Tag Archives

12 Articles
Vetëm një muaj pas lansimit iOS 7 instalohet në mbi 71 % të pajisjeve iOS

Vetëm një muaj pas lansimit iOS 7 instalohet në mbi 71 % të pajisjeve iOS

Janë bërë saktësisht 28 ditë që nga lansimi i versionit iOS 7 dhe një raport i ri del se 71 % e pajisjeve iOS tashmë janë modernizuar më versionin e ri iOS 7.

iOS 7 është parë me shumë skepticizëm pas lansimit, në sajë të karakteristikave të reja dhe një pamje të re drastike. Pavarësisht ankesave, hulumtimi i fundit nga Mixpanel ka thënë se ky version jo vetëm që tani është prezent në iPhone, iPad, dhe iPod Touch por ai është shpërndarë në një mënyrë shumë të shpejtë.

Versioni iOS 6 përbrenda 30 ditëve kishte arritur të instalohet në 61 % të pajisjet iOS, mirëpo tani rekordin e ka thyer shumë lehtë versioni iOS 7 me 71%.

Apple nuk ka konfirmuar ende shkarkimet zyrtare të iOS 7, por është e mundur që rreth këtyre shifrave më shumë të dëgjoni gjatë ngjarjes së kompanisë për shtyp që është paralajmëruar më 22 Tetor.

Ne kemi bërë një video praktike të këtij versioni që mund ta shihni në videon më poshtë: |ameble|

[youtube id=”Qq5xLeFSOuM” width=”600″ height=”350″]

Video Praktike: Apple iOS 7

Video Praktike: Apple iOS 7

Sistemi i ri operativ për iPhone është përditësimi iOS 7 që duket të jetë më stabil që nga historia e softuerit iOS. Apple përveç që ka shtuar karakteristika të reja aty ka edhe funksione ekstra, ajo ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e sistemit operativ gjashtë-vjeçar. Lirishtë mund të themi se Apple, suksesin me iOS e ka arritur për arsye të thjeshtësisë në pamje, i lehtë për sy si dhe për përdorim.

Versioni i ri: Dallimi më i dukshëm në iOS 7 është dizajni. Ikonat e aplikacioneve janë thelbësore ato tani duken si të vërteta në jetë reale. Janë shumë më moderne, të strukturuara ndryshe me një estetikë digjitale. Fonti gjithashtu është me i thjeshtë. Ndër tipare të reja gjithashtu përfshihet qendra e kontrollit (Control center), e cila u mundëson përdoruesve të hynë në parametrat e smartphone-it duke e shtyrë atë nga poshtë e lart ekranit, Air drop një mënyrë e shpejtë për të shpërndarë përmbajtje tek përdoruesit e iOS-it dhe opsioni multitasking.

Të gjitha këto dhe ndryshime tjera tek iOS 7 mund ti shihni në videon e përgatitur me poshtë:

[youtube id=”Qq5xLeFSOuM” width=”600″ height=”350″]

Apple publikon versionin iOS 7

Apple publikon versionin iOS 7

Apple ka publikuar versionin iOS 7 dhe tani është në dispozicion për shkarkim për produktet e mëposhtme të Apple-it:

  • iPhone 4
  • iPhone 4S
  • iPhone 5
  • iPhone 5C
  • iPhone 5S
  • iPod Touch (gjenerata 5-të)
  • iPad 2
  • iPad (gjenerata e 3-të)
  • iPad (gjenerata e 4-të)
  • iPad Mini

Për të parë nëse përditësimi është në dispozicion për pajisjen tuaj, shkoni tek Settings, klikoni të General dhe pastaj klikoni në Software Update.

Disa nga modelet nuk do të jetë në gjendje të kenë të gjitha karakteristika të reja. Ashtu si me çdo përditësim të madh të iOS-it, server-et e tyre pritet të jenë më të ngadalshëm, sepse të gjithë mund t’ju qasen në të njëjtën kohë. |ameble|

Data e publikimit të iOS 7 është 18 Shtator

Data e publikimit të iOS 7 është 18 Shtator

Apple ka njoftuar se data e publikimit për versionin e ardhshëm të platformës së tyre iOS 7 do të jetë 18 Shtatori që vjen me një varg veçorish të reja dhe dizajn plotësisht të ri.

