Tag Archives

15 Articles
IFA 2014 – çfarë pritet nga kjo ngjarje në Berlin

IFA 2014 – çfarë pritet nga kjo ngjarje në Berlin

Çdo Shtator shtypi për teknologji në botë zbret në Berlin të Gjermanisë, për ngjarjen IFA (tregun botërorë për teknologji), që është një nga ngjarjet më të mëdha tregtare të vitit për teknologji. Nëse nuk ju ka rënë të dëgjoni, IFA mund të krahasohet si përgjigje e Evropës për CES-in që mbahet në Amerikë. Kjo ngjarje fillon me 5 Shtator ku ameble do ta përcjell çdo organizim dhe gjithsesi se do të informoj për me të rejat nga kjo.

IFA-2014

Samsung, LG, ASUS, Sony, dhe Huawei së bashku me shumë kompani të tjera të mëdha do të jenë të pranishme dhe të mbajnë konferenca të tyre për shtyp gjatë gjithë javës duke lansuar gjithashtu produkte të reja.

Kemi paraqitur raporte, lajme, thashetheme, disa nga ato janë zyrtarizuar nga kompanitë, mirëpo shkurtimisht do tu japin një pasqyrë, se cilat janë produktet që pritet të shfaqen në ketë organizim vjetor:

  • Samsung Galaxy Note 4,
  • HTC Desire 820,
  • Sony Xperia Z3 dhe ndoshta Sony Xperia Z3 Compact,
  • Nokia Lumia 730 dhe Nokia Lumia 830,
  • Motorola Moto X+1,
  • Huawei Ascend D3 (ose D7), Ascend Mate 7,
  • Lenovo Vibe X2,
  • Asus ZenWatch, e shumë e shumë pajisje tjera.

Për te gjitha këto, ameble do t’ju informoj vazhdimishtë, gjatë këtyre ditëve. /ameble

Alcatel lanson smartphone me ekstra telefon dirigjues

Alcatel lanson smartphone me ekstra telefon dirigjues

A është smartphone-i juaj shumë i madh për xhepin tuaj dhe përderisa e nxirrni nga xhepi për tu lajmëruar dhe e ktheni prapë është bezdisje? Alcatel tani ofron një zgjedhje për ketë. Smartphone i ri i kompanisë është modeli i ardhshëm i Alcatel-it One Touch Hero, një smartphone me procesorë 4 bërthamor 1.5 GHz, kamerën 13 megapikselë dhe 2 GB RAM që vjen bashkë me një telefon dirigjues në madhësi të vogël.

Alcatel One Touch Hero

Smartphone-i kryesor vjen me ekran 6 inç që është shumë i madh për xhepin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ky posedon dirigjuesin e vetë, telefonin e vogël.

Në pamje duket si një telefon shtëpiak, por në të vërtetë nuk është telefon, ky nuk posedon kartelën SIM. Megjithatë, mund të bëhen thirrje me të, vetëm se duhet të lidhet me smartphone-in Hero, duke i mundësuar kështu për të parë kontaktet dhe për të bërë thirrje pa prekur smartphone-in.

Alcatel remote 1

One Touch Hero bashkë me dirigjuesin e tij do të jetë në dispozicion për blerje nga muaji Tetor, por tregu i parë për të është Kina, duke vazhduar në vendet e Evropës dhe Amerikës Latine. |ameble|

LG shfaq televizionin OLED 77 inç ultra HD të lakuar

LG shfaq televizionin OLED 77 inç ultra HD të lakuar

LG OLED 77LG në ngjarjen IFA ka shfaqur zyrtarisht atë që pretendon të jetë me i madhi në botë televizionin OLED 77 inç me definicion ultra HD. Ky televizion ka ekran të lakuar të ngjashëm me modelin e kaluar të cilin kompania e kishte prezantuar gjatë CES 2013 në Janar.

Kompania për ketë model karakteristikat ende po i mban në fshehtësi, e vetmja që dihet deri me tani është se premton kontrast dhe ngjyra mahnitëse, përkrah rezolucionin 4k rezolutë ultra HD. Kompania thotë gjithashtu se është televizioni OLED i lakuar më i madhi në botë.

