Tag Archives

3 Articles
iMac Retina 27 inç prezantohet nesër

iMac Retina 27 inç prezantohet nesër

iMac Retina 27 inçApple pritet të mbanë një konferencë për shtyp nesër, me ç’ rast kompania do të njoftojë për një numër të pajisjeve të reja.

Sipas një raporti të fundit nga Apple, një iMac Retina 27 inç do të prezantohet nesër i cili si duket do të del në shitje këtë vit.

Për Apple gjithashtu thuhet se është duke punuar edhe në një model tjetër iMac Retina 21 inç i cili pritet të lansohet në fillim të 2015.

Në ngjarjen e së nesërmes, Apple pritet gjithashtu të prezanton edhe iPad Air 2, iPad Mini 3, Mac Mini dhe TV Apple me Apps dhe lojëra. /ameble

Apple organizon edhe një ngjarje tjetër muajin e ardhshëm

Apple organizon edhe një ngjarje tjetër muajin e ardhshëm

Sipas uebfaqes franceze MacG Apple do të organizoj një tjetër ngjarje e saj më 15 Tetor. Është thënë se përveç një iMac të ri, Apple gjithashtu do të prezantoj edhe gjeneratën e re të iPad-ve. Kjo nuk duket një gjë e pazakontë nga Apple e cila shpesh prezanton produkte në dy organizime të ndara kësaj radhe brenda një muaji.

Vitin e kaluar, në shtator ata kanë prezantuar iPhone 5 dhe iPod-at dhe një muaj me vonë ka qenë ngjarja për iPad 4, iPad Mini dhe Mac të ri.

Faqja franceze thekson se sa i përket pajisjeve iMac stoqet e Apple-it gjithashtu edhe shitësit e autorizuar kanë mungesë ne pajisje. Modeli i ardhshëm i iMac-ut ka gjasë të shfaqet me chipset Haswell të ri nga Intel. |ameble|

Apple prezanton versionin e përditësuar iMac 21.5 inç

Apple prezanton versionin e përditësuar iMac 21.5 inç

Nga MacRumors janë duke qarkulluar disa thashetheme për versionin e përditësuar iMac 21.5 inç i veçuar si një model i cili është dedikuar vetëm për edukim, me një çmim prej 1,099 $.

Ky version i përditësuar iMac 21.5 inç karakterizohet me 3.3GHz dual-core Intel Core procesor I3, ekran të plotë HD me 1920 x 1080 rezolucion, memorie 4GB RAM dhe hard disk 500GB.

Sipas MacRumors, ky version iMac është në dispozicion për të porositur nga tani, dhe liferimi i tij bëhet nga 5 deri në 7 ditë. Duhet ven re se këtë model  mund ta porostin vetëm institucionet arsimore. |ameble| [divider top=”0″]