Për informatë, loja e parë e kampionatit botëror është të enjten e ardhshme, me 12 Qershor mes Brazilit dhe Kroacisë. Para se të filloj ngjarja më e madhe në botë në futboll, e keni mundësin të njiheni për se afërmi me dymbëdhjetë stadiume të ndryshme të turneut, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut. Google ka realizuar pamjet me Street View në këto fusha për secilën veçmas.

Duke klikuar në njërin nga këto stadiume në hartën e më poshtme ju shfaqen mjaft informata për secilën prej tyre. The Arena Corinthians, për shembull, ka kapacitetin e 65.000 ulëseve, dhe është caktuar për tu zhvilluar ndeshja e hapjes. Pamje nga terreni i fushës është i bukur dhe paramendoni së çfarë ndjenje është për lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Botës. /ameble