Tag Archives

21 Articles
IPKO lanson pakot Super Duo me çmime të zbritura të internetit dhe TV digjital

IPKO lanson pakot Super Duo me çmime të zbritura të internetit dhe TV digjital

Duke filluar nga sot, dhjetëra mijëra familje kosovare do të mund të përfitojnë nga çmimet shumë më të përballueshme të pakove të internetit dhe TV digjital, të cilat në raste të veçanta janë ulur deri në 30 për qind.

IPKO Super DUO

SuperDUO është ofertë e re promovuese nga IPKO, e cila vjen me çmimet e zbritura të pakos DUO Familjare HD, DUO Premium, dhe DUO Premium HD, dhe ua mundëson përdoruesve të kalojnë nga DUO familjare në DUO Premium për më pak se 5 euro në muaj.

Me ofertën e re, çmimi i pakos DUO Familjare HD tani është 23,50 euro në muaj, DUO Premium vjen në 24.90 euro në muaj dhe DUO Premium HD tani është ofruar për 27.50 në muaj.

Çmimet e reja të zbritura do të zbatohen për të gjithë abonentët me kontratë prej 12 muajsh, por përdoruesit mund ta marrin pakon e tyre të zgjedhur edhe në baza mujore.

Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove DUO ka një kohëzgjatje të kufizuar, dhe është pjesë e befasive të shumta, të cilat IPKO i ka përgatitur për përdoruesit e saj.

Përmirësimet e fundit në pakon Premium kanë parë një pasurim të konsiderueshëm me ofrimin edhe të Video On Demand, DigiGold, TVim, Catchup TV, dhe 7 kanalet e Discovery, pa asnjë pagesë shtesë për përdoruesit, të cilët tashmë kanë ekskluzivisht gjithë filmat e fundit, ngjarjet më të mëdha sportive, dokumentarët dhe kanalet e vendore dhe ndërkombëtare të lajmeve, duke përfshirë edhe kanalet në cilësinë HD.

Televizioni digjital IPKO mbetet oferta më tërheqëse për tregun e Kosovës, sa i përket fotografisë, zërit, numrit dhe cilësisë e kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, sinjalit, dhe risitë që sjell për të gjithë shikuesit.

IPKO është gati për 4G!

IPKO është gati për 4G!

Vetëm dy muaj pas paralajmërimit fillestar në publik, dhe më pak se 1 vit nga lansimi i rrjetit të vetëm 3G në Kosovë, IPKO ka njoftuar se është gati për lansimin e rrjetit më të shpejtë mobil në botë – 4G.

https://www.youtube.com/watch?v=Hfi6mbzFDHs

Prej nesër, IPKO do ti përzgjedh disa nga përdoruesit e saj të telefonisë mobile të cilët do ta kenë mundësinë e përjetimit dhe testimit direkt të shërbimit më të shpejtë të internetit në mobil deri më sot – atij 4G, nga telefonat e mençur mobil që e mbështesin këtë rrjet.

Fillimisht, rrjeti 4G nga IPKO do të ofrohet në zonat më të populluara të kryeqytetit dhe në aeroportin e Prishtinës.

Për përdoruesit e saj mobil që ende nuk janë pajisur me telefonat e rinj mobil që mbështesin rrjetin 4G, IPKO do të ofroj edhe modele të reja të telefonave të mençur nga prodhuesit kryesor në treg, përkatësisht markat Samsung, LG, HTC dhe Sony, të cilët do të mund të blihen me pakon Mega, për përvojën më të mirë të rrjetit 4G dhe telefonit të mençur mobil.

Çmimet e telefonave, të kombinuar me internetin në mobil përbëjnë ofertën më të mirë në treg: LG F70 (15.95 euro në muaj), HTC 510 (19.95 euro në muaj), Sony Xperia M2 (19.95 euro në muaj), dhe Samsung Galaxy Express 2 (22.95 euro në muaj).

Në çdo model të zgjedhur të telefonit, për një vit rresht përdoruesi për çdo muaj pranon edhe 3GB internet. /ameble

Shërbimet Kujtesa vs IPKO

Shërbimet Kujtesa vs IPKO

Me siguri se u ka ndodhur të keni probleme teknike me internet apo TV rrjetin kabllor si dhe keni kërkuar ndihmë nëpërmes telefonit nga qendra e përkrahjes teknike të operatoreve përkatës që keni lidhur kontratë. Shpesh u ka ndodhur të qëndroni me minuta të tërë në lidhje duke pritur që të lidheni me këto qendra. Por, përveç tjerash, nganjëherë edhe pas lidhjes me qendra të përkrahjes teknike ka ndodhur që të merrni përgjigje krejt të pa kuptimtë.

