Tag Archives

2 Articles
Lansohet reklama për iPad Air 2 nga Apple

Lansohet reklama për iPad Air 2 nga Apple

Apple është duke shpresuar se modeli iPad Air 2 do të jetë një tablet i cili do të ketë shitje të mëdha për festat e fund vitit, dhe për ta tërhequr vëmendjen e konsumatorëve, Apple ka lansuar një reklamë në të cilën janë prezantuar veçorit e tabletit iPad Air 2.

Në reklamë, Apple citon se “Ndryshimi është në ajër” duke e promovuar tabletin iPad Air 2 si tableti më i hollë si dhe tableti më i fuqishmi nga modelet iPad nga Aplle deri më sot.

https://www.youtube.com/watch?v=ROZhrRm88ms

Apple iPad Air 2 vjen me një ekran 9.7 inç me rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve, i përkrahur nga procesori Apple A8X, 2GB RAM memorie, 1.2 megapikselë kamera frontale FaceTime HD, 8 megapikselë kamera në anën e pasme si dhe vjen me versione të ndryshme 16GB, 64GB dhe 128GB. /ameble

Zyrtare: Prezantohet Apple iPad Air 2

Zyrtare: Prezantohet Apple iPad Air 2

Në ngjarjen e organizuar nga Apple është prezantuar tableti iPad Air 2 i cili me sa duket është tableti më i hollë në botë i përkrahur nga procesori Apple A8X i projektuar posaçërisht për iPad Air 2i i cili është po ashtu edhe 40 për qind më i shpejt se sa procesori i tabletit iPad Air.

Apple iPad Air 2

IPad Air 2 vjen me një kamerë 8 megapikselë e cila mund të incizoj video të plotë HD 1080p si dhe ka të integruar TouchID Apple e cila lejon aktivizimin e pajisjes duke përdorur gjurmët e gishrinjëve sikurse tek modelet iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe iPhone 5s.

Apple iPad Air 2 do të lanoshet në treg më 24 tetor me çmime 499$ për modelin WiFi dhe 629$ për modelin LTE. /ameble