Tag Archives

5 Articles
iOS 6.1 Beta, gati për zhvilluesit

iOS 6.1 Beta, gati për zhvilluesit

Apple ka lëshuar versionin e parë të ri të sistemit të saj operativ mobil qe është iOS 6.1 beta vetëm për zhvilluesit (developers).
iOS 6.1 beta vjen me një numër të madh të përmirësimeve, të cilat përfshijnë përmirësime në mënyrën se si zhvilluesit mund të përdorin shërbimin e ri të Apple Maps brenda aplikacioneve te tyre, përmirësimin e gjërave të tilla si në Passbook dhe në shfletuesin Safari.
Pasi qe ky është versioni beta i parë i ndërtuar për iOS 6.1, nuk pritet që Apple versionin final të iOS 6.1 të lëshojë për pjesën tjetër, ndoshta edhe për një kohë. |ameble| [divider top=”0″]

Apple licencon orën zvicerane në iOS 6

Apple licencon orën zvicerane në iOS 6

Ndonëse nga njëherë edhe mos marrëveshjet dhe akuzat mund të sjellin dobi dhe rezultate pozitive. Në një nga artikujt më të hershëm nga ameble, është bërë njoftimi për një akuzë që është ngritur nga Hekurudhat Federale të Zvicrës ndaj Apple, për arsye se Apple ka bërë kopjimin e dizajnit të orës Federale Zvicerane të shërbimit hekurudhor ku versioni i kësaj ore u shfaq në sistemin iOS 6. Por, nga tani Apple e ka licencuar këtë dizajn të orës. Palët kanë negociuar një marrëveshje që ia mundëson Apple të përdor orën e stacionit hekurudhor nën një marrëveshje licencimi. Ndonjë hollësi në lidhje me këtë marrëveshje për licencim nuk është publikuar dhe në tërësi do të mbesin të fshehta. |ameble| [divider top=”0″]

USB/Rrymë kabllo për iPhone 5

USB/Rrymë kabllo për iPhone 5

Kjo nuk është hera e parë që Apple ka bërë një veprim të tillë dhe pa dyshim nuk do të jetë e fundit, por siç duket Apple tenton të mos lejojë që askush tjetër të prodhojë kabllo furnizuese të rrymës dhe të të dhënave. Kompania Apple tashme është duke prodhuar kabllot speciale me të cilat Iphone 5 apo pajisjet tjera te cilat bëhen “upgrade” në iOS 6 do të lidhet.  Siç e kemi cekur me larte kjo kompani ka ndërmarr një veprim të tillë edhe më pare, duke bllokuar mundësinë që përmes kabllove të tjera që nuk janë Apple “made” të mos lëshohen video etj..

Përparësia e kësaj kabllo është sepse vërtet është unike në krahasim me kabllot e smartphone-ve të tjerë sepse dallon në pjesën e konektorit hyrës që futet në iPhone5, si dhe është 80 përqind më e vogël se sa kabllo i deritanishëm 30- pinësh që përdorej në pajisjet Apple.

Por, e meta kryesore e këtij veprimi të Apple është se te gjithë kabllot e mëparshme dhe modulet e ndryshme me të cilat kemi furnizuar Iphone-t e gjeneratë së mëparshme bien në ujë,  dhe dobësia tjetër e  kësaj kabllo qëndron në atë se për ta lidh këtë konektor me konektorin 30-pinesh ju duhet të blini një adapter tjetër çmimi i të cilit sillet rreth 30 dollarë. Ndërsa vet kabllo USB-Lighting konenktor kushton 19 dollarë. Meqenëse kemi fjalën për këtë kabllo, ia vlen të përmenden dy gjëra relevante dhe të rëndësishme  për konsumatorët:

1.Janë raportuar shumë probleme në lidhje me këtë kabllo në ueb faqen e Iphone, “mbështetja për konsumatorët”, në shumicën e positmeve raportohet se në të dy anët e kësaj kabllo ka probleme me brishtësinë, si p.sh. USB po futet me veshtiresi ne kompjuter sepse duket se fabrikisht në mënyre të gabuar është bërë më e gjërë sesa është porti hyrës i USB, dhe në momentin e ckycjes fizike të kësaj të fundit po ndodh që e tërë kabllo të këputet nga koka e USB konektorit dhe e njëjta gjë po ndodh me anën tjetër të kabllos e cila futet në iPhone5

.