Ne si ameble, por edhe si klient, me gjithë frustrimin e njëjtë dhe të shpeshtë që e keni edhe ju, kemi përgatitur një video të shkurt që shpjegon se sa humbim kohë për të kontaktuar qendrën e operatoreve për ndihmë, më saktësisht kemi testuar operatoret Kujtesa dhe IPKO, pasi që kanë me shumë klient nëpër qytetet kryesore të Kosovës.

Thirrja që është bërë në mbrëmje rreth orës 21 është realizuar në të njëjtën kohë për të dy operatoret, për më shumë shikoni videon dhe vlerësoni vet:

[youtube id=”Ij_H-C_0LR8″ width=”600″ height=”350″]

IPKO bëhet partner zyrtar dhe ekskluziv i kompanisë Apple Inc.

IPKO bëhet partner zyrtar dhe ekskluziv i kompanisë Apple Inc.

LAJM I JASHTËZAKONSHËM NGA IPKO:

ipkoIPKO është bërë partner zyrtar dhe ekskluziv i kompanisë Apple.

Marrëveshja e re mes IPKO-së dhe Apple do të thotë që telefoni më i mirë nga Apple do të vijë ekskluzivisht në Kosovë, përmes operatorit më të mirë mobil, njofton IPKO nëpërmjet rrjetit social IPKO Rrethi Yt.

IPKO njofton se nga data 16 maj 2014 do të fillojë me ofrimin e iPhone 5S, telefonit më të avancuar nga Apple, gjigantit amerikan të teknologjisë, me të cilën IPKO ka nënshkruar marrëveshje zyrtare.

Me çfarë oferta do të shkon IPKO si dhe çfarë çmimi do të ketë modeli iPhone 5S i ofruar nga IPKO do të shohim edhe 3 ditë. /ameble

IPKO: Pako DUO Familjare tani edhe me kanale HD

IPKO: Pako DUO Familjare tani edhe me kanale HD

Në një postim në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook, IPKO ka njoftuar se në mesin e pakove të televizionit kabllor digjital tashmë ka shtuar edhe kanalet në formatin High Definition.

IPKO Pako DUO

Më saktësisht, në njoftimin e IPKO-së tani thuhet se në pakon e re DUO Familjare HD janë shtuar 17 kanale të reja, prej të cilave 9 janë në formatin HD.

Siç dihet tashmë, Pako Familjare vjen si kombinim i kanaleve të televizionit digjital, bashkë me pakon e internetit me shpejtësi deri në 10Mbps, ndërsa tani pakos së njohur të këtyre shërbimeve i janë shtuar edhe 17 kanale të reja.

Në mesin e kanaleve të reja janë kanalet si: RTV21HD, Top Channel HD, Klan HD, T Plus 1, Film Hits Plus 1, Film Nje HD, Film Dy HD, Plus HD, Nickelodeon HD, MTV Live HD, Nat Geo HD, Travel Channel HD, Comendy Central dhe kanale tjera për të rritur.

Për dallim nga pakoja standarde DUO Familjare e cila kushton 19.95 euro në muaj, pakoja e re me kanalet HD (DUO Familjare HD) kushton 24.95 euro në muaj. /GazetaExpress /ameble

IPKO prezanton SmartBox resiverin me teknologjinë e fundit të TV digjital

IPKO prezanton SmartBox resiverin me teknologjinë e fundit të TV digjital

IPKO e ka konfirmuar pozitën e saj udhëheqëse në tregun e televizionit digjital në Kosovë, pasi që ka lansuar resiverin e mençur – SmartBox, i cili sjell teknologjitë dhe karakteristikat më të avancuara të televizionit digjital, për të ofruar një përvojë të re dhe të pa provuar të shikimit apo kontrollimit të përmbajtjes në TV.

