Toshiba KIRABookToshiba ka njoftuar për linjën e re të kompjuterëve Ultrabook të quajtur KIRAbook. Këta Ultrabook pritet të ofrohen në tri versione të ndryshme që ndajnë të njëjtat karakteristika. Pajisjet do të ketë ekran 13.3 inç që shfaqin rezolucion 2560 X 1440. Kualiteti i ekraneve të tyre me 221 pikselë për inç, i bënë këto modele shumë të përafërta me modelin Retina MacBook nga Apple.

Ultrabook do të paraqiten me 256 GB hapësirë të brendshme për ruajtje dhe memorie 8 GB . Pesha e tyre do të jetë 1.2 kilogram kurse trashësia 0.7 inç.

Para-porositë pritet të fillojnë më datën 3 Maj duke filluar me çmim sipas konfiguracionit nga 1200 deri në 1450 € me procesorë Core i5 dhe i7. |ameble|