Tag Archives

10 Articles
Jelly Bean bëhet versioni më i shfrytëzuar në Android

Jelly Bean bëhet versioni më i shfrytëzuar në Android

Jelly Bean është bërë versioni më i shfrytëzuar nga të gjitha versionet Android. Versionet Android 4.1 dhe 4.2 që zakonisht referohen si “Jelly Bean,” kohen e fundit kanë marr kryesimin në garën e versioneve tjera. Vetëm muajin e kaluar ka rënë për një kohë të shkurtër prej 30 %, por nga statistikat e fundit të marra për periudhën 14 ditore qe përfundoj më 8 Korrik kishte 40 % rritje në pajisjet Android.

Duke kombinuar midis dy versioneve, Jelly Bean tani në total është 37.9 % në të gjitha pajisjet Android. E dyta vjen Gingerbread e vjetër (2.3 përmes 2.3.7) me 34.1 %, që është një rënie prej 4.4 % krahasuar me muajin e kaluar. Ice Cream Sandwich (4.0 përmes 4.0.4) aktualisht ka 23.3 %, një rënie prej 4.2 %.

Android instalimi 2013

Jelly Bean ka mbërri në krye për shkak të lansimit të pajisjeve të reja kohëve të fundit dhe duke përditësuar kështu modelet e vjetra. Me ardhjen e versionit 4.3 që pritet të mbaj emrin e njëjtë Jelly Bean, mund të presim edhe më shumë rritjen e tij dhe kjo mund të jetë arsyeja pse 5.0 e referuar aktualisht si “Key Lime Pie” ende nuk është duke u diskutuar nga Google në thellësi. Spekulimet thonë se lansimi i tij do të bëhet në vjeshtë, por është e mundur që Google po pret që Jelly Bean të marrë një avantazh edhe më të madh në pajisjet më të vjetra para se të lansojn versionin e ri. |ameble|

Prezantohet HTC Butterfly, versioni ndërkombëtar

Prezantohet HTC Butterfly, versioni ndërkombëtar

HTC në muajin tetor kishte njoftuar për smartphone-in e tyre J Butterfly me Android, kurse tani ata kanë njoftuar për versionin ndërkombëtar të kësaj pajisje, i cili do të quhet HTC Butterfly, i njëjti është në dispozicion në SHBA mirëpo me emër si HTC Droid DNA.

Specifikat e HTC Butterfly janë të ngjashme me ato të Droid DNA dhe J Butterfly, ai vjen me Android 4.1 Jelly Bean, përmban ekran 5 inç HD të plotë dhe rezolutë 1920×1080 pixel.

HTC Butterfly është i pajisur me procesorë quad core Qualcomm Snapdragon S4 Pro clocked në 1.5GHz, gjithashtu përmban 2GB RAM, plus kamera të dyfishtë, atë të përparmen për video chat me 2,1 megapixel, kurse në pjesën e prapme për foto dhe video me 8 megapixel.

Fatkeqësisht HTC nuk ka dhënë asnjë detaj se kur ky Butterfly i ri do të jetë në dispozicion, dhe sa do të jete çmimi i tij. |ameble| [divider top=”0″]

Foto zyrtare të HTC Deluxe DLX

Foto zyrtare të HTC Deluxe DLX

Kohët e fundit është dëgjuar se HTC Deluxe DLX do te lansohet në Kinë muajin e ardhshëm, me herët  janë shfaqur disa foto te pajisjes, por kësaj radhe kemi disa foto të reja publikuar nga GSMArena te cilat thuhet të jenë foto zyrtare për ketë smartphone te ri.

HTC Deluxe DLX thuhet të vij me specifika të ngjashme si HTC J Butterfly dhe Droid DNA i ri, i cili do të posedoj ekran 5 inç të plotë HD me prekje dhe rezolutë 1920 x 1080 pixels.

HTC Deluxe DLX do të përmbaj procesor quad core Qualcomm Snapdragon S4 Pro, 1.5GHz, plus 2GB RAM dhe 16GB memorie hapësirë të brendshme, pajisje vjen me Android 4.1.1 Jelly Bean dhe HTC Sense 4 +, ka edhe Bluetooth dhe NFC. |ameble| 

[divider top=”0″]

Google Nexus 10 me specifika të plota

Google Nexus 10 me specifika të plota

Ditën e djeshme bashkë me LG Nexus 4, kompania Google ka lansuar edhe tabletin e tyre të ri Nexus 10, dhe tanimë kemi specifikat e plota për ketë pajisje të cilat përfshijnë ekran 10 inç Corning Gorilla Glass 2 me rezolutë 2560×1600 pikselë kurse procesori është dual core A15. Dimensionet e Google Nexus 10 janë 263.9 mm me 177.6 mm dhe 8.9mm trashësi, dhe pesha e tij është vetëm 603g, pajisja gjithashtu vjen me versionin e fundit të Android 4.2 Jelly Bean.

