Tag Archives

2 Articles
Air Button shton butona ekstra në smartphone

Air Button shton butona ekstra në smartphone

Butona fizikë nëpër smartphone zakonisht janë butonat për zë, për ndezje si dhe butonin për të kaluar në faqen kryesore (home).

Megjithatë në qoftë se dëshironi të keni butona ekstra në smartphone-in tuaj për t’ju mundësuar qasje në karakteristika specifike pa pasur nevojë të hyni nëpër procesin e zhbllokimin të smartphone-it, atëherë është nisur një projekt i ri në Kickstarter i quajtur Air Button, i cili u jap mundësi të shtoni një ose dy butona, të përshtatshëm për smartphone Android.

 

 

Air Button i përkrahur nga NFC çiftohet me smartphone dhe kështu mund të bëhet konfigurimi i butonave.

Sa për funksionalitetin e kësaj, duket të jetë shumë standard. Butonat mund të konfigurohen për t’ju përgjigjur thirrjeve, ndezur Flash-in, ndalur alarmin, për të kaluar smartphone-in në heshtje (silent), kontrolluar muzikën si dhe shumë opsione tjera.

Për më shumë detaje rreth këtij projekti mund të shikoni në ueb-faqen Kickstarter. /ameble

Orë dore smart nga Kickstarter

Orë dore smart nga Kickstarter

by bmbi 0 Comments

Kickstarter është duke lëvizur ne rrugën e teknologjisë smart, dhe sot shënon fillimin e një hapi tjetër me orët Martian, e cila me këtë përpiqet të dalloj veten nga produktet Pebble dhe MetaWatch me një karakteristikë komanduese me zë. Më Bluetooth-in e aktivizuar funksionon me dy sistemet operative Android dhe iOS, dhe jo vetëm që ju alarmon kur keni një thirrje apo mesazh të ri, por gjithashtu ju lejon qe ju tu përgjigjeni atyre thjesht duke e lëkundur dorën. Ka edhe disa platforma të veçanta në varësi se çfarë lloj të smartphone-it posedoni.

Për shembull, në Android ju mund të merrni më të rejat nga Facebook-u dhe Twitter-i, dhe në iPhone 4S Martian Watch mund të përdoret për të biseduar me Siri. Kjo gjithashtu përfshin një “wireless leash” qe lajmëron në qoftë se keni harruar telefonin tuaj, apo jeni larguar. Posedon ekran të vogël OLED dhe dritat LED për njoftim(notification), vibrim e shumë tjera.

Kjo orë do të jetë në dispozicion në tre versione, pritet të dal në çmim prej 179 deri 229 dollar. |theverge.com|

[youtube id=”DPhVIALjxzo” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]