[youtube id=”0aQDh4QQVVE” width=”600″ height=”350″]

Karakteristikat kryesore të resiverit të ri dhe të mençur SmartBox, përfshijnë funksionet si TimeShift, Personal Video Recorder (video-incizuesin personal), Video On-Demand (video, sipas kërkesës), TV Guide (guidën e kanaleve), Kontrollin Prindëror, dhe shumë opsione të reja të cilat ofrohen për të parën herë në tregun e televizionit kabllor digjital në Kosovë. Për shfrytëzimin e funksioneve të SmartBox, përdoruesit duhet të vendosin një USB (memorie) në resiver, në të cilën do të ruhet përmbajtja e përzgjedhur e përdoruesit.

TimeShift e ofron mundësinë e ndërprerjes së programit, për të vazhduar më pas shikimin e përmbajtjes, sipas dëshirës së përdoruesit, dhe saktësisht nga aty ku programi është pauzuar. Me TimeShift, përmbajtja e shikuar automatikisht ruhet në memorien e vendosur në SmartBox, ndërsa përdoruesit mund të kthehen para dhe pas për t’i rishikuar momentet e dëshiruara.

PVR është incizuesi personal i videove, i cili u mundëson përdoruesve ta incizojnë përmbajtjen e dëshiruar, për shikim të mëvonshëm, ose të përsëritur. Përdoruesit e SmartBox gjithashtu mund ta kurdisin incizimin e cilitdo program, edhe kur ata nuk janë në shtëpi.

Kontrolli Prindëror ua mundëson prindërve që të kenë kontroll mbi programet që fëmijët e tyre mund t’i shohin në televizion. Përmes PIN kodit, prindërit mund të zgjedhin nëse duan ose jo që t’i lejojnë  fëmijët e tyre të shohin kanale apo përmbajte të caktuar, madje duke caktuar edhe kohën se kur dhe çka fëmijët e tyre mund të shohin.

SmartBox TV Guide shfaq informacion të detajuar për përmbajtjen e kanaleve televizive që janë pjesë e pakos së televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO. Pjesë e menysë është edhe opsioni ‘kërko’ i cili lehtëson gjetjen e programeve të preferuara në televizion. —

Video sipas Kërkesës (VOD) – Në video librarinë e SmartBox, përdoruesit mund t’i shohin filmat e tyre të preferuar, 24 orë në ditë. Në librarinë e filmave e cila plotësohet vazhdimisht,  do të ofrohen filma dhe seriale të ndryshme.

Smart Box vjen me ofertë promocionale për klientët që e kthejnë resiverin aktual. Për konsumatorët e rinj të cilët nënshkruajnë abonim një mujor, çmimi për Smart Box është 20 euro. Për klientët ekzistues që nënshkruajnë abonim një mujor çmimi është 10 euro. Ndërsa për konsumatorët egzistues të cilët bëjnë abonim 1 vjeçar – SmartBox do te jetë falas.

Për t’i përmbushur kërkesat e përdoruesve të saj të cilët i duan kanalet në cilësinë High Definition, pa kanalet sportive, IPKO do ta lansojë pakon DUO Familjare HD, e cila ofron mbi 100 kanale, duke përfshirë kanalet vendore, kanalet e mirënjohura ndërkombëtarë, gjithë pakon e kanaleve të Digitalb, dhe më shumë se 10 kanale në formatin HD, për vetem 24, 95 EUR në muaj.

IPKO është pozicionuar si lider i inovacionit dhe i teknologjisë në Kosovë. Përveç SmartBox, IPKO është ofruesi i parë dhe i vetëm në Kosovë, i cili ofron mbi 130 kanale të televizionit kabllor digjital, 19 prej të cilave janë në formatin High Definition, si dhe është ofruesi i vetëm i televizionit personal TVim, dhe i internetit të shpejtë me 100Mbps. /kosovalive360 /ameble

IPKO lanson pakot e reja mujore me minuta dhe sms kombëtar, si dhe bonus internet 3G

IPKO lanson pakot e reja mujore me minuta dhe sms kombëtar, si dhe bonus internet 3G

Me synimin për t’i përmbushur të gjitha nevojat e konsumatorëve të saj për komunikim, sot IPKO ka lansuar dy pako të reja postpaid mujore – Mujore S dhe M, me minuta dhe SMS kombëtar, si dhe internet të shpejtë mobil në 3G. 

