Tag Archives

2 Articles
18 Milion pajisje janë bërë “Jailbreak” nga momenti i lansimit të iOS 6

18 Milion pajisje janë bërë “Jailbreak” nga momenti i lansimit të iOS 6

Në vetëm 6 javë nga dita kur ueb faqja evasi0n.com u lansua, përmes kësaj të fundit u realizuan jo më pak se 18 milion “jailbreak”. Evasi0n ishte ndër të parët që ofroi mundësinë për të bërë “Jailbreak” pajisjen iPhone me versionin 6.0-6.1.2. Duke u bazuar në të dhënat e Jay Freeman, administrator i aplikacionit Cydia (dyqan virtual për pajisjet që janë “Jailbreak”) del se 18.2 milion pajisje unike që janë duke operuar në versionin iOS 6 tashmë janë bërë “jailbreak”, prej kësaj shume 13.8 milion janë iPhone, 3.4 milion iPad dhe 1.1 milion iPod touch.

Duke analizuar statistikat e kaluara, del se gjatë kësaj periudhe janë thyer rekordet e pajisjeve Apple që janë bërë “jailbreak”. Në vitin 2011 ishte publikuar një vegël e quajtur “jailbreakme3” por maksimumi i pajisjeve që arritën të bëhen “jailbreak” përmes kësaj mundësie ishte 3 milion.

Pas lansimit të versionit 6.1.3 asnjëri prej këtyre opsioneve nuk funksionin për “Jailbreak” sepse Apple bllokoi mundësinë e evasi0n për ta bërë një gjë të tillë. Por kjo nuk donë të thotë që mundësitë për “jailbreak” këtu kanë mbaruar, ngase hakerë të ndryshëm nëpër botë duke përfshirë edhe evasi0n janë duke punuar pa pushim që edhe versioni më i ri i iOS 6.1.3 të bëhet “jailbraek”. |ameble|

Si ta bëni Iphone-in “unjailbreak”

Si ta bëni Iphone-in “unjailbreak”

Nëse jeni penduar sepse keni bërë jailbreak në pajisjen tuaj të Apple atëherë mos u brengosni sepse mund ta riktheni pajisjen në gjendjen origjinale të saj, pikërisht ashtu siç ka qenë para se të hapej nga pakoja e saj.

“Jailbreak”  s’është për të gjithë, prandaj nëse nuk e keni bërë këtë gjë në Iphone-in tuaj deri më tani atëherë mendohuni mirë para se ta bëni këtë.

Cydia është njëri prej aplikacioneve që mundëson një gjë të tillë dhe gjatë kohës kur ne duam të bëjmë upgrade IOS softuerin në versionin më të ri na shfaqen shumë telashe, e kjo ndodh pikërisht për shkak se Iphone-i ynë është i bërë Jailbreak.

Pa marrë parasysh se a jeni penduar apo thjeshtë dëshironi ta keni Iphone-in tuaj të pavarur nga jailbreak tani është e mundur, madje gjithçka mund të riktheni pikërisht siç ka dal nga fabrika(“full factory reset”).

Ka shumë forume, blog-e, postime dhe video në Youtube të cilat tentojnë të na japin udhëzime të ndryshme se si ta bëjmë këtë proces. Shumë prej tyre janë të vjetra dhe në shumë raste edhe të pasakta.

Kështu që, për të gjetur mënyrën e saktë për të bërë “unjailbreak” pajisjen tonë Iphone, ne kemi testuar burimet e Nikias Bassen, një zhvillues softuerik i  “Chronic-Dev Team” të cilët bashkë me anëtaret e Absinthe dhe Greenpoison ofruan këtë zgjidhje të thjeshtë dhe funksionale:

1. Bëni Backup të Iphone-it tuaj. Sinkronizoni atë me iTunes apo iCloud për t’u siguruar që keni ruajtur statusin momental të pajisjes tuaj. Pa marr parasysh se a jeni duke përdorur iTunes apo iCloud, sigurohuni që gjithçka që ju duhet të ruhet. Me iCloud, ju mund të urdhëroni ruajtjen e të dhënave “backup”  duke shkuar tek Settings > iCloud > Storage and Backup > Back Up Now.

2. Bëni “Restore”. Pasi të keni mbaruar me ruajtjen e të dhënave “backup”-in dhe keni lidhur Iphone-in tuaj me iTunes, klikoni opsionin Summary, kliko “Restore” dhe tani iTunes do ta bëjë “restore” Iphone-in tuaj në “Factory Defaults” kjo gjë gjithashtu do të fshij komplet çdo te dhënë në Iphone.

3. Riktheni Backup-in e bërë më herët. Tani pajisja juaj do të shfaq udhëzimin për aktivizim. Menjëherë pasi të keni kaluar pjesën e rregullimit të Wi-Fi, juve do ju kërkohet se si dëshironi ta konfiguroni pajisjen tuaj. Nëse e keni bërë backup-in në iCloud atëherë selektoni “iCloud backup”. Përndryshe, zgjedh iTunes dhe bëjë “restore” pajisjen tënde në mënyrën origjinale që e ke bërë backup-in në fillim. Pas disa minutave, pajisja juaj do te ristartohet, dhe të gjitha aplikacionet, të dhënat, kontaktet dhe konfigurimi do të restaurohen.

Tani Cydia është de-instaluar tërësisht dhe nuk do të ketë asnjë shenjë se kjo pajisje është apo ka qenë ndonjëherë “Jailbrocken”

Te njejtën metodë dhe udhëzime mund ti aplikoni në këto pajisje të Apple: iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Në këtë video aplikohen pikërisht udhëzimet e dhëna më lartë. |cnet|

[youtube id=”vMAyhzIXbh4″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]