Specifikat e tjera janë kamerë e dyfishtë, në front ka 1,9 megapiksel për video chat, kurse ajo e pasme 5 megapiksel për foto dhe video. Wi-Fi 802.11 b/g/n (Mimo+HT40, Bluetooth dhe NFC Android Beam), 16GB built-in dhe 2GB RAM, baterinë me 9000 mAh, Micro USB port, mikro HDMI dhe kufjet 3.5mm, plus vjen me GPS dhe mikrofon te integruar.

Në shitje do të dal nga 13 Nëntori për 399 $, ne dispozicion do të jetë gjithashtu edhe modeli 32GB që do të shitet me pakicë për 499 $, për më shumë detaje mund ti gjeni ne Google Play. |ameble|

[divider top=”0″]

Shfaqen fotografi: Google Nexus 10 më Android 4.2

Shfaqen fotografi: Google Nexus 10 më Android 4.2

Janë shfaqur më shumë detaje në lidhje me tabletën Google Nexus 10.
Pajisja Nexus 10 pritet të shpallet të Hënën në një ngjarje që është organizuar nga Google në qytetin e New York-ut.

Sipas Brief Mobile, që ka publikuar disa fotografi për tabletën, thotë se Nexus 10 do të paraqitet me procesorë Samsung-built Exynos 5250, Clocked at 1.7 GHz, Dual-core Cortex-A15 (i njëjtë procesor është përdorur në Chromebook-un e ri të Google-it), 2GB RAM, dhe 16GB hapsirë te brendshme (internal storage).

Tableti me ekran 10 inç do të ketë një rezolutë 2560×1600(198.9ppi). Kamera 5 megapixel LED Flash, gjithashtu kamerë frontale, W-Fi, Bluetooth 4.0, dhe NFC.

Nexus 7 ishte pajisja e parë që patë startuar me versionin e fundit të sistemit operativ Google Android 4.1, Jelly Bean. Kurse tani si duket Nexus 10 do të jetë i pari që do të startoj më versionin e ardhshëm të OS, Android 4.2 dhe sipas t ‘gjitha gjasave 4.2 do të vazhdojë të mbajë të njëjtin emër Jelly Bean. Disa fotografi (screenshot) tregojnë se Android 4.2 do të jetë vetëm një përditësim i vogël nga 4.1 Jelly Bean.

Për më shumë informata nga kjo pajisje mbetet te shihet nga java e ardhshme në paraqitjen e saj zyrtare. |ameble|

[divider top=”0″]

HTC One X/S më Jelly Bean në fund të Tetorit

HTC One X/S më Jelly Bean në fund të Tetorit

Pronarët e HTC One do të kenë një suprizë të këndshme këtë muaj. Android 4.1 bashkë me HTC Sense 4+ do të vijnë në ONE X dhe ONE S. HTC ka konfirmuar së përditsimi (update) do të bëhet së pari në modelet globale e pastaj edhe në modelet që shiten nëpërmes kompanive mobile.|ameble| [divider top=”0″]

Zyrtarizohet HTC One X +

Zyrtarizohet HTC One X +

Janë bërë disa muaj që kur HTC patë lansuar versionin X një nga smartphone-t e tyre më të mirë, kurse tani me HTC One X + (plus) kompania shpreson se mund të del përsëri në krye të listës për smartphone.

Sot është prezantuar HTC One X +,  siq duket dizajni i jashtëm i kësaj pajisje është identik me One X, megjithëse ka një mbështjellës të ri mat, ngjyrë të zezë dhe disa detaje te kuqe. One X + posedon gjithashtu ndryshime në brendësi, përmirësimi i procesorit me 1.7GHz quadcore NVIDIA Tegra 3 AP37, baterinë 2.100 mAh, kamera prapa 8 megapixel, kurse kamera frontale 1.6 megapixel, ky model ofron dy versione me kapacitet 32 dhe 64Gb dhe softuerin do ta ketë Jelly Bean. HTC One X + do të dalë ne treg nga Tetori. |ameble| [divider top=”0″]

Samsung zbulon të gjitha pajisjet që zyrtarisht do të përkrahin Android 4.1 Jelly Bean

Samsung zbulon të gjitha pajisjet që zyrtarisht do të përkrahin Android 4.1 Jelly Bean

Realizimi i premtimit të Android-it për një sistem operativ të përsosur asnjë herë nuk ka qenë më afër.  Android 4.1 Jelly Bean tani më është i finalizuar dhe i gatshëm për shumë pajisje. Natyrisht që pajisja e parë që do të pranojë si “update”  Jelly Bean do të jetë smartphone Samsung Galaxy S III  duke filluar nga dita e sodit në disa vende të Europes.

