel me LED flash, 1GB memorie, Wi-Fi dhe një 1.3 megapixel kamerë frontale.

Ideatab A2107A & A2109A specifikat:
Të dyja këto modele vijnë të pajisura me të njëjtin mbështjellës metalik që janë të frymëzuar nga linja e pajisjeve ThinkPad.
A2107A me ekran 7 inç posedon 3G-enabled e cila është projektuar posaçërisht për ata që e duan leximin.
Por kjo nuk është e tëra, kjo pajisje gjithashtu është sportive dhe ka mikro SD kartë, Bluetooth 4.0, FM radio të integruar, rezolucion 720p HD dhe bateria qëndron deri në dhjetë orë përdorim aktiv.
Në të kundërtën, modeli A2109A vjen i plotë me ekran 9 inç, me rezolucion 1280×800 të kthjelltë.
Kjo ka konfiguracion më të thjesht se S2110A, por ende arrin të përshtaten me 3 megapixel kamerë të pasme, mikrofona të dyfishtë, 16GB hapësirë te integruar, GPS, një Mikro USB port dhe 1.3 megapixel kamerë frontale.
Çmimet dhe disponueshmëria për këto tri pajisje do të shpallet se shpejti. |ameble| [divider top=”0″]

Sistem i zërit pa tela nga Harman

Sistem i zërit pa tela nga Harman

Prodhuesi amerikan i sistemeve të zërimit Harman ka prezantuar një sistem të ri të saj KardonSoundSticks në panairin për teknologji IFA në Berlin.

Kardon Soundsticks pa tela(Wireless) u mundëson zërim shpërndarës (audio stream) nga pajisjet Bluetooth të tyre, nëpër dhomë apo për rreth shtëpisë. Kompleti përmban një subwoofer 6 inç, 40vat përforcim (amplification) dhe teknologjinë Bluetooth të integruar. |ameble|

Specifikat e kësaj pajisje janë si më poshtë:

  • Bluetooth audio stream
  • HARMAN TrueStream A
  • we-inspiring industrial design
  • 40 watts of amplification
  • 1/8″ (3.5mm) stereo audio connection
  • Touch controls for volume and mute
  • 6″ (160mm) down-firing subwoofer with volume control
  • Eight full-range transducers [divider top=”0″]

 

Dell XPS Duo 12, laptop dhe tablet

Dell XPS Duo 12, laptop dhe tablet

Në panairin tregtarë për teknologji IFA në Berlin, Dell ka zbuluar laptopin apo tabletën e tyre Dell XPS Duo 12. Dell XPS Duo 12 është i kombinuar si një laptop dhe tabletë, duke mundësuar atë për tu transformuar nga njeri tek tjetri.

Kompania Dell siç duket ka përmirësuar dizajnin dhe specifikat e tyre ne konfigurimet e fundit tek pajisjet XPS Duo 12.

Një ekran HD Multi touch Corning Gorilla Glass me rezolutë 1920×1080 pixels. Kjo pajisje përmban ekran full HD qe rrokulliset dhe me prekje(touchscreen) që e lejon atë të konvertohet lehtësisht nga një laptop ne një tabletë në varësi të nevojave tuaja.
Dell XPS Duo 12 posedon sistemin operativ te fundit Microsoft Windows 8. Kjo pajisje pritet të dal në dyqane menjëherë pas lansimit të Windows 8 më 26 tetor 2012. |ameble|

[youtube id=”ySwiq_qga7A” width=”600″ height=”350″][divider top=”0″]

Disa produkte te prezantuara nga Sony në IFA 2012

Disa produkte te prezantuara nga Sony në IFA 2012

Diten e djeshme Kompania Sony ka shfaqur disa prej produkteve të tyre në IFA 2012 që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, kështu që do të mundohem t’ju paraqesim disa prej më të rëndësishmeve që u dalluan.

Sony së pari ka filluar të shfaqet me 4K Bravia HDTV 84-inc, me rezolutë 3840×2160, që do të jetë në dyqane nga fillimi i Shtatorit me një çmim të shtrenjtë, sipas thashethemeve.

Pas HDTV-s kanë zbuluar edhe smartphone-in e tyre të ri Xperia T, i cili do të shfaqet në filmin e ardhshëm “Skyfall” të James Bond-it në nëntor të këtij viti.

Telefoni përmban një kamerë 13MPix, me incizim të videove HD 1080p të plotë. Ekrani 4.6 inç HD, dhe procesorë 1.5 GHz Qualcomm Krait MSM8260-A Dual Core, vjen më 16 GB memorie e cila mund të rritet nëpërmes kartës mikro SD deri 32GB. Si një telefon i certifikuar nga PlayStation, automatikisht ka qasje në librarinë online të lojërave, si dhe qasje në mijëra filma përmes rrjeteve të ndryshme të Sony-it.

Më pastaj, Sony ka zbuluar Laptopin 10point multi-touchscreens që dominojnë në vargun e fundit të VAIO PC-ve, dhe kandidon më Sistem Operativ Windows 8.

