JVC ka shfaqur video-kamerën (camcorder) e re të përshkruar si një fotoaparat procision. Kamera GC-PX100 Procision është Full HD 50p që operon në 36 Mbps për cilësinë e imazheve ekstreme. Ajo është në gjendje të ngadalësoj lëvizjen e shpejtë për analizë apo krijim artistik duke parë pamjet në mënyrën e plotë HD (Full HD).

Kjo pajisje përdor lente F1.2 dhe ka 1/2.3 inç 12.8 megapixel sensorin e pasmë të ndriçuar CMOS. JVC posedon një stabilizator optik per imazhe dhe Wi-Fi të integruar.

Opsioni Wi-Fi  mundëson që imazhet të shikohen në smartphone dhe pajisje të tjera. Aplikacioni që vie së bashku me kamerën janë në dispozicion për të dy pajisjet iPhone dhe Android. Kamera ka pesë mënyra te fotografimit duke filluar nga 100 deri në 500 korniza për sekondë.

Kamera mbështet video incizim në formatet AVCHD, MP4 dhe MOV, mund të incizoj edhe në formatin iFrame me rezolutë 720p. Çmimet dhe disponueshmeria e tij janë ende të panjohura, por thuhet se do të jetë një kamerë e lirë. |ameble|[divider top=”0″]