Nuk ka ende asnjë detaj se sa do të ketë çmimin. Shumë nga prodhuesit e mëdhenj nxjerrin ekrane të mëdha si koncept nëpër panaire dhe ne sasi të mëdha i prodhojnë vetëm nëse paraqitet nevoja nga blerësit. |ameble|

Lansohet Sony Xperia Z1

Lansohet Sony Xperia Z1

Sony në ngjarjen e djeshme të cilën e kemi dhënë drejtpërdrejt duket se nuk ka lënë asnjë sekret pa përmendur në lidhje me smartphone-in e tyre të fundit, Xperia Z1 i cili u prezantua në IFA 2013 në Berlin të Gjermanisë.

Siç është raportuar edhe më parë, ky smartphone shfaqet me ekran 5 inç 1080p, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 2.2Ghz, hapësira e brendshme për të dhëna 16GB, 2GB RAM, kamera 20.7 megapikselë, është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe posedon platformën Android 4.2 Jelly Bean. Xperia Z1 do të filloj me shitjen këtë muaj.

Prezantohet versioni HDMI 2.0

Prezantohet versioni HDMI 2.0

Në ngjarjen IFA 2013 sot në Berlin Forumi HDMI Inc, ka njoftuar për arritjen e versionit të ri të HDMI-së, HDMI 2.0.

HDMI 2.0 është e para që zhvillohet nga ky forum, që ofron një ngritje të konsiderueshme në shpejtësi (Bandwidth) duke i ofruar përdoruesve deri në 18Gbps, për të mbështetur rezolucionin Ultra me definicion të lartë (HD) 4K@50/60 (2160p) e cila ofron 4 herë qartësi se sa rezolucioni i tanishëm i videove 1080p/60.

Karakteristika të tjera të versionit HDMI 2.0 përfshijnë 32 audio kanale, si dhe sinkronizimin dinamic auto lip-sync. HDMI i ri 2.0 është i përshtatshëm (compatible) me versionet e mëparshme dhe tani Forumi HDMI ka zgjeruar licensimin LLC që të jetë si përgjegjës për licencë të versionit 2.0 të HDMI-ve.

HDMI 2.0

 

Robert Blanchard i kompanisë Sony, njëherit edhe udhëheqës i këtij forumit ka thënë:

“Futja e versionit HDMI 2.0 paraqet një lëvizje të madhe për Forumin HDMI, anëtarët tanë kanë bashkëpunuar ngushtë për të dal të suksesshëm me versionin e ri të HDMI-së, duke zgjeruar kështu karakteristika për audio dhe video në elektronikën e konsumit.”

HDMI 2.0 për treg pritet të jetë gati para përfundimit të vitit 2013, për më shumë informata rreth versionit HDMI 2.0 mund ti gjeni në uebfaqen e internetit të HDMI-së. |ameble|

Drejtpërdrejt: Publikimi i Samsung Galaxy Note 3

Drejtpërdrejt: Publikimi i Samsung Galaxy Note 3

Samsung-Galaxy-Note-3Të gjithë në pritje të Samsung Galaxy Note 3.

Samsung Galaxy Note 2 me siguri ka qenë njëri prej produkteve më të pëlqyera të Samsung për shumë njerëz nëpër botë. Shumë nga ne me pa durim kemi pritur se kur do të publikohet Samsung Galaxy S 3 ngase Note 2 ka lënë një shije të mrekullueshme me mënyrën se si funksionon. Samsung Galaxy Note 3 është produkti i radhës që pjesëmarrësit e IFA 2013 në Berlin do të mund ta shohin prej 6-11 Shtatorë.

Të dhëna për fabletin Samsung Galaxy Note 3 nuk kemi shumë, por një gjë është e sigurt, se procesori i tij do të jetë octa-core (tetë-bërthamorë).

Kjo ngjarje do të fillojë në ora 19:00 sipas orës tonë lokale. Ne ju ftojmë që këtë ngjarje ta ndiqni përmes Ameble duke klikuar në videon më poshtë. |ameble|

[youtube id=”4ihkiREluBM” width=”600″ height=”350″]

Drejtpërdrejt: Në pritje të Sony Xperia Z1

Drejtpërdrejt: Në pritje të Sony Xperia Z1

E përditësuar, ora 17:00.

Sony duke prezantuar produktet e reja, ne mesin e tyre edhe smartphone-in Xperia Z1 (Honami) . Ne ju ftojmë që këtë ngjarje ta ndiqni përmes Ameble duke klikuar në videon më poshtë.