IPKO Mujore S ofron 300 minuta, 300 SMS dhe 300 MB internet 3G për 10 euro në muaj, ndërsa IPKO Mujore M ofron 500 minuta, 500 SMS dhe 500 MB internet 3G për 15 euro në muaj.

Aktivizimi i pakos mujore bëhet pa depozitë, pa kosto të aktivizimit, ndërsa përdoruesve u është dhënë mundësia që menaxhimin e faturës së tyre ta bëjnë krejtësisht online.

Përveç bisedave dhe mesazheve të shumta, përdouresit e pakove Mujore S dhe M, gjithashtu do të mund të pranojnë edhe 1GB internet mobil 3G për gjashtë muajt e ardhshëm, nëse ata e nënshkruajnë kontratën e tyre gjatë periudhës promocionale. Çmimet e pakove me zbritje prej 50 për qind vlejnë deri më 15 janar 2014.

“Pakot e reja mujore i kushtohen të gjithë përdoruesve tanë të cilët duan që të kenë komunikim të pandërprerë, pa menduar për rimbushjen e telefonit të tyre mobil, apo se drejt cilit operator mobil në Kosovë ata po e drejtojnë thirrjen e tyre” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

“Dhe për ta përmirësuar edhe më shumë përvojën e përdorimit të pakove të reja mujore, përveç megabajtëve ekzistues në pako, ne kemi shtuar edhe 1GB internet 3G falas, për 6 muajt e ardhshëm, si dhe e kemi zbritur çmimin e pakove për 50 për qind” ka shtuar më tej Erzin.

Abonimi në Mujore S dhe Mujore M mund të bëhet me kontratë, në cilindo nga dyqanet e IPKO-së në Kosovë. Pagesa e faturës mujore mund të bëhet në dyqanet e IPKO-së, distributorët e autorizuar të kompanisë, SMS top-up, ATM top-up apo me kartelë rimbushëse.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operator ii parë dhe i vetëm me rrjetin 3G.  |ipko||ameble|

[youtube id=”2fwuXzowU2A” width=”600″ height=”350″]

IPKO sjell 3G-në por, a do t’i bllokoj shërbimet Viber, Tango, Skype etj?

IPKO sjell 3G-në por, a do t’i bllokoj shërbimet Viber, Tango, Skype etj?

Pas vendimit dhe dhënies se dritës së gjelbër nga ARKEP për fillimin e rrjetit 3G në Kosovë, dy operatorët vendor, Vala dhe IPKO, kanë theksuar se janë të gatshëm të fillojnë më shërbime të tilla. Vendimi i Autoritetit, lejon dhe mundëson fillimin e ofrimit të shërbimeve mobile brezëgjera nga ana e operatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike mobile.

Kompania IPKO si duket ka dhënë maksimumin që të jetë e para në ofrimin e shërbimeve 3G në vendin tonë duke filluar nga 1 Dhjetori, në datën kur do të mbahet edhe balotazhi për kryetar të komunave në Kosovë. A do të jetë më atraktive fillimi i shërbimeve dhe mundësive të reja në rrjetin e telefonisë mobile apo zhvillimet politike në vend, mbetet të shihet me 1 Dhjetor :).

[youtube id=”8giZnXW_bsU” width=”600″ height=”350″]

Mirëpo, disa thashetheme janë shpërndarë se operatori IPKO bashkë me lançimin e rrjetit 3G do të bllokoj shërbimet për thirrje dhe mesazhe siç janë Viber, Tango, Skype etj!? Ne, kemi telefonuar kompaninë IPKO dhe kemi marr një konfirmim se nuk do të ketë asnjë ndryshim në shërbimet aktuale të ofruara në telefoninë mobile.

“Pra, nuk do të bllokohet asnjë shërbim apo aplikacion përbrenda rrjetit 3G të ofruara nga IPKO.”

Gjithashtu është cekur së të gjithë ata që përdorin rrjetin GPRS/EDGE automatikisht do të kalojnë në 3G po që se pajisja e tyre përkrahë një shërbim të tillë.

Dallimi në mes të lidhjes që kemi pas deri me tani dhe asaj që pritet të vij 3G, mund ta lexoni këtu|ameble|

IPKO – Telefonia fikse FALAS!

IPKO – Telefonia fikse FALAS!

IPKO - Telefonia Fikse Falas

Telefonia fikse FALAS!

