Tag Archives

2 Articles
Microsoft sulmon përsëri Apple-in me reklamën e Surface 2

Microsoft sulmon përsëri Apple-in me reklamën e Surface 2

Microsoft dje ka publikuar dy reklama të reja për Surface 2, duke u kthyer përsëri në strategjinë e tyre të zakonshëm me sulme ndaj Apple-it. Këtë herë tableti i ri-dizajnuar me Windows-RT Surface 2 është shfaqur kundër iPad Air.

Reklama e parë fokusohet në një temë disi të çuditshëm: aplikacioni për receta, ku nëpërmes Surface 2 ju mund të ndiqni recetat pa pasur nevojë të prekni tabletin kurse iPad Air është paraqitur me zë. Sa i përket reklamës së dytë, Microsoft paraqet opsionet familjare të kontrollit. Pajisja përkrah llogari të shumëfishta dhe madje u mundëson prindërve të monitorojnë përdorimin e pajisjes, diçka që iPad nuk mund të bëjë.

Reklamat nga Microsoft mund ti shihni në videot e më poshtme:

[youtube id=”XsknmA96Jv0″ width=”600″ height=”350″]

[youtube id=”knSd7-i9u1c” width=”600″ height=”350″]

Apple prezanton iPad mini 2 dhe iPad Air

Apple prezanton iPad mini 2 dhe iPad Air

Në eventin e kompanisë Apple i mbajtur të martën në San Françisko, Apple ka prezantuar modele e rreja iPad mini 2, iPad Air, MacBook Pro dhe MacBook Air për të cilat poashtu ka theksuar se janë pajisje më interesante që janë prezantuar deri më tani.

Apple iPad mini 2 ka ekranin 7.9 inç me rezolucion prej 1536 x 2048 pikësele me densitet prej 324ppi. Ka të integruar procesorin e ri të Apple A7 2-bërthamor, 1.3 GHz, si dhe sistemin e ri iOS7. Opsionet e ngjyrave janë të zakonshme kombinim argjend dhe ngjyra e bardhë si dhe kombinim ngjyre hiri dhe e zezë. Përveç tjerash ka të integruar kamerën frontale 1.2 megapikselë  si dhe atë të pasmen 5 megapikselë.

iPad AirApple iPad Air ka ekranin e ndjeshëm në prekje 9.7 inç në Retina Display, me dizajn më të hollë se sa versioni i kaluar i iPad-it, dhe ka të integruar procesorin e ri të Apple A7, 64-bit dhe vjen në ngjyrë të argjendtë dhe të hirtë. Ky modeli vjen me kamerën e përparme HD FaceTime, dhe kamerën e pasme iSight me 5 megapikselë, e cila mundëson incizimin e videove në full HD në 1080p.

iPad Air

Për ti parë në detaje specifikat e këtyre modeleve duke përfshirë edhe çmimet, si dhe ti krahasoni ato në mes vete, klikoni mbi këtë link të krahasimeve. |ameble|