Tag Archives

23 Articles
Si të krijojmë Storie mbresëlënëse në Instagram

Si të krijojmë Storie mbresëlënëse në Instagram

Kur Instagram fillimisht shfaqi storiet në 2016, shumë shkrime kritikonin se ishte një kopje flagrante e storieve të Snapchat. Edhe pse kjo ende është shumë e vërtetë, ata kanë arritur të gjenerojnë mjaft popullaritet në rrugën e tyre. Plus, për dallim Instagram nuk mbështetë efektet e ndryshme të fytyrave, ai mundëson mënyra të tjera për të marrë kreativitet.

Instagram ju lejon të bëni foto, video dhe Bumerang për storiet e juaja plus të gjitha këto i mundëson me shumë mjete të cilat mund të përdoren si opsione për kreativitet.

Bëj kreativitet me Tekst dhe Art

Storiet e instagramit kanë tri mjete kryesore për përshtatje nëse ju bëni një foto ose video: stickers, doodles dhe tekst. Kliko ikonën e sticker e cila gjendet lartë fotos/videos të stories tuaj për të shfletuar një librari me dekorime. Disa stickers janë interaktiv, duke ndryshuar në bazë të lokacionit tuaj, motit ose kohës. Të tjerat janë qesharake, të shndritshme dhe ju lejojnë të personalizoni fytyrën tuaj ose të dikujt tjetër. Shkoni lartë e poshtë për të pasur qasje në të gjitha emocionet.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ikona doodling (për vizatim) në të djathtë ju mundëson të vizatoni gjithandej. Ka tre brusha: rregullt, nënvizuar dhe me ngjyra. Secili mund të ketë ndjenja më të veçanta dhe mund t’i përdor në forma të ndryshme.

Në pjesën e poshtme të ekranit ju mund të përshtateni madhësinë e brushës dhe të zgjedhni nga një shumëllojshmëri të ngjyrave. Doodling (vizatimi) është vendi ku  kreativiteti mund vërtetë të shkëlqejë, tërheqja e kornizave, pamje të rreme, maska dhe të tilla.

 

 

 

 

 

 

 

 

Teksti është paksa vetë shpjegues por si do qofte Instagram do të lejoj te zgjedhni ngjyra, të përcaktoni madhësinë si dhe te zgjedhni stilin e tekstit. Përveç kësaj në qoftë se ju filloni me simbolin @ dhe filloni të shtypni një emër përdoruesi, ju mund të përmendeni dikë në historinë tuaj dhe të shtoni një lidhje për te profili.

Shtypeni done kur keni mbaruar, pastaj tërhiq tekstin rreth imazhit ose mbaje për ta bërë atë më të vogël apo më të madh. Nëse je I pakënaqur, zvarrit atë në fund fshije atë dhe fillo një tjetër.

Përdorni mënyra të ndryshme regjistrimi

Storiet e Instagram mbështesin mjaft lloje të ndryshme të regjistrimit. Përveç duke marrë një pamje standard në mënyrë normale, ju mund të shtypni dhe mbani shtypur butonin mbyllës për të regjistruar deri në 15 sekonda të videos. Pra do të thotë lejon pesë sekonda më shumë se Snapchat.

Ju gjithashtu mund të bëni një boomerang për storien tuaj. Nëse ju jeni të njohur me app falas Bumerang, ju e dini se një boomerang është thelb I një video vetëm unaze në disa sekonda gjatësi. Ajo nuk ka normë standard të kufizimit, por lëshon kamerën me shpejtësi për të marrë një grumbull më fotografi dhe i lidh së bashku në një video.

Bumerang është e mrekullueshme për veprime të shpejta që nuk kanë nevojë për një video të plotë, por gjithashtu kanë nevojë për më shumë se një foto të vetme. Mendoni fishekzjarrët, ndeshje futbolli, pishinë, festimet, lëvizjet vallëzimi etj.

Mënyra e fundit është HandsFree, e cila ju mundëson te shtypni butonin përfundues vazhdimisht për të gjiruar video pa e mbajtur gishtin tuaj te vendosur gjithherë. Kjo është gjithashtu diçka si boomerangs që Snapchat nuk e mbështet.
Storiet e Instagram gjithashtu ju lejojnë të transmetoni video live nga e njëjta pamje e kamerës, por jo teknikisht nuk është një storie Instagrami. Video live nuk ruan historinë tuaj, kështu që ato janë me të vërtetë një funksion I veçantë.