Telefonia e IPKO-së me thirrjet më të lira drejt telefonisë mobile të të gjithë operatorëve, zbret çmimet përgjysëm më lirë.

Nëse keni pako aktive të internetit, telefononi menjëherë në 038/049 700 700 për të konfiguruar telefonin fiks pa kosto shtesë, dhe ju mund të filloni të komunikoni me më të dashurit tuaj FALAS!

Mbani kontaktet – vetëm telefoni fikse!

Mbani kontaktet me shokët dhe familjen tuaj, me telefoninë fikse nga IPKO.

  • Thirrje ndërkombëtare prej 10 centë në minutë
  • Instalimi dhe numri – FALAS
  • Parapagimi: 0 € – për 1 vit, me 1 € mbushje falas në llogarinë tuaj
  • Llogarinë mbusheni kur të doni dhe sa të doni

IPKO cmimorja

 

 

 

 

Rimbusheni llogarinë tuaj në çdo hap, në çdo kohë:

  • Prepaid
  • Mbusheni llogarinë tuaj sa të keni nevojë
  • Tek dyqanet IPKO
  • Tek distributorët e autorizuar, ku shihet shenja IPKOmat.
IPKO me dyqan Online – 24 orë “HAPUR”!

IPKO me dyqan Online – 24 orë “HAPUR”!

Duke filluar prej sot, IPKO do të jetë kompania e parë kosovare e cila ju mundëson të bëni pagesa online.

IPKO Online 24

Tani, të gjithë mbajtësit e kartelave VISA dhe VISA Electron do t’i gjejnë dyqanet e kompanisë IPKO gjithmonë “hapur” pasi që ata mund ta bëjnë ri-mbushjen e çdo shërbimi brenda 24 orëve në ditë, në çdo ditë të javës.

Pagesa e shërbimeve të IPKO-së online mund të bëhet me çdo kartelë bankare VISA dhe VISA Electron e cila mundëson pagesat online, nga çdo konsumator i IPKO-së, çoftë brenda apo jashtë Kosovës.

Të gjithë konsumatorët e IPKO-së të cilët pagesat e tyre i bëjnë nga brenda ose jashtë vendit do të paguajnë çmimin identik të shërbimit, pa u ngarkuar me asnjë provizion shtesë.

Vizitoni dyqanin online në: http://shop.ipko.com/

Si t’i rendisni kanalet tek platformat Kujtesa dhe IPKO?

Si t’i rendisni kanalet tek platformat Kujtesa dhe IPKO?

by bmbi 1 Comment

Pas ndryshimit të numrit të kanalit KTV në platformat IPKO dhe Kujtesa, disa herë na u është bërë pyetja se si ka mundësi të bëhet renditja e kanaleve sipas dëshirës dhe të mbetet ajo që ne dëshirojmë?!

Për ketë arsye me poshtë kemi paraqitur disa instruksione për të dy platformat, gjithashtu edhe një video ilustrim (konkretisht për kanalin KTV). Të njëjtën gjë ju mund ta bëni edhe për kanalet tjera që ju preferoni.

Shikoni videon për të dy platformat, si dhe përcillni hapat me poshtë sipas platformës që posedoni:

[youtube id=”WVad4zGr63A” width=”600″ height=”350″]

Kujtesa

Për të zhvendosur kanalin e preferuar nga një numër në numrin tjetër, përcillni hapat në vijim.

  1. Klikoni mbi butonin Menu, më pastaj klikoni mbi funksionin Channel Edit, dhe e konfirmoni me butonin OK.
  2. Klikoni mbi kanalin që dëshironi të zhvendosni sipas dëshirës tuaj, në rastin tonë kanali i KTV-së,  dhe e shtypni butonin e kaltër në telekomandë.
  3. Kanalin e përzgjedhur e zhvendoseni duke shkuar tek numri i kanalit ku ju dëshironi, në rastin tonë do të zhvendosim kanalin e KTV-së, nga numri 7 në numër 3.
  4. Klikoni mbi butonin Exit, më pastaj në butonin OK në telekomandën tuaj, dhe pritni disa sekonda për deri sa të bëhet ruajtja në resiverin tuaj.

IPKO

Për platformen IPKO, mundësia e vetme sipas hulumtimit tonë është të bëhet nëpërmes opsionit “Të Preferuarat” (apo Favorites).