Apple iOS

Apple iOS 7 ka komplet një dizajn të ri, që për herë të parë është paraqitur në ngjarjen WWC disa muaj më parë, të gjitha ikonat në iPhone dhe iPad tani kanë një vështrim dhe dizajn të ri, iOS 7 vjen gjithashtu me një varg melodish të reja, zërin virtual Siri si dhe shumë karakteristika tjera. |ameble|

Apple pritet të prezantoj pajisje të reja me 10 Shtator

Apple pritet të prezantoj pajisje të reja me 10 Shtator

Sipas një raporti nga AllThingsD kompania Apple pritet të prezantoj smartphone-in e saj të ardhshëm, saktësisht pas një muaj. Burimet flasin se kjo ngjarje pritet të mbahet më 10 Shtator, edhe pse ende është e paqartë se çfarë saktësisht Apple do të prezantoj, një iPhone gjithsesi, por karakteristikat janë të panjohura. Duke parë disa pamje të një pajisje të lirë e përfolur si iPhone 5C shanset janë se do të shohim edhe një smartphone tjetër të përfolur si iPhone 5S.

iPhone 5S pritet të ketë tipare me të mira se modeli i fundit i tyre iPhone 5, performancë me te mirë, me i shpejt dhe softuer të përditësuar, kurse iPhone 5C do të jetë krejt i kundërt, mban dizajnin e njëjtë të familjes se iPhone-ve, është përfolur të jetë një përzierje ne mes të iPhone 5 dhe iPhone 3GS.

Në ketë ngjarje se fundmi mund të prezantohet edhe versioni i fundit i platformës iOS 7 e cila ka dal me disa përditësime të njëpasnjëshme Beta. Për të gjitha këto mbetet të njoftohemi me datë 10 Shtator. |ameble|

Apple iPad 5 të lansohet në Shtator

Apple iPad 5 të lansohet në Shtator

ipadApple pritet të lansoj versionin e platformës iOS 7 diku në muajin Shtator, edhe gjithashtu jemi duke pritur për të parë smartphone-in e përfolur iPhone 5S mirëpo tani ka arritur disa thashetheme tjera që thonë se Apple mund të lansoj edhe iPad 5 e ri në po të njëjtën kohë.

iPad 5 është përfolur të posedoj një dizajn të ngjashëm me iPad-at ekzistues, edhe pse është thënë të ketë baterinë më të fuqishëm për shkak të faktit se teknologjia e përdorur për LED backlight në ekranet Retina po ulin jetëgjatësinë e baterisë. Ne ketë model pritet edhe një procesor i përditësuar dhe më me shumë RAM brenda. Është thënë gjithashtu se Apple mund të lansoj edhe gjeneratën e dytë të iPad Mini.

Për të gjitha këto mbetet të shihet se çfarë do ketë nga Apple këta muaj të ardhshëm. |ameble|

Testoni Apple iOS 7

Testoni Apple iOS 7

Testoni iOS 7Zhvilluesit kanë paraqitur një mundësi për të testuar versionin e ri iOS 7, nëpërmes shfletuesit Ueb.

Janë 9to5Mac ata që kanë hasur tek ky demo nëpërmes uebit i cili është krijuar nga Recombu. I gjithë prezantimi i paraqitur është i ngarkuar në serverët e këtij portali, kështu që nuk ka asnjë rrezik nëse e shikoni nga smartphone-i juaj. Sigurisht që  kjo nuk është ajo përvoja e vërtetë e iOS 7, por të paktën ju jep një vështrim më të afërt në aplikacione dhe në ndërfaqen e tij. Më së miri shikohet nga shfletuesit Safari dhe Chrome, nëse përdorni Internet Explorer atëherë kërkohet versioni 10.

Për përdoruesit e Firefox-it dhe Chrome-it mund të përdoret edhe aplikacioni i vërtetë i kamerës për të marr foto nëpërmjet webcam-it. Pas publikimit të këtij prezantimi uebfaqja e këtij portali është ngarkuar nga vizitat, kështu që nëse nuk ju funksionon për momentin duhet ta rifreskoni faqen dhe provoni kohë pas kohë. Kliko këtu për testim. |ameble|

A thua Apple ka mbetur pa ide!?

A thua Apple ka mbetur pa ide!?