[youtube id=”1Uka06EW0BQ” width=”600″ height=”350″]

Kanë mbetur vetëm edhe 5 orë deri kur Sony do të publikoj smartphone-in Xperia Z1(Honami).

Ditëve dhe javëve të kaluara kemi publikuar artikuj të ndryshëm rreth produktit më të ri të Sony-it smartphone  Xperia Z1 (aka Honami).  Kjo kompani vërtet na ka provokuar, duke publikuar vazhdimisht pjesë të ndryshme të kësaj pajisje, por asnjë herë në tersi.

Është përfolur mjaft rreth karakteristikave të tij, dhe kohës se kur do të lansohet për shitje, por gjithçka përmbyllët sot me thashethemet, kur edhe do të publikohet zyrtarisht Sony Xperia Z1(Honami).

Për ata që janë në Berlin, nga data 6 mund ta shohin këtë smartophone të mrekullueshëm  në panairin më të madh të elektronikës në botë IFA 2013.  Disa nga specifikat e Sony Xperia Z1 janë madhësia e tij prej 5 inç, procesori Snapdragon 800 dhe kamera 20.7 megapikselë.

Kjo ngjarje do të fillojë në ora 16:00 sipas orës tonë lokale.  |ameble|

Acer njofton për tabletin Iconia A3

Acer njofton për tabletin Iconia A3

Acer Iconia A3Kanë mbetur edhe dy ditë para se të filloj ngjarja në IFA në Berlin dhe produkti i parë i cili pritet të publikohet nga Acer është tableti 10 inç Acer Iconia A3.

Rivali i iPad-it ka ekranin 10 inç me rezolucion 1280 x 800 pikselë, procesorin 4-bërthamorë 1.2 GHz A7, kamerën 5 megapikselë, portën micro-HDMI, lexuesin microSD dhe vjen me platformën Android me versionin 4.2.

Wi-Fi modeli nga Acer Iconia A3 do të lansohet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë në Tetor të këtij viti me çmim prej 249 €, ndërsa version 3G do të lansohet disa muaj më pas me çmimi prej 299 €. |ameble|

Shfaqen imazhet të Samsung Galaxy Gear

Shfaqen imazhet të Samsung Galaxy Gear

Samsung këtë javë pritet të prezantoj orën e mençur (smartwatch) Samsung Galaxy Gear dhe si duket paraprakisht janë shfaqur disa foto të mundshme të pajisjes.

Fotot e mëposhtme janë postuar online nga Venture Beat, sipas tyre Galaxy Gear do të shfaqet me ekran OLED 2.3 inç (320 x 320)dhe e ka mundësin e lidhjes me pajisjen tuaj Android nëpërmjet Bluetooth-it. Gjithashtu vjen me aplikacione të android-it të integruara si Health Tracking, Social Media opsionin me zë S Voice,  pajisja mund të përdoret për të bërë thirrje, do të ketë qasje në internet në mënyrë që ju mund të hyni direkt nga pajisja, bateria e saj ofron përdorim deri në 10 orë. Posedon kamerë 4 megapikselë, 1 GB RAM dhe platformën Android Jelly Bean.

Hollësitë tjera të kësaj pajisje pritet të prezantohen me 4 Shtator, ne ngjarjen IFA 2013. |ameble|

IFA 2013 fillon ketë javë, çfarë pritet nga kjo ngjarje?

IFA 2013 fillon ketë javë, çfarë pritet nga kjo ngjarje?

Pas ngjarjeve të kaluara të këtij viti CES, CeBIT dhe MWC 2013, tani është koha për IFA apo Internationale Funkausstellung, që shpjegimi i tij i plotë është konsumi pa limit i elektronikës, që çdo vit mbahet në Berlin të Gjermanisë në fund të verës.

IFA 2013 feature image

Ketë vit kjo ngjarje duket të jenë e ngarkuar sipas paralajmërimeve të mëdha dhe gjithashtu lansime të produkteve të reja. Ngjarja zyrtarisht fillon të premten më 6 Shtator por konferenca e madhe për media fillon nga e mërkura me 4 Shtator.