Për rregullimin apo renditjen e kanaleve më të preferuara tek IPKO, ju nevojiten këta hapa:

  1. Së pari shtypni butonin Menu, pastaj tek “Rregullimi i listës se kanaleve” shtypni butonin OK në telekomanden tuaj.
  2. Vendosni kodin PIN i cili standard është 0000 (katër zero).
  3. Pasi t’ju shfaqet lista e kanaleve, listoni kanalet e preferuara duke përzgjedhur kanalin dhe klikoni butonin OK dhe i bartni ato tek kolona “Të Preferuarat”
  4. Kur të krijoni listën e plotë, shtypni butonin Exit, pastaj me opsionin OK e ruani listën e kanaleve të listuara.

Si t’ju qaseni kësaj liste?

Për t’ju qasur kësaj liste atëherë shkoni tek Menu, pastaj Lista e Kanaleve, shtypni OK, dhe këtu me butonin e KUQ e zgjedheni listën “Të preferuarat” dhe dilni me funksionin Exit.

Nga tani, me butonin poshtë/lartë mund t’ju qaseni listës se kanaleve që ju keni krijuar.

Kurse, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme shkoni tek Menu, pastaj Lista e Kanaleve, shtypni OK, dhe me butonin e Kuq ktheni listën në “Të Gjitha”.

Për të fshirë komplet listën dhe për ta kthyer si në gjendjen e mëparshme, shkoni tek Menu pastaj Rregullimi i Listës së Kanaleve, vendosni kodin PIN standard (si më lart) dhe ju shfaqet dritarja për Rregullimin e Listës së Kanaleve pastaj kalon tek lista e krijuar Të preferuarat, dhe me butonin OK i fshin nga lista e përpunimit dhe me Exit i ruan ndryshimet dhe del nga Menuja. Dhe prap është si në gjendjen fillestare. |ameble|

Lansohet IPKO Menu

Lansohet IPKO Menu

IPKO menu web -ameble

Operatori IPKO së fundi ka shpalosur para përdoruesve aplikacionin IPKO Menu që ofron qasje të shpejtë në kodet më të nevojshme në shfrytëzim të përditshëm, ku përfshihet qoftë qasja për bilancin kreditor apo dërgimin e të hollave tek një përdoruesi tjetër.

E nisur në bazë të nevojës së konsumatorëve, aplikacioni IPKO Menu vjen pa pagesë në Google Play me një dizajn të thjesht dhe të pastër, që orienton shumë lehtë përdoruesin drejt opsioneve si bilanci kreditor, rreth im, numri i telefonit, aktivizimi i internetit, qasja ne pako special të IPKO’s, etj. Aplikacioni në një stil të ngjashëm me aplikacionin Bankat e Kosovës, që liston pikat e shitjes së bankave, gjithashtu tregon edhe për pikat më të afërta të shitjes në bazë të lokacionit se ku gjendet klienti duke u kyçur me GPS, ndërsa duke treguar në hartë pikën dhe shërbimet që oforn ajo pike. Nga linku i publikimit (https://play.google.com/store/apps/details?id=com.milotshala.ipkomenu) duket se gisht në zhvillimin e aplikacionit ka pasur Milot Shala, një programer i njohur nga Kosova, që momentalisht është duke punuar për kompaninë Doo me bazë në Gjermani.

Në apsketin e dizajnimit të eksperiencës së përdoruesit logo IPKO në të majtë është paksa hutuese pasi që përdoruesi tenton gjithnjë të prek atë, megjtihatë menyja është e vendosur në të djathtë ku përdoruesi mund të zgjedh gjuhën apo të kontaktojë përkrahjen teknike përmes telefonit apo emailit.

Qasje të ngjashme të lehtësimit të shfrytëzimit të operatorit mobil ofrojnë pëdorues anembanë botës, dhe së fundi diçka të ngjashme ka ofruar edhe Vodafone Albania për klientët e saj në Shqipëri, ku ofrohen një sërë shërbimesh përmes aplikacionit.

Në anën tjetër operatori mobil IPKO duket se po investon mjaft shumë në eksperiencën mobile të përdoruesve të saj, pasi që koh më parë ka lansuar aplikacionin TVIm që sjellë eksperiencën televizive në pajisje mobile, ndërsa nuk mungojnë as aplikacionet tjera si Pi me kujdes. |digjitale| |ameble|