Ky varg përfshin VAIO Duo11 me 11-inç , Vaio Tap20 i ri, Seria Vaio T dhe Seria Vaio L me 20-inç.
“Sony ka forcuar dhe zhvilluar versionet VAIO të saj VAIO line-up duke shtuar këtu një zgjidhje intuitive touch”, tha Ryosuke Akahane, president i VAIO-s nga kompania e Sony-t. “Kjo do të japë një përvojë unike përdoruesve të VAIO-s, e kombinuar me aplikacione bindëse dhe karakteristika të reja. VAIO Line-up i ri nga Sony, është shfaqur me Windows 8, dhe do të vihet në dispozicion nga fundi i Tetorit të këtij viti.

Sony ka zbuluar edhe tabletin e tyre Xperia Tablet S. Ky tabletë vjen me një ekran 9.4-inç, ekran SPI 1280×800, chipset Tegra 3, SD slot, 64GB e integruar, baterinë 6.000 mAh, dhe sistem operativ të Androidit 4.0 Ice Cream Sandwich. Tabletë vjen në një stil unik të hollë, Tableti S vjen më trashësi 0,35 dhe 0,48 inç, peshon rreth 600 gram, mund të përdoret edhe si remote universale. Tableta Sony do të jetë në dispozicion nga 7 Shtatori. Çmimet do të fillojë nga 400 dollar për modelin 16GB, 32GB do të jetë 500 dollar dhe 64GB për 600 dollar.

Gjithashtu duhet rrumbullaksuar disa pjesë interesante të ditës se djeshme nga Sony e cila ka shfaqur edhe ndegjojset (headset) 3D të quajtura Sony HMZ-T2 Personal me pamje 3D. (shih foton).

Kompania Sony gjithsesi se nuk ka përfunduar me këto produkte por vazhdon ende, kështu qe ameble do ti paraqesë ato në ditët e ardhshme. |ameble| [divider top=”0″]

Zbulohet tableti më i ri i HTC i madhësisë 10-inç

Zbulohet tableti më i ri i HTC i madhësisë 10-inç

Nëse këto imazhe të publikuara nga burime të pa-sigurta tani për tani konstatohen të jenë të vërteta, atëherë i bie që HTC të jetë ri-kthyer në botën e tabletëve. Pas tabletit të tyre të parë Flyer me të cilin nuk korrën ndonjë sukses të madh tani duket që HTC është ringjallur, këtë herë me përmirësime.

Emri i këtij të fundit akoma nuk dihet, por duket të jetë i madhësisë 10-inç prandaj edhe mund ta quajmë kështu “Tableti 10-inc HTC” derisa sa ky tablet të bëhet publik për ne.

Detajet mund të na trembin kur te zbulohen, por tableti në pamje të parë duket të jetë mjaft i hollë. Mbuloja e bardh e tij duket të jetë sikur ajo  poli-karbonike e HTC One X. Pjesa e përparme dhe ekrani duket të jenë mjaft interesante ngase ajo qe konsiderohet si pjesë e poshtme e këtij tableti vërehet se është bërë më e gjatë se tre anët tjera të kornizës duke u mbuluar me  më shumë material të mbulojës për të na dhënë mundësinë që ky i fundit të jetë më lehtë i kapshëm me dorë dhe pjesa e ndjeshme e ekranit të mos rrezikohet. Kur jemi tek kjo pjese e tabletit nga fotot mund të shohim se pikërisht në këtë pjese gjendet edhe kamera e përparme dhe ajo e pasme.

Është duke u përfolur shumë se njëri nga disa produktet e HTC (HTC One X, S dhe HTC Proto) që do të publikohen në panairin e teknologjisë IFA në Berlin të jetë edhe ky tablet. |ameble||androidauthority| [divider top=”0″]

Samsung Galaxy Note II, publikohet zyrtarisht

Samsung Galaxy Note II, publikohet zyrtarisht

Galaxy Note është një gërshetim në mes të Smartphone dhe Tablet. As telefon e as tablet, por njëkohësisht te dyjat, një kategori e re që i është dhënë emri “phablet”. Para disa minutash, Samsung në IFA 2012, publikoi modelin e ri të quajtur Galaxy Note II. Specifikimet i gjeni më poshtë:

  • Procesori Samsung Exynos 4412 quad-core 1.6GHz
  • Ekrani Super Amoled 5.5″ me rezolucion 1280×720
  • 2 GB RAM
  • 16/32/64 GB memorie interne të integruar
  • Mundësi për SD-Kartë 64GB
  • 8 Megapixel BSI Kamerë
  • 1,9 Megapixel Kamerë frontale
  • Bateri 3100mAh
  • S-Pen
  • 9.4mm i hollë
  • Pesha 180g
  • Android 4.1 Jelly Bean

Të gjitha këto specifika janë përmirësime mbi modelin paraprak. Galaxy Note II veçohet edhe me përmirësime softuerike, sidomos në përdorimin e S-Pen. S-Pen është një laps (që detekton 1024 nivele të sensitivitetit) që mund të përdoret për vizatim në Note II, mirëpo funksionaliteti i tij është i gjithanshëm. Sipas prezentimit, S-Pen mund të afrohet para ekranit (10mm afër), dhe pa e prekur atë fare mund të kryhen operime të ndryshme si, kontrollimi i pjesërishëm i e-mail-it, përshkrimi i ngjarjeve në kalendar etj. Samsung këtë e quan “Air View” dhe mund të përdoret në aplikacionin e kalendarit, video playerit, galerisë dhe në aplikacionin për e-maila.

Momentalisht nuk ka informata për çmimin dhe lançimin e produktit.|ameble||samsung||phonearena|[divider top=”0″]