Disa reagime kundrejt versionit të ri të platformës iOS 7 janë shfaqur menjëherë pas prezantimit të tij në WWDC 2013, një prej tyre është se Apple mund të ketë bërë kopjimin e dizajnit nga platformat tjera, veçanërisht Android-it si dhe Windows Phone 8.

iOS7 vs Android

Apple në ketë version të ri ka zhvendosur poshtë ekranin mbyllës (lock screen) të tij, në një mënyrë të thjeshtë duke e lënë mesazhin e vjetër “slide to unlock” por që duket e njëjtë me platformën Android. Pastaj lart në këndin e djathtë mund të kontrolloni jetën e baterisë. Data dhe koha janë të vendosura në mes të ekranit në mënyrë të ngjashëm si në platformën Android, dhe me font deri diku të ngjashëm.

iOS7 vs Android1

Ekrani Multitasking gjithashtu duket se ka marrë disa ngjashmëri nga Android-i vetëm se këtu është kthyer ne horizontal, që me tepër i ngjason platformës Windows Phone 8.

iOS7 vs Android2

Sa i përket aplikacionit për muzikë, Apple gjithmonë ka pasur këtë pamje të Player-it, por butonat e tij tani që është ndryshuar në dizajn të ri në ndërfaqe të sheshtë (flat), duken më shumë si aplikacioni Google Music.

iOS7 vs Android3

Apple iOS 7 ka bërë ndryshime edhe në qendrën e kontrollit, ku ofron qasje të shpejtë në menytë kontrolluese, si ndriçimin e ekranit, Aeroplan Mode, WiFi, Bluetooth dhe shumë tjera, kjo është shumë e ngjashëm si tek paneli i settings-ave nga platforma Android që ishte futur në versionin Jelly Bean.

iOS7 vs Android4

Më herët, Google kishte deklaruar për përdoruesit e tyre se shumë shpejt do të sjellë versionin e shfletimit  me ekran të plotë nëpërmes Chrome-it për pajisje mobile, të cilin përfundimisht e bëri në përditësimin e fundit. Tani edhe Apple ka njoftuar se do të prezantoj shfletimin më ekran të plotë për shfletuesin Safari.

Pra, ngjashmëritë nuk ndalen këtu, veçanërisht në qoftë se ne fillojmë të flasim në lidhje me karakteristikat e funksionet aktuale. iOS 7 ende është si Beta version për testim, dhe disa nga këto mund të ndryshohen, dhe nëse ndodh mbetet të shihet. |ameble|

Apple iOS 7, detajet e plota

Apple iOS 7, detajet e plota

Apple ditën e djeshme gjatë ngjarjes WWDC 2013 ka prezantuar versionin e ri të platformës mobile, Apple iOS 7, i cili do të shfaqet gjatë vjeshtës në pajisjet, iPhone, iPad dhe iPod Touch. Ky version vjen me një dizajn krejtësisht të ri dhe një sërë veçorish të reja.

Apple iOS7 (1)

Udhëheqësi kryesor i Apple-it ka thënë se versioni Apple iOS 7 është “ndryshimi më i madh për iOS që nga futja në treg e iPhone-ve, ai përmban një skemë më ngjyra të reja, dhe një tejdukshmëri tjetër ku Apple thotë se të krijon një ndjenjë të thellë dhe vitalitet në vete. Apple iOS 7 përmban një ndërfaqe të ri-dizajnuar, ikonat në IOS 7 tani kanë një pamje tjetër, përmban ngjyra më të ndritshme, plus të gjitha aplikacionet kanë një vështrim dhe ndjenjë të re.

Ngjashëm me dizajnin e ri Apple iOS 7 përfshinë ndryshime edhe në qendrën e kontrollit, ku ofron qasje të shpejtë në menytë kontrolluese, si ndriçimin e ekranit, Aeroplan Mode, WiFi, Bluetooth dhe shumë tjera, gjithashtu mund të luani dhe pauzoni muzikën gjatë dëgjimit.

Apple iOS7 (2)

Pjesa për njoftimi (notification) në ketë version vjen gjithashtu me një vështrim të ri dhe tipare të reja, këtu Apple ka prezantuar më në fund versionin e plotë Multitasking që do të funksionoj me të gjitha aplikacionet për pajisjet iPhone, iPad apo iPod Touch. Multitasking tani ju mundëson të kaloni direkt në mes aplikacioneve, pa pasur nevojë të dilni dhe ktheheni prapë në to, tani duke shtypur dy herë butonin Home, në ekran do t’ju jepet pamja e çdo aplikacioni që është i hapur, dhe nga aty ju mund të kaloni nga një aplikacion në tjetrin.

Apple iOS7 (3)

Një tjetër tipar i madh i ri i futur në ketë version është ai të cilin Apple e quan planet inteligjente të përditësuara, aplikacionet tuaja tani do të përditësohen automatikisht në sfond, kjo do të ndodhë vetëm gjatë kohës e duhur, për shembull në momentin kur jeni duke përdorur pajisjen.

Në anën tjetër aplikacioni i kamerës për Apple iOS 7 ka marrë gjithashtu një dizajn të ri dhe veçori të reja, ajo tani vjen me një seri të re e ndërtuar në filtra të cilat mund të caktohet në momentin kur bëni foto, kështu që nuk ka nevojë për ndryshim të fotos pas fotografimit.

