Tag Archives

3 Articles
Mbi 100 shtete do të përfitojnë Internetin falas nga Facebook

Mbi 100 shtete do të përfitojnë Internetin falas nga Facebook

InternetOrgProjekti Internet.org  i cili është prezantuar në vitin 2013 si një projekt humanitar i kompanisë Facebook me të cilin Facebook mendon të ofron Internetin falas në një pjesë të botes, është duke u zhvilluar me hapa të shpejt.

Chris Daniels, zëvendës presidenti i projektit Internet.org në  Facebook, ka njoftuar se deri në fund të vitit nga ky projekt do të përfitojnë më shumë se 100 shtete.

Mark Zuckerberg deklaroi gjatë Kongresit Botëror të Telefonave që është mbajtur në Barcelonë, se kompania është gjithashtu duke punuar mbi ndërtimin e dronëve dhe satelitëve si pjesë e projektit Internet.org i cili do të aplikohet në shtete të veçanta bazuar në nevojat dhe partnerët në rajon.

Kryesisht kompania do të përqendrohet në shtetet që kanë një numër të varfër përdoruesish që përdorin internetin. Aktualisht, ky projekt është duke u aplikuar në shtetet: Kolumbi, Tanzani, Keni, Gana, Zambi dhe Indi. /ameble

Facebook ngjitet në qiell me rrjetin Wi-Fi

Facebook ngjitet në qiell me rrjetin Wi-Fi

Internet.org fisnikërisht po përpiqet për të sjellë qasjen në internet për dy të tretat e planetit që ende nuk kanë qasje. Jo nëpërmes Router-ve apo fibrës-optike, por Facebook është ngjitur në qiell për të ndihmuar ketë.

Kompania Facebook ka konfirmuar se thashethemet, për inxhinierë që po mendojnë për të mundësuar rrjetin Wi-Fi nëpërmes avionëve me telekomandë, janë realitet. Ky njoftim ka ardhur nga Internet.org, organizatë kjo e drejtuar nga kompani të mëdha të teknologjisë si Nokia, Qualcomm, Samsung dhe natyrisht Facebook.

Avionët me telekomandë pritet të ndihmojnë qasjen në internet për rajonet më të largëta të planetit, dhe do të jenë një ndihmë për të bashkuar lidhjen me 2 miliardë përdorues tjerë që aktualisht janë të lidhur me internet.

Facebook Avionet fluturues

Sipas njoftimit, avionët nga Facebook do të fluturojnë në mënyrë autonome në periudha kohore dhe në lartësi deri në 65.000 metra. Për linjat ajrore të zakonshme që fluturojnë në lartësi rreth 30.000 metra, këta avionë nuk do të jenë një rrezik për avionët e mëdhenj Boeing .

Ky është një projekt shumë i madh dhe një detyrë e vështirë për tu arritur. Kush nga kompanitë do ta pranoj ofertën e këtij projekti kur dihet së sa mund të kushtoj dhe sa do ta ketë çmimin për përdoruesit, a do të pranohet ai çmim?

Vitin e kaluar ne kemi parë një projekt të ngjashëm nga Google të quajtur Loon, të cilët testonin po të njëjtën gjë me balona në hapësirë në përpjekje për të lidhur pjesën tjetër me internet. /ameble

Internet për të gjithë

Internet për të gjithë

20130227-internet1Pronari i kompanisë facebook dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë Mark Zuckerberg ka mbledhur shefat e kompanive më të mëdha të globit te cilat merren me prodhimin e telefonave, kompjuterëve, shpërndarjen e internetit etj.  Ajo çfarë Zuckerberg synon është që të bashkojë të gjithë këto kompani për të krijuar një lloj koalicioni në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje që të mundësojnë lidhjen në rrjetë të Internetit edhe me 5 miliard njerëz të cilët akoma nuk kanë shijuar Internetit apo kompjuterin për shkak të rrethanave ekstreme apo arsyeve të tjera socio-ekonomike.

Sipas njoftimit që është dhënë për media, pronari i facebook tashmë ka paralajmëruar se janë shume afër marrëveshjes konkrete për partneritet rreth kësaj qështje me kompanitë e para siç janë: Ericsson, Nokia, Samsung etj, dhe gjëja e parë që këto të fundit tashmë kanë bërë është formimi i korporatës dhe sajtit Internet.org.

Ndër të tjera ky grup ka për qëllim që të krijoj mundësitë që prodhuesit e pajisjeve elektronike kompjuterike të prodhohen edhe të rangut mesatar dhe të jenë të përballueshme për te gjithë njerëzit kur është fjala tek çmimi i tyre. Pastaj do të rishikohen mundësitë për të dërguar linqe te rrjetave të internetit në vendet ku asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tille më parë. Sipas raportit të VC Mary Meekers rreth shfrytëzimit të trafikut të internetit, del se më shumë se 5 miliard njerëz në tërë rruzullin tokësorë nuk kanë qasje në internet dhe kompjuterë, prandaj kjo çfarë Zuckerberg po bën shihet si një projekt vizionar që është më së i nevojshëm për botën.

Për më shumë shikoni videon promovuese të Internet.org  |ameble|

[youtube id=”NdWaZkvAJfM” width=”600″ height=”350″]