Shtoni foto dhe grafika tjera

Ju nuk keni gjithmonë një foto të re aktuale për të vendosur në storien tuaj të Instagram. Nëse ju keni një foto interesante të ruajtur në Camera Roll tuaj, ju mund të shtoni atë në storien tuaj.
Pasi ju të zgjedhëni një foto nga Camera Roll ju doni ta postoni, atëherë ju keni të gjitha mundësite e përshtatjes si çdo foto tjetër të ketë. Doodle (vizatoni) të gjithën, shtoni tekstin apo përshkrime ose lidheni me ndonjë nga përdoruesit e tjerë përkatës.

Rregullo kush mund ta shoh storien tuaj te Instagram

Instagram përfshinë disa parametrat të intimitetit për t’u siguruar se vetëm njerëzit e caktuar mund të shohin historinë tuaj Instagram. Ju mund të bllokoni njerëz të veçantë ta shohin atë, plus mund të zgjedhni grupin e njerëzve të cilët janë në gjendje të përgjigjen.

Në modulin e kamerës në Instagram, shihni ikonën Settings lartë në të majtë. Shtyp Hide Story From dhe zgjedh njerëzit për të bllokuar. Nën atë shtyp të selektoni kush mund të ju përgjigjet në storiet e juaja. Everyone (Gjithsecili) është e papërcaktuar pra do të thotë të gjitha ata që ju ndjekin. Përndryshe ju mund të zgjedhni vetëm njerëzit që ju I ndjekni pra People You Follow ose ju mund te zgjedhni off pra të ndaloni të gjitha përgjigjet.

E fundit është e parëndësishme për jetën private, por ajo është këto dosido. Nyja Saved Shared Photos mund të vendoset on ose off. Kur on, Instagram automatikisht do të ruaj çdo përmbajtje të stories në Camera Roll. Ajo është off e nënkuptuar dhe ndoshta për arsye më të mirë.

Në fund kur ju mendoni se storia juaj është e përkryer dhe e kompletuar, shtyp My Story dhe shpërndaje krijimin tuaj më ndjekësit e juaj. /ameble.com

Përditësimi i fundit i Instagram-it sjell opsione të reja

Përditësimi i fundit i Instagram-it sjell opsione të reja

Instagram ka njoftuar se ka lëshuar një përditësim të ri të aplikacionit të tyre mobil për platformën iOS dhe Android. Përditësimi sjell disa opsione të reja në pajisjet iOS dhe Android, dhe një nga dy opsionet kryesore janë Color dhe Fade.

Instagram Color & Fade

Në përditësimin që u bë në dhjetor, ne kemi prezantuar pesë filtra të ri dhe kemi sjellë mundësinë për të rregulluar perspektivën në fotografi. Sot, ne ju sjellim dy opsione të reja kreative: Color dhe Fade, kanë deklaruar ata.

Versioni i fundit i Instagram-it tanimë është në dispozicion në Google PlayStore, kurse përditësimi për iOS pritet të shfaqet ditët e ardhshme në iTunes. /ameble

Instagram sjellë pesë filtra të ri për imazhe në aplikacion

Instagram sjellë pesë filtra të ri për imazhe në aplikacion

Instagram ka publikuar pesë filtra të ri në aplikacionin e tyre të fotove për platformat Android dhe iOS. Pesë filtrat e ri të lansuar nga Instagram janë quajtur Slumber, Crema, Ludwig, Aden dhe Perpetua.

Instagram Filters

 

“Të frymëzuar nga përdoruesit e Instagramit nga fotografia, arti, moda dhe dizajni, ne kemi lansuar pesë filtra të ri që besojmë se janë në të mirën e përdoruesve”, kanë deklaruar ata në një blog post të tyre.

Tani që janë pesë filtra të ri në aplikacion, Instagram ka ndryshuar edhe mënyrën me të cilën filtrat shfaqen tek përdoruesit, e që mund t’ju qasen sa më lehtë. Në anën tjetër kur përdoruesit i aplikojnë filtrat në imazhet e tyre, ata drejtpërdrejt e shohin së si duken imazhet në nga çdo aplikim i filtrit. Për më tepër mund ta testoni vetë. /ameble

Instagram tani posedon me shumë se 300 milionë përdorues

Instagram tani posedon me shumë se 300 milionë përdorues

Instagram 300 millionRrjeti social Instagram, që është në pronësi të Facebook-ut ka njoftuar se tani posedon më shumë se 300 milionë përdorues, të cilët shpërndajnë më shumë se 70 milionë përmbajtje brenda ditës.