IFA tradicionalisht ka qenë një ngjarje e madhe për kompanitë Samsung, Sony, LG, e tjera dhe natyrisht se këto kompani do të kenë pjesën e tyre të prezantimeve në kohë të veçanta, aty pritet shumë çka edhe nga kompani tjera që do të shfaqin produkte e tyre.

Gjithsesi ngjashëm si vitin e kaluar, ketë javë ne do të shfaqim ngjarje drejtpërdrejt nga Gjermania për t’ju sjellë risit dhe më të rejat nga IFA 2013.

Por çfarë konkretisht pritet nga kjo ngjarje?

Kemi paraqitur raporte, lajme, thashetheme, disa nga ato janë zyrtarizuar nga kompanitë, mirëpo shkurtimisht do tu japin një pasqyrë se cilat janë produktet që pritet të shfaqen në ketë organizim vjetor:

  • Samsung​ – Galaxy Note 3, Galaxy Gear dhe ndoshta ndonjë tablet,
  • Sony – Xperia Z1, Z1 ‘mini’ dhe ndoshta ndonjë lens për kamera,
  • LG – ndonjë smartphone G2, tabletin G Pad dhe ndoshta një ekran për smartphone me 1440p
  • HTC – HTC One (me ngjyra), HTC One Max,
  • Archos – Smartphone dhe tablet


Në të njëjtën kohë, IFA nuk është vetem për smartphone dhe tabletë, kështu që mund të shohim edhe shumë e shumë pajisje tjera. Prandaj qëndroni me ne, një javë me plotë të reja nga teknologjija. |ameble|

LG publikon tabletin G Pad, para ngjarjes IFA 2013

LG publikon tabletin G Pad, para ngjarjes IFA 2013

LG-së nuk i është pritur deri javën e ardhshme kur pritet të filloj ngjarja IFA 2013, ajo zyrtarisht ka shfaqur tabletin e saj të ri G Pad me ekran 8.3 inç. Ky në fakt është prezantimi i dytë i këtij tableti, mirëpo tani shfaqet me më shumë detaje rreth harduerit.

LG GPad

Disa nga karakteristikat për tabletin e parë të LG-së përfshijnë procesorin 4 bërthamor 1.7Ghz Qualcomm Snapdragon 600, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme për të dhëna, kamera e pasme 5 kurse ajo frontale 1.3 megapikselë, bateria 4600mAh, ekranin WUXGA me rezolucion 1920 x 1200 dhe do të jetë me platformën Android 4.2.2. Do të jetë në dy ngjyra në të bardhë dhe të zezë.

Pajisja pritet të dal në treg gjatë këtyre muajve të ardhshëm dhe gjatë gjithë vitit do të ketë në dispozicion. Njoftimi i plotë për të do të jetë në ngjarjen IFA gjatë javës së ardhshme. |ameble|

Sony ngacmon me Xperia Z1 nëpërmes Twitter-it

Sony ngacmon me Xperia Z1 nëpërmes Twitter-it

Sony në një konferencë shtypi të përfolur për 4 Shtator pritet të prezantoj një smartphone të ri, që mund të quhet Xperia Z1, ajo tani nëpërmes Twitter-it ka ngacmuar me një imazh që e paraqet vetëm butonin për fikje të kësaj pajisje.

Sony Xperia Z1 Honami

I përfolur si një phablet modeli Xperia Z1 i koduar gjithashtu si Honami, pritet të vijë i pajisur me ekran 5 inç HD, me kamerë 20 megapikselë, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 800, hapësira e brendshme për ruajtje 16GB me mundësi zgjerimi me anë të kartelës microSD, me 2GB RAM si dhe baterinë me fuqi 3000 mAh.

Ende nuk e dimë se çfarë pajisje do të duket ne dizajn edhe pse disa imazhe që janë shfaqur dhe thonë se ky model do të jetë i ngjashëm si pjesa tjetër e linjës Xperia.

Sony me shumë gjasë do të prezantoj ketë pajisje muajin e ardhshëm në IFA gjatë një konference për shtyp të caktuar thuhet se në të njëjtën kohë me ngjarjen Samsung Unpacked, ku nga kjo presim të shohim phablet-in Samsung Galaxy Note 3. Të dy kompanitë janë të gatshme të ecin në treg ballë për ballë me phablet, edhe pse sipas viteve të fundit nga Sony nuk shohim shumë luftë kundër gjigandit Samsung. |ameble|