Më poshtë është lista e plotë e pajisjeve te Samsung që zyrtarisht do të përkrahin Android 4.1 Jelly Bean dhe do të pranojnë shkarkimin dhe instalimin e këtij të fundit:

  • Galaxy Tab 2 7.0
  • Galaxy Tab 2 10.1
  • Galaxy Note 10.1
  • Galaxy S II
  • Galaxy Note
  • Galaxy Tab 7.0 Plus
  • Galaxy S Advance
  • Galaxy S II LTE
  • Galaxy Music
  • Galaxy Chat
  • Galaxy Ace 2
  • Galaxy Beam
  • Galaxy Ace Plus
  • Galaxy Mini II
  • Galaxy S DUOS

Ameble – në ditën në vazhdim do të ju njoftojë me procedurat që duhet ti dini para se ti bëni pajisjet tuaja “upgrade” në Jelly Bean 4.1.

|samsung| |ameble| [divider top=”0″]

iOS 6, tashmë në 15% të pajisjeve

iOS 6, tashmë në 15% të pajisjeve

Përdoruesit e pajisjeve të bazuara në iOS kanë pranuar jashtëzakonisht shpejtë përditësimin (update) e fundit të sistemit operativ mobil të Apple. Sipas të dhënave nga kompania Chitika, vetëm një ditë pas lëshimit, iOS 6 gjindej në 15% të pajisjeve të bazuara në iOS.

Me këtë, Apple edhe një herë tregon avantazhin e qasjes së tij aty ku ka kontroll të rreptë mbi harduer dhe softuer për pajisjet e tij, sidomos në krahasim me Android i cili edhe dy muaj pas lëshimit të versionit të fundit të Jelly Bean gjindet në vetëm 1.5% të pajisjeve. Poashtu vihet në dukje se iOS 6 është pranuar shumë më shpejtë se sa sistemi operativ i Apple-it për kompjuterat klasik Mountain Lion, i cili pas 24 orëve të para ishte instaluar në 3.2% të pajisjeve.

iOS 6 është në dispozicion për instalim në pajisjet e Apple që nga dita e mërkurë, ndërsa si risi më të rëndësishme sjell aplikacionin e vet të Apple për menaxhimin e hartave gjeografike, i cili do duhej të zëvendësojë aplikacionin aktual të Google. Është pikërisht ky aplikacion i cili shumë shpejt u shëndrrua në shënjestër të kritikave dhe talljeve për shkak të të metave të shumta në paraqitje (shih foton). [divider top=”0″]

Adobe Flash në Nexus 7 dhe Jelly Bean

Adobe Flash në Nexus 7 dhe Jelly Bean

Përditësimi (update) i fundit nga Google për Android – Jelly Bean, ofron shumë gjëra të reja, mirëpo, njëra prej ndryshimeve kryesore është mos-përkrahja e Adobe Flash-it. Edhe pse Adobe Flash është një teknologji e vjetëruar, shumë prej ueb faqeve në internet janë të ndërtuara pjesërisht (ose plotësisht) nga Flash-i. Trendi është, që të promovohen teknologji të reja (si HTML 5) dhe njëkohësisht të distancohemi nga përdorimi i Adobe Flash-it.

Pa marrë parasysh, për të gjithë ata që përdorin Flash-in, ose vizitojnë faqe që janë të ndërtuar nga kjo teknologji ka lajme të mira. Programerët nga xda-developers kanë gjetur mënyra të ndryshme për funksionalizimin e Adobe Flash në Jelly Bean.

Shfletuesi nativ i internetit në Android, i ashtuquajtur “Browser”, në Nexus 7 është zëvendësuar me Google Chrome. Natyrisht, Google Chrome nuk përkrah “plugins”, për këtë arsye Adobe Flash nuk mund të funsionojë në Chrome. Mirëpo, nëse instalohet Browser dhe Adobe Flash si .apk (.apk është paketë instaluese për Android, sikurse .exe në Windows) atëherë ky kombinim do të funsionojë pa problem në Jelly Bean. Disa raportojnë që Adobe Flash mund të përdoret edhe me shfletues(browser) të tjerë si Dolphin HD dhe Firefox pa asnjë problem. Për informata më të hollësishme, visitoni linkun xda-developers.com |ameble| [divider top=”0″]