Ky shërbim i cili ka më shumë përdorues sesa Twitter, ka prezantuar gjithashtu disa karakteristikat të reja që pritet t’i fus në të ardhmen, të tilla si mundësia për të eksploruar si dhe mundësia për verifikimin e llogarisë. Verifikimi i llogarisë nëse nuk ju kujtohet është edhe në Facebook e që zakonisht shfaq një simbol të vogël në profil dhe vërteton përmbajtjen e përdoruesit përkatës.

Instagram me probleme, përdoruesit po shprehin zhgënjimin në Twitter

Instagram me probleme, përdoruesit po shprehin zhgënjimin në Twitter

Instagram po përballet me disa probleme ku momentalisht është jashtë funksionit për shumicën e përdoruesve.

Ata që përdorin aplikacionin nëpërmes pajisjeve mobile mund ta hapin, por nuk shfaqen imazhe të reja. Kompania ka bërë Tweet duke shkruar se po punojnë për rregullimin e këtij problemi.

 

Në ndërkohë, përdoruesit e Instagram-it janë vërshuar me statuset e tyre në Twitter duke shprehur zhgënjimin – shumica e të cilëve po bëjnë edhe humor të mirë. Ata po përdorin hashtag-in #InstagramIsDown për të ndarë komentet dhe fotot qesharake rreth kësaj. /ameble

 

 

Instagram prezanton shërbimin me foto-mesazhe “Instagram Direct”

Instagram prezanton shërbimin me foto-mesazhe “Instagram Direct”

Kompania Instagram në një ngjarje që është mbajtur në New York ka prezantuar përditësimin e quajtur Instagram Direct.

Ky përditësim i aplikacionit u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe private. Kjo mundësi e sjell Instagram-in kokë-me-kokë me aplikacionet e mesazheve të momentit siç janë WhatsApp, Viber, Snapchat etj. Aty është edhe një funksion i cili të tregon kur mesazhet janë parë, pëlqyer apo edhe komentuar.

[vimeo id=”81527238″ width=”600″ height=”350″]

Duke folur në ketë ngjarje, bashkë-themeluesi i kompanisë Kevin Systrom tha se rrjeti social Instagram ishte i hapur për publikun, çdo fotografi e publikuar është parë nga secili. Systrom tha se ai me bashkë-themeluesin Mike Krieger kanë sjell kompaninë këtu ku është, që nga fillimi kishim qëllimin për të bërë një platformë të komunikuar, dhe kompania nuk ka të bëjë me një kompani të fotografive, theksoi ai. |ameble|

Instagram pritet të lansoj diçka të re më 12 Dhjetor

Instagram pritet të lansoj diçka të re më 12 Dhjetor

Shërbimi për shpërndarjen e fotografive Instagram, të cilën Facebook e kishte blerë për 1 miliardë $, u ka dërguar sot ftesë disa medieve të caktuara duke i ftuar ata për të përcjellje ngjarjen “share a moment” me themeluesin Kevin Systrom dhe ekipin e Instagram-it.

Instagram December 12

Sipas CNET, ftesat janë dërguar nëpërmes postes dhe jo me e-mail, të mbështjellura me letër kafe së bashku me një fjongo të bardhë, pako posedon një katror druri në të cilën është e shtypur një fotografi. Ky katror ka një vrimë mbrapa, e cila mund të përdoret për t’u varur në mur. Nuk janë dhënë detaje tjera në ketë ftesë. Zëdhënësi i Instagram-it nuk ka pranuar të jap ndonjë koment sa i përket kësaj, kështu që e gjitha është në fshehje.

Shkruhen thashetheme se Instagram ka mundësi që është duke punuar në një funksion për mesazhe private. Si do që të jetë, ngjarja është caktuar për datën 12 Dhjetor, dhe do të fillojë në ora 10 në Midtown Manhattan të New York-ut. |ameble|

Instagram për Windows Phone pritet të lansohet edhe një javë ?

Instagram për Windows Phone pritet të lansohet edhe një javë ?

Në Tetor, Nokia kishte bërë njoftimin se rrjeti social për fotografi Instagram do të vjen edhe për të sistemin operativ Windows Phone në javët e ardhshme, por në fakt nuk ka ndodhur. Raundi i fundit i thashethemeve sugjerojnë se Instagram për Windows Phone do të jetë i lëshuar në një javë. Kjo duhet të vijë si një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e sistemit Windows Phone, të cilët janë duke pritur padurim aplikacionin Instagram për të qenë pjesë e sistemit të Microsoft-it.