Apple gjithashtu ka shtuar funksionin AirDrop për iOS 7, nga tani ju do të mund ti ndani fotot, dokumentet, dhe çdo gjë tjetër që dëshironi me shokët tuaj nëpërmes WiFi, atë mund të bëni edhe me shumë njerëz brenda një dhomë.

Apple iOS7 (4)

Shfletuesi i versionit iOS 7 gjithashtu ka pamje të re, me tabs të ri, dhe integrim më të thellë me Twitter, hapësira e leximit gjithashtu është përditësuar, plus Apple do të filloj shërbimin iCloud Keychain, i cili do t’ju mundësoj të ruani të gjitha fjalëkalimet tuaja të faqeve të internetit të ndryshme për të gjitha pajisjet iOS dhe Mac.

Një aplikacion i ri që do të nisë në Apple iOS 7 është edhe iTunes Radio, që do të jetë një shërbim për muzikë streaming pa pagesë i ngjashëm me Spotify.

Apple Siri ka një vështrim të ri, dhe vjen me disa veçori të reja duke përfshirë integrimin me Bing, Wikipedia, Twitter, Apple App Store etj.

Apple iOS7 (5)

Në fund krejt, kompania Apple për versionin e ri Apple iOS 7 ka njoftuar se do të filloj gjatë vjeshtës, momentalisht për testim iOS 7 Beta 1 e kanë lëshuar vetëm për zhvilluesit, spekulohet se do të filloj gjatë muajit Shtator kur mund të lansohet edhe smartphone-i iPhone 5S. |ameble|

iOS 7 prezantohet në ngjarjen WWDC 2013, konfirmohet nga Tim Cook

iOS 7 prezantohet në ngjarjen WWDC 2013, konfirmohet nga Tim Cook

Apple iOS 7 do të prezantohet në konferencën për zhvillues (WWDC 2013), e cila pritet të mbahet muajin e ardhshëm në San Fransisco, në ketë ngjarja tanimë lansimi i versionit të ardhshëm të platformës iOS nga Apple është konfirmuar nga udhëheqësi i Apple-it Tim Cook.

iOS 7 concept

Më parë kemi dëgjuar se Jony Ive nga Apple është duke punuar në ketë version dhe se do të ketë një ridizajnim të plotë të ri me ndërfaqe të rrafshët, ketë e ka konfirmuar gjithashtu edhe Tim Cook se Jony Ive është me të vërtetë çelësi kyç për platformën e re nga Apple.

Në anën tjetër kompania Apple ende nuk kanë ndarë asnjë informacion për atë se çfarë do të përfshihet në Apple iOS 7. Gjithçka mbetet të shihet muajin e ardhshëm. |ameble|

Si do të duket sistemi iOS 7?

Si do të duket sistemi iOS 7?

Më herët kemi njoftuar se Apple pritet të zbuloj versionin e ardhshëm të platformës mobile iOS 7 i cili do të ketë një dizajn krejtësisht të ri në krahasim me versionet e kaluara. Tani më, një agjenci digjitale ka dalë me një video të imagjinuar, duke treguar konceptin e ndërfaqes së re të iOS7.

Për kureshtaret e iOS 7 dhe se si mund të duket sistemi i ri shikojeni videon. |ameble|

[youtube id=”ESivYZXYqYE” width=”600″ height=”350″]

Versioni Apple iOS 7 vjen me dizajn të ri

Versioni Apple iOS 7 vjen me dizajn të ri

iPhone iOSSipas thashethemeve Apple pritet të zbuloj versionin e ardhshëm të platformës mobile iOS 7 në konferencën për zhvillues të tyre që mbahet në Qershor. Në një raport të kohëve të fundit, thuhet se versioni i ardhshëm iOS 7 nga Apple do të ketë një dizajn të ri në krahasim me versionet e kaluara.

Dizajni i ri për iOS 7 është thënë të jetë ndryshe nga pamja dhe operimi dhe ndërfaqja do të ketë një vështrim më të thjeshtë, ky projekt është duke u mbikëqyr nga Jony Ive, dizajner dhe zëvendës president i lartë në kompaninë Apple.

Do të duket shumë interesante për të parë se çfarë do të ketë version të ardhshëm iOS 7, sepse ka mbetur i pandryshuar në aspektin e pamjes së përgjithshme prej që u prezantua në vitin 2007, janë bërë vetëm disa përditësime të vogla sipas nevojave. |ameble|