2.Gjëja e dyte e hidhur në lidhje me kabllon “Lightning Cable ” është se nëse ndodhë që  kablloja e cila ka ardhur me iPhone-in tuaj ndodh të prishet atëherë ju duhet  të paguani shtrenjte jo vetëm çmimin por edhe pritjen e gjatë sepse tani për tani, gati në të gjitha dyqanet në Internet thuhet se ky kabllo është “Out of Stock” pra ky inventar nuk gjendet në stoqe.

Në dritën e kësaj që po lexojmë kohëve të fundit në lidhje me problemet e shfaqura në Iphone5, a është edhe puna e kësaj kabllo një arsye shtesë për të cilën Shefi Ekzekutiv i Apple Tim Cook duhet të kërkoj falje.

|ameble| [divider top=”0″]

 

Porosi për iPhone 5 nga Google

Porosi për iPhone 5 nga Google

Me siguri keni ndëgjuar për problemet që Apple ka me harta ne iOS6 (iPad, iPhone). Çka i nevrikos më së shumti fansat e Apple-it është qe ende nuk mund të shkarkojnë aplikacionin Google Maps, ne fakt Apple në një deklaratë thotë që Google ka aplikuar të publikoj ne appstore dhe pritet qe aplikacioni të aprovohet. Mirëpo sot udhëheqsi kryesor i Google-it, Eric Schmidt thotë se ata nuk kanë paraqitur kerkesë për Google Maps për iOS 6. Eric Schmidt ka shtuar duhe thënë se “Ne nuk kemi bërë ende asgjë” dhe “Ne mendojmë se do të kishte qenë më mirë në qoftë se ata do të kishin mbajtur aplikacionin tonë, por çka di unë? Ne nuk mund t’i detyrojmë ata të ndryshojnë mendjen, ky është vendimi i tyre.”

Tani për tani përdoruesit e iOS6 duhet të jenë të kënaqur me një link për në faqen e maps.google.com në shfletuesin Safari. |ameble| [divider top=”0″]

Apple akuzohet për kopjim të dizajnit të orës zvicerane!

Apple akuzohet për kopjim të dizajnit të orës zvicerane!

Çudirat në teknologji nuk kanë të ndalur! Kohërave të fundit kompanitë gjigante të teknologjisë akuzojnë njëra tjetrën me pretendime të marrjes së patentave, kopjimit të dizajnit etj.

Kur dëgjoni një akuzë ku është përfshirë Apple, zakonisht mendojmë se Apple është iniciator për ti mbrojtur drejtat e kompanisë, por kësaj radhe është e kundërta. Akuzat janë drejtuar në Apple për shkas se ka vjedhur një dizajn.

A thua nga kush është ngritur akuza? Ndoshta duket qesharake por akuza është bërë nga Hekurudhat Federale të Zvicrës, për arsye se Apple ka bërë kopjimin e dizajnit të orës Federale Zvicerane të shërbimit hekurudhor. Apple versionin e kësaj ore e shfaq në aplikacionin iPad e cila është bërë si pjesë e sistemit iOS 6. Sipas MacRumors, të drejtën e autorit për orën e ka Hans Hilfiker, projektuesi i orës, që është në pronësi të shërbimit të Hekurudhave Federale të Zvicrës. Një zëdhënës nga hekurudhat federale ka thënë se ata janë duke u përpjekur të kontaktojnë Apple për të zgjidhur situatën e krijuar që tregon një rast të qartë të kopjimit e bërë nga Apple. |ameble| [divider top=”0″]