Instagram

Për fat të keq, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga kompania Facebook në pronësi, për nisjen e aplikacionit Instagram për Windows Phone, dhe le të shpresojmë se thashethemet kësaj radhe do të jenë të sakta. |ameble|

Instagram shumë shpejt në platformën Windows Phone

Instagram shumë shpejt në platformën Windows Phone

Kryeshefi i Nokia-s Stephen Elop ka njoftuar sot se pajisjet me Windows Phone shumë shpejt do të marrin rrjetin social të shumë popullarizuar për foto, Instagram.

Instagram on WP

Njoftimi është bërë gjatë ngjarjes se sotme të Nokia World në Abu Dhabi krahas smartphone-ve Nokia Asha 500, 502, 503 dhe Lumia 1520.

Përdoruesit e smartphone-ve që përdorin Windows Phone aplikacionin Instagram do të mund ta marrin nga Windows Store në ditët e ardhshme. |ameble|

Instagram bënë blerjen e saj të parë, aplikacionin Luma

Instagram bënë blerjen e saj të parë, aplikacionin Luma

Instagram blen LumaInstagram ka bërë blerjen e saj të parë duke blerë kështu aplikacionin për shpërndarjen e videove, Luma. Fillimisht është raportuar nga TechCrunch, me pastaj lajmi është konfirmuar nga Facebook të cilët zotërojnë Instagram-in që kishin blerë vitin e kaluar.

Luma është një video sharing aplikacion që ju mundëson jo vetëm të incizoni video në stilin normal, por edhe të aplikoni filtra tek ato, ngjashëm si tek shërbimi i Instagram-it me foto.

Që nga momenti i shitjes Luma ka tërhequr aplikacionin iOS të saj nga App Store, por ka thënë: “Ne do të vazhdojë të përkrahim aplikacionin deri më 31 Dhjetor 2013.”

Njoftimi zyrtar në uebfaqen e tyre shkruan, “Tetëmbëdhjetë muaj më parë kemi hyrë në një mision për të bërë incizimin dhe shpërndarjen (sharing) e videove në mënyrë sa më të lehtë dhe pa ndonjë softuer ekstra të shtrenjtë.”

“Duke u bashkuar kështu me ekipin jashtëzakonisht të talentuar të Instagram-it, ne po marrim një tjetër hap të madh drejt realizimit të misionit tonë.”

Facebook ka konfirmuar se kjo është blerja e parë e Instagram-it dhe se ata kanë blerë edhe talentin edhe teknologjinë, por mënyrën e marrëveshjes nuk e kanë zbuluar, raporton TechCrunch. |ameble|

Përditësimi Instagram 4.1 me tipare të reja

Përditësimi Instagram 4.1 me tipare të reja

Një opsion i ri në Instagram ka shtuar mundësinë për importimin e video klipeve e incizuara më parë nga pajisja juaj. Në një postim në blogun e kompanisë, Instagram ka detajuar ketë opsioni të ri, bashkë me mënyrën e manipulimit për iOS si dhe mbështetjen e videove për pajisje Android që posedojnë versionin Ice Cream Sandwich.

Instagram 4.1 perditesimi

Importimi i videove funksionon siç është pritur, çfarëdo klipi që posedoni në pajisjen tuaj mund të përdoret për ngarkim (upload) në Instagram. Pasi të zgjidhni videon nga pajisja juaj, atëherë mund të përdorni mjetet e Instagram-it për ta shkurtuar pjesën e videos që dëshironi. Përveç kësaj, përditësimi i ri ju ofron edhe mundësi tjera.

Instagram thotë se nëse dëshironi ti keni këto përditësime atëherë kontrolloni dyqanet online përkatëse (Google Play, Appstore) për të parë nëse është në dispozicion për ju apo jo. |ameble|

Instagram shton opsionin embed për ueb

Instagram shton opsionin embed për ueb

Instagram të mërkurën ka shtuar opsionin embedding për ueb. Duke filluar nga sot një buton i mrekullueshëm është futur në Instagram për shpërndarje (share) që u mundëson përdoruesve lehtë të bëjnë embed fotot dhe videot e tyre në blogun apo uebfaqen e tyre. Nuk janë vetëm fotot dhe videot që shpërndahen, aty shpërndahet gjithashtu edhe emri i personit.

Së bashku me njoftimin për ueb embed, Instagram kanë përsëritur qëndrimin e tyre për pronësinë e përmbajtjes. “Ju jeni pronar i fotove dhe videove tuaja dhe ne duam të sigurohemi që kjo të kuptohet ska rëndësi se ku shpërndahet (bëhet Share) përmbajtja juaj,”. “Gjithkush secili e sheh qartë se përmbajtja juaj ju takon juve.” Instagram në fund ka thënë se ky opsion është në dispozicion vetëm për ata të cilët fotot dhe videot i kanë publike. |ameble|