Logitech ka prezantuar tastierën e re wireless TK820, që ka të bashkangjitur një touchpad gjigand.

Përveç përdorim normal pjesa me prekje (touch) si duket është e fokusuar për Windows 8 (dhe versionin e ardhshëm Windows 8.1). Pjesa me prekje e tastierës Logitech TK820 me dimensione  106 X 106mm ka të integruar butonat për klikime dhe përkrah disa opsione si pinch-to-zoom dhe double finger scrolling.

[youtube id=”oegk8qlF7Jg” width=”600″ height=”350″]

Ajo përdor lidhjen dongle që lidhet automatikisht me pajisjet desktop apo laptop nga një largësi 10m dhe thonë se e mban baterinë 6 muaj. TK820 vjen me softuerin Logitech SetPoint që ju mundëson të rregulloni opsionet e tastierës dhe pjesës touchpad sipas nevojës tuaj.

Ajo do të ketë çmim rreth 75 €, nga tani është në dispozicion me para-porosi kurse tek konsumatorët vjen nga muaji i ardhshëm. |ameble|